Behgjeti
Anëtar i Respektuar
Shoh që qenka postim i 2017-ës, por sigurisht që atij mendimi i qëndroj dhe sot.Mire e ke ti.
Dhe gjyshi im ndjese paste ma thoshte gjithmone barku mban m@t e jo ti gjerat e tua personale.
Askush nuk ka pse të dijë diçka, asgjë fare. Duhet të jetë një fillim i ri për të dy, si dy zogj të porsalindur që sa kanë hapur sytë dhe për herë të parë po shikojnë dhe fillojnë të kuptojnë botën. Të dy këta zogj duhet ta ndihmojnë njëri-tjetrin për të harruar çdo gjë të kaluar, e që s'ka lidhje me ta.
Sa për këto temat e vjetra... ndonjëherë forumi më duket si i këputur në mes... i këputur mes të kaluarës dhe të tashmes. Shikoj vazhdimisht përpjekje për të ç'pluhurosur e ngjallur tema shekullore, debati i të cilave mund të jetë zhvilluar nga anëtarë që nuk ekzistojnë më, e si rrjedhim nuk janë më as aktuale.
Shikoj shpesh tema nostalgjike për anëtarë e grupe të vjetra të para 10-15 viteve që nuk ekzistojnë më, por kujtohen me mall. Ndërkohë anëtarë si puna ime që nuk e gjejmë veten as tek e kaluara dhe as tek e tashmja, çapitemi ndadalë nëpër forum dhe nuk ndihemi rehat.