E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Loverboy

A pretty face can never trick me
Një anëtar i اetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film. Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime. “Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.

Telegrafi ua sjellë rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit të pensionuar të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i اetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për e-novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

“Kam qenë vazhdimisht në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakër e paparë nga ana e policisë dhe ushtrisë! Flas pa asnjë interes. Duhet të dihet se ata njerëz kanë ende uniforma, kanë armë”, thotë burimi i e-novine.

Ai thekson se është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, në kuadër të së cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, në mënyrë që Prokuroria të pamundësojë dëshminë e tij.

“Në Kosovë kam qenë në gusht, shtator dhe tetor 1998. Më kanë dërguar pa asnjë njoftim se çka po ndodhë, si t’i bëjmë punët ditore. Nuk e dinim as që ka luftime të ashpra me UاK-në. Ishim krejtësisht të papërgatitur dhe direkt na dërguan në betejë .

Fillimisht ishim vendosur në fabrikën e kabllove në Suharekë dhe nga aty në luftë. Në tre muajt e ardhshëm unë pashë tmerre: vrasje të fëmijëve, civilëve, meshkuj dhe femra. Plaçkitje me shumicë, kamionë që natën bartin gjërat e vjedhura…

Pasi kam marrë pjesë në operacionet në Kosovë, i kam dërguar ministrit të Brendshëm Vlajko Stojiljkovicit, më 2000, një letër në shtatë faqe për atë se çfarë ndodhi poshtë. Përgjigje nuk kamë marrë, as nga ministri i cili më vonë vrau veten, e madje as nga njerëzit në kabinetin e tij. Në këtë informacion e kam përshkruar vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, djegien e shtëpive, vjedhjet.

Vidhej gjithçka që hasej. Të njëjtën ditë policia mallrat e plaçkitura ua shiste shqiptarëve në Prizren dhe Rahovec. Ata vodhën bagëti nga hambari, që ua shitnin mishtarëve shqiptarë. Përfitim i pastër, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unë besoj se ashtu nuk veprojnë as kriminelët. Ata nuk kishin as një kod të sjelljes, për askënd.

Nuk mund të them se të gjithë bënë krime. Ishin nja 150, në çdo çetë nga 20 të gatshëm për krime dhe plaçkitje”.

Kur është fjala për llambën e bërë nga kafka, ai thotë se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë”.

“Siç kam dëgjuar më vonë, ai ka përfunduar në Psikiatri në Toponicë”.

“Në shtator 1998 luftuam në fshatrat mbi Prizren, në të ashtuquajturën pastrim terreni. Unë nuk do të përmendi emrin e policit, që ende është gjallë e pensionist, i cili për pikë qejfi ka vrarë fëmijën në djep që nuk kishte as katër muaj. Sipas tij, ‘më mirë një shqiptar i vdekur se një shqiptar i gjallë’. Pastaj doja ta vrisja atë. Kuptova se nuk kam shkuar në Kosovë me një grup të policëve, por me një grup që nuk di ta definojë, se ata nuk ishin as kriminelë. Isha me sadistë, të sëmurë, kanibalë… vetëm mish njeriu që nuk kanë ngrënë.

ثshtë një grup i banditëve të cilët ishin të gatshëm për të vjedhur dhe për të vrarë dhe askujt për këtë nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si është lejuar kjo nga kreu.

Ata nuk kanë pasur asnjë pasojë dhe të gjithë janë pasuruar. Kur ata shkuan në Kosovë ishin në pozitë të vështirë financiare dhe u kthyen me zinxhirë të trashë ari, gratë e tyre me unaza. Edhe sot janë të pasur”.

Sipas dëshmitarit, nga policët e Leskovcit është formuar اeta e IV-të, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, që ishte shef i policisë në Leskovc. Kur janë vrarë tri policë të kësaj njësie, ai është zëvendësuar nga Nenad Stojkovic.

“اeta ka filluar të veprojë pas vrasjes së Adem Jasharit. Ka marrë pjesë në këto luftime në Drenicë. Që atëherë silleshin si kriminelë e jo si policë. Sepse, për disa ditë vriten 70 shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, një ushtar të vrarë dhe disa policë të plagosur lehtë. Mizoria filloi atëherë. Kjo nuk shihet as në filma.

Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Që në mëngjes gjuante në fshatrat kodrinore me raketa, ndërsa vrisnin gjithçka që lëvizte. Pastaj një nga kolegët e mi kërkoi paratë nga një civil i cili kishte më shumë se 70 vite jete. E pyeta nëse është normal, se çfarë po bënte. Ai e vrau atë sepse kishte vetëm 10 marka. Ndërsa, ai polic ende punon. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse kemi ngrënë të njëjtën ushqim, ujë të njëjtë, e ata sikur ishin në një ekstazë. Po flas për 20 të tillë nga çeta jonë. Ndërsa, për gjithë këto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishëm kur një polic vrau në Bajgorë një fëmijë të retartuar me nënën e tij, në shtëpinë e të cilëve kemi kaluar natën. I pyetur përse, ai tha se nuk kemi nevojë dëshmitarët”.

Sipas tij, brenda natës zhdukeshin kamionët që kanë përdorë, sepse dërgonin mallra në Leskoc dhe në fshatrat e policëve të grupit.

“Traktorë, vetura, sharra motorike… Janë vjedhë 300 motokultivatorë të rinj, 20-30 tonë raki nga Rahoveci… Gjithçka që shihte syri, duart e kapnin. Kanë prerë gishta për të marrë unaza. I kam parë me sytë e mi. Që pesë vjet kam dalë në pension, e i shoh ata policë në qytet. Më vjen turp t’i shoh”.

