E Shtune tritolesh.

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Burrel, tritol pranë shtëpisë së shefit të krimeve të rënda
7a71db65f45c283603f8d81005b8f75c.jpg
Nuk ka të lënduar në njerëz. Pista kryesore e hetimit, detyra e Sami Nelit

Një sasi e madhe tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme pranë banesës së shefit të krimeve të rënda në Burrel. Burime nga policia lokale bënë të ditur se lënda plasëse ka shpërthyer rreth 5 metra larg banesës së Sami Nelit, ndërsa mbeten ende të panjohur autorët e ngjarjes.

Policia nuk raporton për të lënduar, por bën të ditur se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesë. Mësohet se të gjithë anëtarët e familjes Neli ishin në banesë në momentin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Pista kryesore e hetimit mbetet ajo për shkak të detyrës.
7 prill 2012


Fushë Arrëz, shpërthim eksplozivi në derën e një apartamenti
c974f0eaf84a69e8efa425441040ebbe.jpg
Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur mëngjesin e sotëm qytezën e Fushë-Arrëzit. Nga të dhëna paraprake mësohet se lënda plasëse është vendosur në derën e apartamentit të shtetasit Leonard Doda.

Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të mëdha materiale në të gjithë pallatin. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake mendohet se në derën e jashtme të apartamentit të Dodës është vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli. Nuk dihet ende nëse eksplozivi është vendosur për të frikësuar Dodën, apo bëhet fjalë për një atentat të parealizuar.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje të zotin e shtëpisë, nëse ka pasur konflikte me ndonjë person apo probleme gjatë ditëve të fundit. Grupi hetimorë ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes, që tronditi banorët e Fushë-Arrëzit.
7 prill 2012

G.Shqip
 
Back
Top