E shoh, e dua, e blej

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
E shoh, e dua, e blej
ثshtë mënyra më e mirë e të bërit shopping. Kështu mendon edhe Jonida Shehu, gazetarja e emisionit ZIP në Vizion Plus. Sepse kështu mund të mbushësh një dollap vetëm sipas shijeve të tua. Edhe kur bën çmendurira. Edhe kur bën blerje të zgjuara të tipit “Zara”. Por sa mirë është kur dikush të bën dhuratë fustanin që kushton një djall e gjysmë .Qëkur u zbulua se shopping-u ishte një nga “sportet” e preferuara për femrat, të gjitha luajnë pak a shumë njësoj. “Nëse shohin një veshje që u mbetet syri, e duan medoemos dhe shumë shpejt e blejnë”. Prandaj, edhe Jonida Shehut, gazetares së Vizion Plusit, nëse i tiposet për të blerë diçka, nuk pyet shumë për shumat e shpenzuara, që rastis të jenë edhe të ekzagjeruara. Por ndodh që blerje të tilla të pasohen nga një brejtje e madhe ndërgjegjeje, ndërsa pendesa vjen ca më vonë.
 
e shoh,e dua, e blej(kur kam lek)ahahahaha
 
e shoh, e dua, e blej


dhe gjysmat me vone i kthej


eshte fakt qe femrat jane ta apasionuar pas shopping
eshte kthyer ne hoby

dhe me e theksuar eshte kur jane me nerva
sikur qetsohesh kur blen
 
kur skam leket ,se shikoj fare..kthej koken nga ana tjeter kur kaloj ke ai dyqan...kur kam mundesi...e shoh.e dua.e blej ne vend!
 
e shoh e blej
e dua ska lidhje nese dal per te pare me duhet se sben :p
 
Pavarsishte nga leket ketu eshte problemi "E shoh, e dua, e blej"
Ca vajza shoh qe blejne veshje sipas modes, qe dojne, pa llogarite se si mund te i rrije ne trup, mjafton te jete ne mode, dhe s'ka problem nqs ju del barku shtresa shtresa ngaqe trikoja eshte e ngushte, s'ka rendesi nqs duket celuliti, mjafton qe minifundi te jete i bukur dhe ne mode, dhe behemi te bukura sepse "ecim me moden".

Shpesh here ate qe shoh e qe dua, s'marr, sepse ndoshta s'me shkon ose kushton teper, kur s'kam munci i them bye bye:D
 
Une kam raport shume te mire me leket, shoppingun dhe preferencat e mia. Arrij te kenaq veten pa harxhuar shume dhe duke blere veshje qe i japin vlere trupit tim te imet.

Ne veshje jam shume tip klasik, ne kuptimin qe nuk para ndjek moden, vesh gjera me ngjyra dhe prerje te papercaktuara qe shprehin me shume karakterin tim dhe qe nuk dalin kurre nga moda.

Eshte e veshtire te blej shpesh gjera sepse rralle here gjej dicka qe me pelqen me te vertete shume. Stili im eshte gati gjithmone i njejte por markat e veshjeve fillojne nga kinezi deri tek RALPH LAUREN. Me pelqen malli i cilesise, klas, me te cilin nuk lodhesh kurre.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top