Dëshmitari thotë se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhë në Kosovë, sepse sipas hierarkisë çdo sektor e ka informuar sektorin më të lartë.

“Këtu arrijmë te Sreten Lukici, që komandante me operacionet dhe ai ato është dashur t’ia dërgojë dikujt që ishte i afërt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”. //ekuiliber

:(:(:(
 
ricky_ch

******
Pe: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Të mjerët ata që këto gjëra i kanë përjetuarë...,
ndërsa neve vetëm kur dëgjojmë na rrënqethet
lëkura.
Por përkundër të gjitha këtyre ndodhive, shqiptari harron
kush është shkau... Dhe asnjëri nuk ka guxim ta sakrifikojë
"interesin" për atdheun, derisa dikush tjetër sakrifikoji
gjithëçka!
 
Loverboy

A pretty face can never trick me
Titulli: Pe: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Të mjerët ata që këto gjëra i kanë përjetuarë...,
ndërsa neve vetëm kur dëgjojmë na rrënqethet
lëkura.
Por përkundër të gjitha këtyre ndodhive, shqiptari harron
kush është shkau... Dhe asnjëri nuk ka guxim ta sakrifikojë
"interesin" për atdheun, derisa dikush tjetër sakrifikoji
gjithëçka!

Perbese, trupi me rrenqethej duke e lexuar. Per 1 moment mu kujtua ajo cfare kam perjetuar vet si 14 vjecar, gjate luftes ne Kosove :(

Eh, shpejt kemi harru
 
Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
Titulli: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Kta njerez vuajne nga semundje psiqike se s'eshte normale.
Jam duke bere ca research mbi vrasesit serial per momentin dhe paskan shum ngjashmeri me ta. Se edhe ata marrin pjese te kufomave ose sende personale te viktimave dhe i ruajne per me vone si trofe dhe duke i pare rikujtojne dhe riperjetojne vrasjen dhe torturen qe i shkaktojne viktimes dhe marrin kenaqesi nga kjo gje.
Njerez te semure!
 
MasteR

I'm offline
Titulli: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Cfar njerezish...
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

Publikuar: 19:01 / 10.11.2013

e-tmerrshme-si-u-vran-euml-dhe-u-p-euml-rdhunuan-shqiptar-euml-t_hd.jpg

Nga një grup i grave shqiptare të zhvendosura nga Lubizhda e Hasit dhe fshatrat tjera në komunën e Prizrenit, u ndanë rreth 100 vajza dhe gra të reja dhe u detyruan në marrëdhënie ****uale. Ata i shfrytëzuan ****ualisht dhe këtë e bënë në grup, para anëtarëve të familjes së vajzave dhe para qindra fqinjëve dhe banorëve të fshatit. Kështu, një person civil në shërbim të Ushtrisë së Jugosllavisë, që ishte shqiptar, ka ndarë shqiptaren S.T., që ishte 14 vjeçare, për ta dhunuar para familjes dhe të pranishmëve të tjerë. Shumë vajzave dhe grave të dhunuara më vonë u janë humbur gjurmët. Telegrafi ua sjellë dëshminë e kolonelit në pension, Lakic Dorovic, të thënë për e-novine. Ai thotë se nga tmerret që serbët kanë bërë, dy oficerë nuk kanë mundur të durojnë saqë kanë vrarë dy ushtarë të Serbisë.
Shqiptarët e Kosovës nga fshatrat e Hasit në veriperëndim të Prizrenit, si dhe në Damjan dhe Tanaj, në juglindje të Gjakovës, janë vrarë, rrahur, plaçkitur, dëbuar në Shqipëri. Atyre u janë djegur shtëpitë, u janë marrë dokumentet personale që t’ju pamundësohet kthimi i mëvonshëm
.

Që nga fillimi i vitit 1998 e deri më 16 qershor 1999, në shtatë raste (në shtator dhe dhjetor 1998; 27 dhe 28 janar 1999; 25, 26, 30 mars 1999; 12, 15, 16 dhe 26 prill 1999 ), u dëbuan në mënyrë sistematike shqiptarët në malet dhe pyjet përreth. Janë vrarë dhjetëra nga ta e mbi dymijë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Nga vrasjet masive dhe krimet tjera të forcave serbe në këtë pjesë të Kosovës, të cilat i kam hulumtuar dhe dokumentuar si një prokuror veteran i Ushtrisë, mund t’i përmendi 17 vepra penalo- juridike që i kanë konfiskuar kriminelët e Sigurimit Ushtarak të Korpusit të Prishtinës dhe Dragoljub Zdravkovici - ish zëvendësi im i atëhershëm e tashti gjykatës i Gjykatës së Lartë në Beograd.

Më 12 prill 1999, rreth orës 20:30, tek Guri i Korbit, afër një proçke malore te Deli i Ujit, në malin në rrethinë të Lubizhdës së Hasit, forcat serbe (Batalioni i Dytë i Motorizuar 549) dhe pjesë të tjera të Brigadës dhe njësive të Policisë Ushtarake; njësive tjera speciale të Ushtrisë Jugosllave; forcave policore serbe të veprimit të veçantë - Njësiti 23, 37, اeta e Pestë, اeta e Katërt e Gjakovës, vullnetarët, serbët lokalë, serbët nga Serbia, vullnetarët nga Rusia, Ukraina, romët; grupe të ndryshme të armatosura nën kontrollin e MUP-it; kanë rrethuar dhe kanë privuar pa të drejtë nga liria 500 shqiptarë të dëbuar nga fshatrat përreth, kryesisht fëmijë dhe gra, ndër të cilat M.N. (e lindur më 1962), me pesë fëmijët e mitur - tre vajza dhe dy djem. Emrat nuk i përmendi edhe pse i di.

