E verteta mbi erresire[Poezi]

muhamed-psh

Antar Aktiv
Jetoja mes erresires dhe padrejtesise
mendoja se isha ne rruge te drejte
por, nuk isha aty
nje gje ma ndriti shpirtin
drite e plot jete
e kuptova se eshte nje ZOT i vertete
Kuranin e lexova
te gjitha te vertetat aty i kuptova
fillova te qaj e sdija te pushoj
iu lusja Allahut, pendimin tim ta pranoj
ne xhami fshehurazi fillova te shkoja
te afermit sme linin aty kohen ta kaloja
ah cdo dite qaja, qaja me lot
doja te dilja nga kjo erresirem nga kjo e padrejte
tashme namazin une e fillova
me plot tkqija nga njerezit u perballova
se pari nga familja u pergenjeshtrova
nga kjo rruge te largohesha me thonin
cdo gje qe thoja, te heshtja me thonin
kinse une nuk kisha te drejte
por isha vetem nje femije turp per tju sjelle
kur vinte ndonje fqinje per tna vizituar
vetem kishin per tme ngacmuar e poshtruar
predikimet e mia sdonin fare ti degjonin
thjeshte donin, sa me shume te me largonin.
Mbase eshte e vertet
mbasse kane devijuar nga rruga e drejte
"kend e largon Allahu nga rruga e drejte
ska kush per ta udhezuar"
filluan te me rrahnin
ne kish me dhune te me qonin
nga Islami ne cdo forme donin tme largonin.
Cdo te diele shkonin ne kishe
ndersa te xhumane se merrnin parasysh
para kryqit luteshin, por kot
se kuptonin se te Allahu
ndihme duhet tkerkojne.
Ah sa shume vite i ngujuar jetova
duke shpresuar te Allahu jeten e kalova.
Erdhi nje dite kur nena ne dhome me trokiti
deshi te dije per Allahun e madheruar
per te verteten qe Profeti kishte luftuar.
Nje nga nje fillova tia tregoj
kur syte e nenes lot t'leshojne filluan
biseden tone te dera vellezerit dhe babai e ndegjuan
nga fjalet e Kuranit sa shume u penduan.
Me ne fund Allahu zemrat ua ndriti
me fjalet e Kuranit i ngjalli e i rriti.
Nga pendimi lotet rrjedhnin pa kufi
per Allahun e madheruar
e shenjta lumturi!

shkruar nga: Gentiana Raxha
Marrur nga Revista ETIKA Viti I Numri:3 faqe 28
solli per ju : muhamed-psh
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top