Titulli: E tradhetove.... do i thuash?
"Fillimi i shpetimit eshte njohja e fajit" ka thene Seneka, gati 2000 vite me pare.
Ketu kerkohet te hyhet perseri ne mardheniet e meparshme, ne rivendosjen e tyre, midis dy njerezve, ku njera pale ka bere faj (dhe faji eshte I denueshem) dhe I thote "Me fal" pales tjeter, qe I eshte shkaktuar dem, dhimbje, plage, lot, vuatjtje etj. Pra, falja fillon aty, ku dhe kur njihet faji, kur ai ose ajo eshte penduar per aktin e kryer dhe kerkon te rivendos mardheniet e meparshme. Por, ata qe bejne zullume, nuk thone "A me fal" por "Te me falesh", pra, kerkojne te detyrojne palen tjeter ta falin.
ا'do akt tradhetie ka edhe motivet e shkaqet e veta, ka rrethanat e veta, ka pasojat e veta. Jam dakort me ty. Per rrjedhim, si shkalla e denimit apo e faljes eshte e ndryshme. Edhe mund te falet dhe eshte falur. Ka me qindra shembuj te faljes. Por gjithesesi, tradhetia ka qene dhe mbetet nje akt I shemtuar, I denueshem nga shoqeria. Dhe faljet rrjedhin edhe nga faktore te tjere: mroale, psikologjike, ekonomike kulturor, familjare dhe jo thjesht si nje meshire, humanizem apo si nje asgje.
Nuk mund te pretendoj se mund te arrij e te depertoj ne fund te thellesise se tradhetise, por per mua nuk me duket e drejte mendimi, se ajo eshte perhese e motivuar, e justifikuar se behet gjoja ne emer te lumturise se munguar.
Konceptimi I lumturise keshtu, si jepet te kuptohet ne sa eshte shkruar, eshte teper e cunguar. Nuk eshte lumturia e vertete, dhe nuk eshte gjithçka, njesia ne mardheniet seksuale te atyre qe tradhetojne, sepse u paska munguar. Ky eshte vulgarizim dhe miopi, dhe sherbejne per justifikime te mos frenimit te epsheve e ndjenjave e pasioneve te çastit te mardhenieve seksuale, te njerezve te dobet ne karakter.
Lumturia e njeriut, eshte nje ndjenje shume me e larte, shume me e madhe dhe shume me fisnike, sesa kenaqesia momentale, çastore qe japin mardheniet seksuale, qofshin te bashkeshorteve apo midis te dashuruarve tradhetare. Kjo e fundit, sikurse thuhet eshte nje thermije e LUMTURISE, ne kuptimin e vertete te permbajtjes se saj. Dhe sakrificat per lumturine ne kuptimin e vertete jane edhe me te medha dhe jo thjeshte lumturia te ka munguar e te tradhetosh bashkshortin, te lesh rrugeve femijet, familjen. Ka plot rruge te hapura, mjete dhe menyra edhe aty ku mungon lumturia bashkeshortore, te prishen ato e te ndertohen te tjera. Por edhe lumturia personale nuk eshte e ndare me sopate dhe e izoluar nga ajo me te tjeret afer e larg teje, deri edhe me shtetin e Atdheun. Lumturia e njerit eshte e lidhur dhe e nderthurur edhe me lumturine e te tjereve, perfshire ketu ata me te cilet ke lidhur jeten e deri me te afermit e shoqerine ku punon e jeton.
Asnjehere besnikeria nuk eshte pa kuptim. Moskuptimin e kane vetem ata qe kane ne gjak tradhetine dhe nuk e kuptojne, apo nuk e duan, apo nuk e durojne besnikerine. Te sakrifikosh veten ne emer te dashurise, eshte dicka tejter dhe te sakrifikosh ne emer te tradhetise, me motivin qe "te mbash ndezur brenda teje zjarrin e pasionit, apo ne emer te lumturise se munguar, eshte budallek me brire" dhe kjo ndodh tek njerezit ku nuk zoteron llogjika, arsyeja por zoterojne e komandojne epshet, pasionet e zjarrta, ngrohtesia qe I verbojene, derisa deklarojne qe pranojne te bejne tradheti e te paguajne ate deri edhe me çmime te larta. Nese do te ecim me llogjiken, qe qofte edhe per nje çast, ne emer te lumturise se munguar, do te shkoj me nje tjeter dhe me pas akoma me tej me nje tjeter se me ploteson me mire, dhe keshtu pambarim, atehere ç'behet? S'do te kishim me lidhje bashkeshortore, nuk do te kishte familje e deri edhe shoqeri. E femijet, qofshin aksidentale apo me dhune, do t'I mblidhte komunalja apo institucionet fetare?
Nese eshte e veshtire te kuptojme mekanizmim qe e krijon dhe kjo na ben viktime ose shkaktojme viktima, atehere le "te vrasim" mendjen si ta kuptojme mekanizmin e te bejme qe te mos ndodhin, ose te dodhin sa me pak. Sepse po te shikohet me sy te qarte e mendje te kthjellet, ne te gjitha dimensionet, do te gjenden edhe shkaqet, do te percaktohet edhe diagnoza e TRADHETISE e do te merren edhe ilaçet e duhura per sherim te atyre qe vuajne nga Sindroma e "Lumturise se Munguar".
Gjeja me el ehte eshte ta prishesh.
Gjeja me e veshtire eshte ta ndreqesh.
Dhe tradhetia eshte me e lehta jo me veshtire.