I ndanë gratë dhe fëmijët nga burrat, e pastaj burrat i rrahën brutalisht , i detyruan që të gjunjëzohen në duar dhe gishta, që të hanë, si qenë, barin. Në mënyra të ndryshme i kanë keqtrajtuar dhe poshtëruar. Me këtë rast, ushtarët e Batalionit të Dytë të motorizuara, 549, ku komandant ishte Vlatka Vukovic, si dhe ushtarët nga njësitet rezervë të njësitit të Prizrenit, ku kolonel ishte Tomislav Nikolicf, e ku dallohesh për brutalitet dy persona, njëri me nofkën ose emrin Dole (Xhole), me të shtëna në afërsi, kanë vrarë 15 shqiptarë nga ky grup (12 nga Lubizhda e tre nga Demjani). Tre të tjerë nga Lubizhda janë plagosur rënd. Indindeti i tyre është i njohur, por nuk dua t’i ceki.

Disa nga ta, tash oficerë të panjohur të Ushtrisë, ndoshta në postin e kolonelëve, në tmerr dhe afekt, për shkak të vrasjes së këtyre 15 shqiptarëve, dhe plagosjes së tre të tjerëve, në vend kanë vrarë dy serbë tashmë të panjohur që kanë marrë pjesë në vrasje, përkatësisht plagosje të shqiptarëve.

Nënkoloneli dhe dy ushtarët serbë që i ka vrarë, janë të njohur për ushtrinë serbe, shërbimin sekretë, drejtësinë dhe shumë gjykata në Beograd, Nish dhe Novi Sad. Ky është një nga mijëra sekretet ushtarake, siç janë emrat e shumë kriminelëve serbë të luftës.

Në të njëjtën ditë, ushtarët nga njësitet ushtarake dhe grupi 549 - në mesin e të cilëve S.T., shqiptar nga Kabashi në Ushtrinë serbe - nga grupi i shqiptareve të ndara të Lubizhdes dhe fshatrave tjera të komunës së Prizrenit, kanë ndarë 100 femra dhe gra dhe i kanë detyruar në ****, duke e bërë këtë në grup, para anëtarëve të familjes, e fshatit. Kështu, shqiptari e ndau 14 vjeçaren dhe e dhunoi para familjes. Shumë prej grave dhe vajzave të përdhunuara dhe vajzave u humbej gjurma.

Tre ditë më vonë, më 15 prill 1999, forcat serbe ndanë një grup prej mbi 38 shqiptarëve, të mbyllur në dy shtëpi në lagjen Tanaj të Dedajt, të Lubizhdës, dhe i dërguan në drejtim të panjohur. Emrat e tyre nuk i përmendësh tash, por e di identitetin e tyre shumë mirë.

Për të fshehur dhe shkatërruar gjurmët e krimeve të kryera dhe për të parandaluar që të zbulohen më vonë, këta 38 shqiptarë janë dërguar në vend të panjohur, e sipas të gjitha gjasave më 26 prill 1999 janë vrarë dhe janë varrosur në varreza sekrete masive.

Në korrik 1999 vit, pas kthimit nga Shqipëria, familjet e Lubizhdës së Hasit, në vendin Deli i Ujit, ku janë vrarë më 12 prill, kanë gjetur trupat e 15 shqiptarëve të vrarë .

Mbetjet e trupit të shqiptarit të 31-të, nga 38 të cilët më 1999, në Tanaj të Dedajt, janë ndarë dhe drejtuar në vend të panjohur, janë zhvarrosur në shtator 1999, në Gurishtë, që është mes fshatit Mazrek dhe Planejë, të komunës së Prizrenit. Shtatë shqiptarë të tjerë janë të zhdukur. Identitetin e tyre e di. /Telegrafi/

Dëshminë e Slobodan Stojanovicit, komandantit të pensionuar të policisë serbe, i cili thotë se krimet e serbëve gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk shihen as në filma horrori, ku flet se nga kafkat shqiptare bëhen llambat, mund ta lexoni këtu.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: E tmerrshme: Si u vranë dhe u përdhunuan shqiptarët

E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat e shqiptarëve

Publikuar: 17:39 / 9.11.2013
e-tmerrshme-serb-euml-t-kan-euml-b-euml-r-euml-llamba-nga-kafkat-e-shqiptar-euml-ve_hd.jpg

Një anëtar i اetës së Pirotit, shqiptarit të vdekur ia ka prerë kokën. Me ditë të tëra pastaj e ka zier në një tenxhere. Nga ajo i hoqi katër dhëmbë prej ari, pastaj ka shkuar në shtëpi dhe kafkën e ka ngjyrosur dhe nga ajo ka bërë një llambë tavoline, shkruan e-novine, duke u bazuar në rrëfimin e një dëshmitari serb, i cili tmerret që ka parë në Kosovë thotë se nuk i sheh në asnjë film. Trupi i shqiptarit ishte në një kodër mbi Rahovec, ndërsa u vra në luftime. “Të njëjtën e ka bërë me një grua të vrarë. Edhe asaj ia ka prerë kokën në të njëjtën mënyrë dhe nga ajo ka bërë një llambë. Ka thënë se tash e ka një çift. Njerëzit normalë ishin të tronditur. E dinim këtë të gjithë, edhe komandanti i kompanisë dhe 80 për qind e policëve”.
Telegrafi ua sjellë rrëfimin e Slobodan Stojanovic, komandantit të pensionuar të stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i اetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale, dëshmitar i dikurshëm i mbrojtur shteti. Ai ka folur për e-novine për krimet ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë, nga gushti deri në tetor 1998. Ato, thotë ai, i kanë kryer një “hordhi e kriminelëve” në uniforma policie. Policët që akuzon thotë se për gjithçka që kanë bërë në Kosovë janë dekoruar dhe graduar.

Stojanovic thotë se për krimet monstruoze kundër civilëve dhe robërve asnjë prej kryesve të policisë nuk ka reaguar, ndërsa pohon se Prokuroria serbe për Krime Lufte, konkretisht zëvendësprokurori Dragoljub Stankovic, ka përgatitur mbrojtjen e serbëve të akuzuar nga Tribunali i Hagës.

"Kam qenë vazhdimisht në Kosovë si polic, por viti 1998 ishte i tmerrshëm. Masakër e paparë nga ana e policisë dhe ushtrisë! Flas pa asnjë interes. Duhet të dihet se ata njerëz kanë ende uniforma, kanë armë”, thotë burimi i e-novine.

Ai thekson se është në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, në kuadër të së cilit ai dhe familja e tij ngacmohen, në mënyrë që Prokuroria të pamundësojë dëshminë e tij.

“Në Kosovë kam qenë në gusht, shtator dhe tetor 1998. Më kanë dërguar pa asnjë njoftim se çka po ndodhë, si t’i bëjmë punët ditore. Nuk e dinim as që ka luftime të ashpra me UاK-në. Ishim krejtësisht të papërgatitur dhe direkt na dërguan në betejë .

Fillimisht ishim vendosur në fabrikën e kabllove në Suharekë dhe nga aty në luftë. Në tre muajt e ardhshëm unë pashë tmerre: vrasje të fëmijëve, civilëve, meshkuj dhe femra. Plaçkitje me shumicë, kamionë që natën bartin gjërat e vjedhura...

Pasi kam marrë pjesë në operacionet në Kosovë, i kam dërguar ministrit të Brendshëm Vlajko Stojiljkovicit, më 2000, një letër në shtatë faqe për atë se çfarë ndodhi poshtë. Përgjigje nuk kamë marrë, as nga ministri i cili më vonë vrau veten, e madje as nga njerëzit në kabinetin e tij. Në këtë informacion e kam përshkruar vrasjen e shqiptarëve, fëmijëve të tyre, djegien e shtëpive, vjedhjet.

Vidhej gjithçka që hasej. Të njëjtën ditë policia mallrat e plaçkitura ua shiste shqiptarëve në Prizren dhe Rahovec. Ata vodhën bagëti nga hambari, që ua shitnin mishtarëve shqiptarë. Përfitim i pastër, por kjo nuk ishte polici, po hordhi. Unë besoj se ashtu nuk veprojnë as kriminelët. Ata nuk kishin as një kod të sjelljes, për askënd.

Nuk mund të them se të gjithë bënë krime. Ishin nja 150, në çdo çetë nga 20 të gatshëm për krime dhe plaçkitje”.

Kur është fjala për llambën e bërë nga kafka, ai thotë se ky “psikopat i ka takuar Sektorit 87 të Njësive Speciale të Policisë”.

“Siç kam dëgjuar më vonë, ai ka përfunduar në Psikiatri në Toponicë”.

“Në shtator 1998 luftuam në fshatrat mbi Prizren, në të ashtuquajturën pastrim terreni. Unë nuk do të përmendi emrin e policit, që ende është gjallë e pensionist, i cili për pikë qejfi ka vrarë fëmijën në djep që nuk kishte as katër muaj. Sipas tij, ‘më mirë një shqiptar i vdekur se një shqiptar i gjallë’. Pastaj doja ta vrisja atë. Kuptova se nuk kam shkuar në Kosovë me një grup të policëve, por me një grup që nuk di ta definojë, se ata nuk ishin as kriminelë. Isha me sadistë, të sëmurë, kanibalë... vetëm mish njeriu që nuk kanë ngrënë.

ثshtë një grup i banditëve të cilët ishin të gatshëm për të vjedhur dhe për të vrarë dhe askujt për këtë nuk i jepte llogari. Ende nuk e di se si është lejuar kjo nga kreu.

Ata nuk kanë pasur asnjë pasojë dhe të gjithë janë pasuruar. Kur ata shkuan në Kosovë ishin në pozitë të vështirë financiare dhe u kthyen me zinxhirë të trashë ari, gratë e tyre me unaza. Edhe sot janë të pasur”.

Sipas dëshmitarit, nga policët e Leskovcit është formuar اeta e IV-të, ku komandant ishte Milivoje Stojiljkovic, që ishte shef i policisë në Leskovc. Kur janë vrarë tri policë të kësaj njësie, ai është zëvendësuar nga Nenad Stojkovic.

“اeta ka filluar të veprojë pas vrasjes së Adem Jasharit. Ka marrë pjesë në këto luftime në Drenicë. Që atëherë silleshin si kriminelë e jo si policë. Sepse, për disa ditë vriten 70 shqiptarë, fëmijë, gra dhe burra. Edhe ne kishim viktima, një ushtar të vrarë dhe disa policë të plagosur lehtë. Mizoria filloi atëherë. Kjo nuk shihet as në filma.

Kemi punuar Gllogoc, para nesh kalonte Ushtria. Që në mëngjes gjuante në fshatrat kodrinore me raketa, ndërsa vrisnin gjithçka që lëvizte. Pastaj një nga kolegët e mi kërkoi paratë nga një civil i cili kishte më shumë se 70 vite jete. E pyeta nëse është normal, se çfarë po bënte. Ai e vrau atë sepse kishte vetëm 10 marka. Ndërsa, ai polic ende punon. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj, sepse kemi ngrënë të njëjtën ushqim, ujë të njëjtë, e ata sikur ishin në një ekstazë. Po flas për 20 të tillë nga çeta jonë. Ndërsa, për gjithë këto dinte komandanti Nenad Stojkovic. Ai ishte personalisht i pranishëm kur një polic vrau në Bajgorë një fëmijë të retartuar me nënën e tij, në shtëpinë e të cilëve kemi kaluar natën. I pyetur përse, ai tha se nuk kemi nevojë dëshmitarët”.

Sipas tij, brenda natës zhdukeshin kamionët që kanë përdorë, sepse dërgonin mallra në Leskoc dhe në fshatrat e policëve të grupit.

“Traktorë, vetura, sharra motorike... Janë vjedhë 300 motokultivatorë të rinj, 20-30 tonë raki nga Rahoveci... Gjithçka që shihte syri, duart e kapnin. Kanë prerë gishta për të marrë unaza. I kam parë me sytë e mi. Që pesë vjet kam dalë në pension, e i shoh ata policë në qytet. Më vjen turp t’i shoh”.

Dëshmitari thotë se të gjithë e dinin se çfarë po ndodhë në Kosovë, sepse sipas hierarkisë çdo sektor e ka informuar sektorin më të lartë.

“Këtu arrijmë te Sreten Lukici, që komandante me operacionet dhe ai ato është dashur t’ia dërgojë dikujt që ishte i afërt me Slobodan Milosevicin. Edhe ai ka ditur”. /Telegrafi/

slobodan%20stojanic.jpg
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

12 Mijë vrasje, mijëra dhunime, mijëra të zhdukur, 3 serb të ndëshkuar

Bota Sot | 11.11.2013 17:40
largea_vrasje1384190201.jpg

Pse po falen krimet serbe?
Për këtë çështje gazeta “Bota sot” ka tentuar të flas edhe me Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të flas rreth kësaj çështje.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se katërmbëdhjetë vite pas luftës në Kosovë, institucionet e Kosovës, ato të UNMIK-ut, EULEX-it dhe policia e Kosovës ende nuk e kanë zbardhur thuaja asnjë rast të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë. Edhe pse shumë krime të kryera kanë qenë të njohura po thuajse për të gjithë, kriminelët akoma sillën të lirë. Përveç vrasjeve, ka pasur edhe shumë dhunime, zhdukje, gjymtime dhe dëbime masive të shqiptarëve.
Por, sa serb janë dënuar. Deri më tash vetëm në tri raste serbët janë ndëshkuar, ndërsa në dy të tjera janë në proces dhe ka pasur dy raste të reja të hapura, ky është bilanci tragjik.

Ministria e Drejtësisë heshtë!

Për këtë çështje gazeta “Bota sot” ka tentuar të flas edhe me Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, por ai nuk ka dashur të flas rreth kësaj çështje.
 
Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Mizore: Forcat serbe vrisnin gjithçka që lëvizte

Bota Sot | 14.11.2013 20:50

largea_masakrat-71384458658.jpg

Slobodan Stojanovic, komandant i pensionuar i stacionit policor në Cërna Trava , ish-anëtar i اetës së IV-të, Detashmentit 37 të Njësisë së Policisë Speciale të Serbisë, ish dëshmitar i mbrojtur i shtetit serb, në vazhdimin e rrëfimit të tij për e-novine sjell dëshmi tjera për krimet ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ai përmend plaçkitjet, vrasjet mizore, varrezë masive në Tusus të Prizrenit, vrasjet në Prekaz, Glogoc, Skenderaj, Opterushë, Samadraxhë... Ai flet edhe për vrasjen e mjekut serb që ka thënë se do të flas për të gjitha krimet e forcave serbe. Stojanovic cekë të ashtuquajturat spastrime të terrenit në Drenicë, vrasjet e civilëve Bajgorë, dhe urdhrin e komandantit për vrasje, që ishte: “Le të rreziten”. Telegrafi sjellë edhe rrëfimin për vrasjen e Milos Danilo Vlaskovicit, ish kreut të sektorit të analitikes dhe informatikës në SUP (Sekretariati i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë - v.j.), në Kosovë, me prejardhje malazez nga Kolashini i Ibrit, të cilin e vrasin më 16 qershor 1999 dy rezervistë të Ushtrisë jugosllave, rreth orës 16:30, në Mazgit të Obiliqit. Djali i tij VMV dhe gruaja MJV, si dhe gjashtë dëshmitarë që kanë parë vrasjen e tij, thonë se ai është vrarë sepse ka mbrojtur fqinjët shqiptarë.
“Janë bërë hetimet kundër 17 anëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë, kundër të cilëve kemi dëshmuar. Më pas, gjykatësi hetues, Milani Dilparic, e ka marrë në pyetje vetëm B.Z.-në dhe mua, pjesërisht. Gjithçka është pezulluar. Të gjithë ishin të lirë pas tre muajsh, madje edhe Radoslav Mitrovic i cili gjykohej edhe për rastin në Suharekë. Thuajse asgjë nga ajo për çka kam dëshmuar nuk ka ndodhur. Prokurori Dragoljub Stankovic para gjykatores ka përshëndetur të gjithë ata që i kam akuzuar për krime lufte, e mua fare”, thotë Stojanovic.

“Njerëzit që kanë marrë pjesë në këtë janë ende në polici, na ‘ruajnë’. Në Leskoc është një duzinë e policëve që merreshin me sigurimin e diskotekave e më vonë iu bashkuan Njësisë së Policisë Speciale në Kosovë. Ata gjetën edhe një duzinë tjetër të tyre. Ata kanë bërë përzgjedhje, dhe tërë këtë e dinte komandanti i اetës, Nenad Stojkovic. Janë organizuar qëkur është formuar njësiti, njiheshin në shpirt, sepse kanë luftuar në Kroaci dhe në Bosnje.

Këta janë ata njerëz që kanë vrarë dhe plaçkitur në Kroaci dhe në Bosnje. Edhe një nga kolegët ka dëshmuar kur ka parë vrasjet e myslimanëve (boshnjakëve - v.j.), me urdhrin e Milan Lukicit në Vishegrad. I kanë vrarë policët tanë, leskovqanët (nga Leskoci). Këtë e di edhe Prokuroria për Krime Lufte (e Serbisë - v.j.).

Ekziston edhe një varr masiv ku janë vrarë vranë myslimanët, në likuidimin e të cilëve kanë marrë pjesë nga Departamenti i Policisë në Leskoc, të cilët më vonë janë angazhuar në Detashmentin 37. Ajo (varreza - v.j.) është në Bosnjën lindore. Mund të gjendet. ثshtë hapur brenda natës, në fshehtësi, e aty janë varrosur, natën, myslimanët. I njoh kolegët që kanë ngarkuar kufomat në kamionë.

Ata ishin të gatshëm të dëshmojnë për këtë, por janë ndalur kur kanë parë se çfarë më ka ndodhur mua dhe dëshmitarëve tjerë.

Gjithashtu, ekziston një varr masiv në fshatin e Tususit mbi Prizren. Atje u varrosën pesëdhjetë shqiptarë, fëmijë, të moshuar, të rinj, civilë, të cilët ishin nuk ishin të aftë për asnjë operacion luftarak. Ata u ekzekutuan, u mbështetën për muri dhe u vranë me rafalë.

Kam përmendur Glogocin. Aty në një spastrim të terrenit, kam parë një grup të 400-5000 grave shqiptare, fëmijëve dhe pleqve. Aty një koleg i imi donte të gjuante në ta, e unë e kam ndaluar sepse askush nuk ofronte ndonjë rezistencë. Pastaj u afrua një grua, që fliste në mënyrë të përkryer serbokroatisht. Kuptova se ishte myslimane nga Sarajeva, e martuar me një shqiptar. Më pyeti se pse bombardojmë, se pse vrasim njerëz dhe shkatërrojmë pronën dhe bagëtinë. Tek më vonë pash tmerrin, trupa të masakruar, shtëpi të djegura nga shpërthimet. Nuk mund të besoja se kjo mund të ndodhte. Ndodhte pa asnjë veprim luftarak, pa asnjë justifikim për çdo përdorim të forcës. Askush nuk kishte të drejtë për këtë. Ndërsa, futeshin (forcat serbe - v.j.) dhe vrisnin pa ua ndier.

Pastaj kanë hapur ormanët, për të kërkuar para. Kur i gjenin, kënaqeshin, deheshin. Mbi Gllogoc, pas këtyre veprimeve, komandantit i është dhuruar ‘Mercedesi’ më i ri.Vrasësit serbë, shumë nga të cilët nga Bosnja dhe Hercegovina, janë tashti në Xhandarmëri, në njësitet speciale të policisë, njësite të MUP-it që merren me programin për mbrojtjen e dëshmitarëve .

Mbaj mend një vrasje në fshatin Les, ku njëri kalëronte dhe ruante kopenë. Ishte civil, natyrisht. Edhe disa barinj ishin me të. Ata nuk kishin armë, mbase as thikë buke. Të mitë nga çeta i kanë vrarë pa asnjë arsye. Kam dëgjuar në radio zërin e komandantit Radoslav Mitrovic, i cili nga një kullë mbi Prizren përcillte të gjitha njësitet. Ai tha dhe më duket që ende e dëgjoj: ‘اegar’ (ishte kod i joni), lërini të rreziten’. Pra, që njerëzit të vriten në gjakftohtësi. Urdhri natyrisht është zbatuar, ndërsa njerëzit vetëm na shikonin.

Në Skenderaj më 1998 ishin tri të ashtuquajtura spastrime terreni: në mars, në qershor dhe në shtator. Gjatë të tretit, ku kam marr pjesë, polici Aleksandar Trajkovic, tani në pension, njëri me nofkën Secerko, dhe unë, nuk e kemi harxhuar asnjë plumb. Aksioni ka zgjatur disa orë. Së pari kanë hyrë të Legisë (njësitet paramilitare terroriste të Milorad Ulemek - Legisë), secili me xhipat e tyre, për të plaçkitur. Ne ishim pas tyre. Fshatrat ishin të djegura, kudo civilë të vrarë. Gra, fëmijë, bagëti, gjithçka që ka lëvizur është vrarë në Prekazin e Ultë dhe të Epërm. Drenica digjej.

Mbaj mend edhe krimet në Bajgorë. Kemi shkuar në anën e djathtë të rrugës. Në kamionin tonë ishte mitralozi ‘Browning’. Ne bartnim municion. Një i çmendur nga ‘Browningu’ ka shtënë drejtë një kopeje. Gjuante delet dhe njerëzit. Shihja tek vrapojnë. Nuk e di se sa ishin. Binin përtokë. Vetëm civilë. Unë e kam ndalur atë, por shumë vonë, sepse fillimisht nuk kam parë se në kë gjuante, se a jemi të sulmuar. Ai gjuante delet, lopët dhe njerëzit.

Në fshatin e tyre kemi gjetur tenxhere në të cilat bënin ajvar. Ishim të uritur dhe e hamë. Por, kjo nuk u mjaftonte. Kur e hëngrën ajvarin, e dogjën fshatin. Kurrë nuk do ta harroj Bajgorën.

Bajgora dhe fshatrat tjera të djegura ishin mjedise urbane; shihej mirëqenia me aparatet moderne shtëpiake që i kishte çdo shtëpi. Kishin antena satelitore. Gjithçka është plaçkitur e shtëpitë janë djegur. Kjo ndodhi në vitin 1998, prandaj duhet të cilësohet si (krim - v.j.) lufte.

Komandanti Nenad Stojkovic me vetiniciativë gjuante me topa në Samadraxhë dhe Opterushë, hidhte nga 4-5 mina. E pyeta se përse gjuante, sepse jemi në fshat e si në pëllëmbë dore i shihnim njerëzit tek bëjnë punët e përditshme. Ai ndonjëherë do ta pyeste komandantin Radoslav Mitrovic, përgjigja e të cilit, kur dikush duhej të vritej ishte: ‘Le të rrezitet’.

U dogjën fshatrat kudo që shkuam. Mua, natyrisht, nuk më shkonte as në mendje për ta djegur ndonjë shtëpi. Në Podujevë janë djegur dy fshatra. Digjej frikshëm.

Urdhrat i ka dhënë Stojkovici, shpesh pa ndonjë konsultim me komandantin. Mua më urrenin, më thoshin se i dua shqiptarët, e unë thosha se kjo që bëjnë kurdoherë do të na dalë për hundësh.

Pastaj, nuk është bërë hetimi i duhur kur është vrarë mjeku jonë Branimir Djokic. Ai u vra nga polici Goran Stamenkovic - Stamenko , sepse mjeku dinte shumë për krimet në Kosovë, si dhe unë, ndërsa komandanti Radoslav Mitrovic nuk e ka lejuar hetimin duke ‘konstatuar’ se mjekun e ka vrarë UاK. Mjeku ishte me ne që në fillim të formimit të Njësitit Special të Policisë. I ka thënë Nenad Stojkovicit: ‘Kur të kthehem, do të tregoj gjithçka që keni bërë’. E kanë vrarë si një dëshmitar kyç .

Edhe unë i kam paralajmëruar. Kam thënë se për gjithçka do t’i shkruaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këtë e bëra. Por, nuk kishin guxim të më qëllonin”, është pjesa e dytë e rrëfimit të Slobodan Stojanovic, i cili vazhdon edhe nesër.

"Burrin tim Milos Vlaskovic e kanë vrarë serbët, e jo shqiptarët. Unë në vitin 2001 i kam dhënë deklaratë dy inspektorëve të Sigurimit të Shtetit të MUP-it serb. Në bisedë ishte edhe djali im Vladimiri. Një nga inspektorët quhet NS. Edhe pse nga intervista me inspektorët ka kaluar shumë kohë, ata na kurrë nuk janë lajmëruar për vrasjen e burrit tim.

Unë dhe djali im Vladimiri, dhe shumë të tjerë, përfshirë policinë dhe ushtrinë e tashme serbe, e dimë se Milos Vlaskovicin e kanë vrarë dy serbë me uniforma të maskuara të ish Ushtrisë jugosllave. Ju lutemi të na ndihmoni për të gjetur vrasësit e Milosit tim dhe vetëm ndëshkim meritor...”, thotë gruaja e Vlaskovicit.

"Babai ishte një njeri tolerant, dhe i drejtë për të gjithë. Kurrë me askënd nuk kishte mosmarrëveshje. E çmonin dhe vlerësonin serbët e shqiptarët. Pas pensionimit, pasi kishte më shumë kohë të lirë, shoqërohej edhe më shumë me shqiptarë dhe myslimanë nga Mazgiti dhe fshatrat përreth, ku kishte shumë miq. Ai, si unë dhe nëna ime, nuk mendonim të braktisim Kosovën. Babai, ne të tre, as nuk kishim në pronësi, e as donim të blinim parcela, tokë, shtëpi apo banesë në Serbi. Ne e kishim mirë në Kosovë. Kemi jetuar ndershëm dhe korrekt me të gjithë... Babai im nuk e miratonte, përkundrazi e dënonte persekutimin e shqiptarëve të Kosovës. Me përvojën që ai kishte, më kujtohet, neve dhe të tjerëve shpesh na thoshte se shqiptarët e dëbuar do të kthehen, sepse ata janë të lidhur për tokën dhe pronën... Shtëpia jonë ndodhej pranë xhamisë së fshatit, në vendin që quhej Mazgiti i Poshtëm ose Mazgiti boshnjak, sepse aty më herët kanë jetuar myslimanët.

Në Mazgitin e Poshtëm ishte vetëm një familje serbe me gjashtë anëtarë, me mbiemrin P. Në Mazgitin e Epërm jetonin vetëm shqiptarët. Në pranverën e vitit 1999, nuk e mbaj mend mirë datën (ditën), forcat serbe dëbuan shqiptarët nga Mazgiti dhe fshatrat tjera përreth Obiliqit... Serbët lokalë nga fshatrat përreth sulmonin në mënyrë masive shtëpitë e braktisura shqiptare dhe ndërtesat ndihmëse (plevica dhe garazhe). Ata vidhnin mobile, makina, makineri të tjera për bujqësinë dhe çdo gjë që atyre u pëlqente. Unë personalisht e di se pushteti serb nga Komuna e Obiliqit, në krye me Zoran Milosevicin, si kryetar, kanë vendosur që serbëve nga fshatrat përreth asaj pjese të Kosovës, t’ju jepen dokumente të noterizuara, diçka si një certifikatë për menaxhimin dhe përdorimin e makinave të vjedhurave – kamionë dhe traktorë...

Më 16 qershor 1999, rreth orës 16:00, në oborrin e shtëpisë së familjes sonë erdhi fqinji N(R)Sh, shqiptar nga Mazgiti i Poshtëm, rreth 50 vjeç, shtëpia e të cilit ishte 200 metra larg nesh. I tha babait tim, si fqinj, se disa serbë kanë hyrë në shtëpinë time dhe se duan ta vrasin. Ai e lutu ta shpëtonte atë dhe vëllain e tij. Babai u përgjigj me po dhe menjëherë shkoi me N-në drejtë shtëpisë së N-së. Pas 10 minutave nëna ka dëgjuar të shtëna rafali në shtëpinë N. Ajo vrapoi poshtë rrugicës drejt shtëpisë N. Derisa vraponte, nga shtëpitë dhe oborret iu bashkuan edhe fqinjët myslimanë. Kur nëna dhe fqinjët myslimanë ishin 50 metra larg shtëpisë, kanë para se si nga ajo shtëpi, përmes derës, kanë vrapuar dy ushtarë serbë me uniforma të maskuara, duke shtënë nën nënën time dhe fqinjët. Ata ikën mbrapa shtëpisë N. Kur nëna hyri brenda, në një nga dhomat ka gjetur trupin e pajetë të babait tim Milos, në pozicion gjysmë të ulur në një divan apo shtrojë. Ishte i goditur me disa plumba në pjesën e zemrës”, është dëshmia e djalit.

“Dikush ka informuar KFOR-in dhe pas rreth një ore ose ndoshta dy orësh, kur u bë errët, ata erdhën. Kanë kryer hetimet dhe trupin e dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ditën e nesërme, më 17 qershor 1999, trupin e mori dhëndri Miloslav Lakiceviç dhe e çon në Mazgit...

Dhëndri ka shkuar te Zoran Milosevici i cili ka thënë se ai e di pse e kanë vrarë Milos Vlaskovicin, se nuk i vije keq, sepse i ka mbrojtur shqiptarët për çka e ka merituar vrasjen nga serbët.

N(R)Sh dhe vëllai i tij i kanë thënë nënës dhe fqinjëve tjerë se ushtarët serbë kanë hyrë në shtëpinë familjare dhe kanë dashur t’i vrasin. Kur N(R)Sh i luti ushtarët serbë që të mos i vrasin se nuk i kanë bërë gjë të keqe serbëve dhe se këtë mund ta vërtetojë fqinji Milos Vlaskovic, ata kanë mbajtur vëllain e N-së në shtëpi, ndërsa N-në, nën kërcënimin e armëve, e kanë detyruar ta thërrasin Milosin. Kur është kthyer me babanë, sipas dëshmisë së N-së dhe vëllait të tij, ushtarët serbë i thanë Milosit se pikërisht atë e kanë kërkuar. E kanë drejtuar armën te babai, e kanë urdhëruar të futet në një dhomë në shtëpinë e N-së. N. dhe vëllai kanë dëgjuar ushtarët tek debatojnë me babanë, tek e kërcënojnë dhe i bërtasin, e pas një kohe janë dëgjuar të shtënat rafal. Dy ushtarët kanë dalë nga dhoma, pastaj nga shtëpia, duke gjuajtur nënën dhe fqinjët myslimanë...

Mua dhe nënën time na irriton fakti se askush nga MUP-i i Serbisë nuk ka ndërmarrë asgjë për ta ndriçuar vrasjen e babait tim... As unë e as ajo nuk do të heshtim, sepse vrasësit ecin lirshëm e ndoshta qeshen me vuajtjet dhe dhembjen tonë”.

P.S. Kjo teme nuk e ka vendin tek Aktualitete Boterore, sepse ngjarjet ne Kosove nuk jane te huaja...Mendoj se tema e ka vendin tek Historia kombetare qe cdokush ta dije se neper cka ka kaluar populli shqiptare i Kosoves gjate luftes se fundit.
 
Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: E tmerrshme: Serbët kanë bërë llamba nga kafkat shqiptare

Njerëz qe e duan mbytjen dhe masakrën...

Ketyre smund kush tua pagujë borgjin e marrëzisë dhe te masakrës.
 
Top