Me partnerin ose me miqtë e ngushtë, të gjithë brenda vetes ruajmë sekrete që nuk do të donim t’i merrte vesh njeri. Psikologët tregojnë se çfarë duhet thënë ose jo dhe kur është momenti i duhur, për të shmangur më vonë problemet e mëdha që mund të hasim rrugës. Ata mbrojnë me forcë idenë se jo të gjitha gjërat mund të tregohen, jo vetëm me partnerin, por edhe me miqtë e ngushtë. Nëse janë vërtet sekrete që kanë peshë shumë të madhe, ato duhet të ruhen brenda vetes. Ndonjëherë, edhe mikja më e mirë pa dashje mund t’ju shkaktojë një problem të madh. Sipas ekspertëve të sjelljes, sot nuk i duhet thënë askujt “do t’ju tregoj diçka, por mos ia tregoni njeriu”. Kjo shprehje nuk duhet të ekzistojë më. Sipas sondazheve të bëra në këtë fushë, rreth 85 për qind e atyre që u ishte kërkuar të mos tregonin asgjë në lidhje me një sekret të caktuar, nuk e kishin mbajtur premtimin dhe ia kishin treguar të paktën një personi. Për këtë arsye ata këshillojnë që mos të thuhet kurrë ajo që mund të prishë punë. اështjet e lidhjeve në të kaluarën, abortit, drogës apo sjelljes jo korrekte janë ato që duhet të ruhen me fanatizëm.
Shpesh ndershmëria është politika më e mirë që mund të ndiqni. Me këtë gjë jemi mësuar që të vegjël, por të gjithë ata që kanë pasur një lidhje të gjatë, e dinë që disa gjëra duhet t’i mbajnë vetëm për vete. “Qëkur ne martohemi e deri më tani, vazhdojmë të ruajmë privatësinë tonë”, tregon psikologia Victoria Ronnes. Të mbash një pjesë të vogël për vete, mund ta ndezë lidhjen. Nëse ai do të dinte gjithçka për jetën tënde, atëherë çfarë do të ngelej për të zbuluar në të ardhmen. Disa çifte besojnë se mos të treguarit e disa gjërave në aspekteve të ndryshme, ndikon që martesa të mos funksionojë mirë. “Gjatë dhjetëvjeçarit të parë të martesës sonë, unë dhe bashkëshorti im ziheshim për çdo gjë të re që blija, duke filluar që nga qeset e plehrave e deri te palltoja, duke qenë se ai është shumë dorështrënguar, tregon Ronnes. Më në fund e zgjidha këtë gjë. Nëse ai nuk shikonte llogarinë, ai nuk mendonte rreth saj. Kështu që kur bëj pazarin, përdor paratë në dorë. Nëse dëshiroj të blej një palë xhinse të bukura që kam parë në dyqan, ai nuk duhet ta dijë se sa kushtojnë ato. Tani secili prej nesh është më i lumtur”. Kjo lloj politike “mos pyet, mos trego” ndihmon për të stabilizuar një lidhje, tregojnë psikologët, por konsideroni këtë gjë: “Disa çifte kanë arritur në të tilla konkluzione: nuk i bëjnë llogaritë e njëri-tjetrit dhe lidhja e tyre zgjat shumë vjet”, tregon ajo. Kështu që sigurohuni që ju dhe partneri të jeni në të njëjtin nivel. Për sa kohë e keni seriozisht me dikë, uluni dhe pyeteni: A ka ndonjë gjë që do të dish prej meje, të cilën ndoshta kam harruar të ta them? ثshtë mirë që t’i qartësoni gjërat që në fillim. Ato gjëra që ai dëshiron të dijë, ia thoni pa u menduar gjatë, sepse nëse gjërat nuk tregohen në kohën e duhur, mund të shkaktojnë pasoja negative në të ardhmen. “Personi që keni në krah ka nevojë që ju t’i siguroni se i besoni atij gjithçka, madje edhe sekretet tuaja më të mëdha”, këshillon eksperti Harville Hendrix.
Ja disa nga shembujt që ai tregon në librin e tij. Një grua e gjeti veten në një moment krize disa muaj më parë, në lidhje me bashkëshortin e saj. “Kur filluam të dilnim, ai ma bëri të qartë se ishte kundër abortit”, thotë ajo. “Edhe tani jam pro kësaj zgjedhjeje. Jam rritur në një familje konservatore, ndaj i respektoj mendimet e tij. Por isha e shqetësuar për t’i thënë atij se kisha bërë një abort kur isha në kolegj. Nuk doja ta gënjeja dhe i thashë ç’kishte ndodhur”. Kur u siguruan se lidhja e tyre po shkonte drejt martesës, ai e pyeti vajzën nëse ajo kishte bërë më parë ndonjë abort. “I tregova të vërtetën dhe ai nuk u trishtua për këtë, por e pranoi si pjesë të ekzistencës sime dhe kështu ne nuk folëm asnjëherë më për atë çështje”, tregon ajo. “Bëra shumë mirë që ia thashë këtë gjë, sepse në spital më pyetën nëse kisha qenë shtatzënë më parë. Do të ishte e tmerrshme nëse ai do ta zbulonte sekretin në atë lloj mënyre”. Për sa u përket kujtimeve të së shkuarës, mendoni mirë se çfarë do të tregoni. Nga ana tjetër, në qoftë se ka ndodhur diçka shumë e sikletshme në të shkuarën tuaj dhe tani nuk ka asnjë lloj lidhje me të tashmen, bëni mirë që ta mbani gojën mbyllur. “Gruaja im punon në një kompani biznesi dhe është e sinqertë për gjithçka, tregon Edi. Nuk i kam treguar se pija ndonjëherë drogë në universitet, pasi është diçka që unë nuk do ta bëj më asnjëherë, sepse nuk më pëlqen. Ajo nuk më pyeti asnjëherë për këtë dhe unë nuk i tregova më asgjë. Miqtë e mi më të afërt nga mund të dilte sekreti nuk jetojnë me mua dhe ndoshta nuk më mbajnë më mend, kështu që nuk kisha asnjë arsye pse duhet t’ia tregoja asaj”. Ka edhe çifte që vendosin t’i tregojnë njëri-tjetrit gjithçka për të kaluarën e tyre dashurore. Të tregosh të vërtetat mbi të shkuarën seksuale, është diçka që ia vlen, por Ronnes paralajmëron se kjo gjë duhet bërë me shumë kujdes.
“Ju nuk duhet të thoni numrin e saktë të të dashurve që keni pasur, apo detaje të pafundme rreth asaj që ju keni bërë me ta, as me të dashurit dhe as me miqtë e ngushtë, thotë ajo. Nuk është mirë t’ia mbushni partnerit tuaj kokën me gjëra që nuk ekzistojnë më”. Shpeshherë sekretet mund t’ju tronditin, t’ju lënë pa fjalë dhe për momentin mund t’ju duket sikur personi në fjalë ju ka zhgënjyer ose ju ka prerë në besë. Nga ana tjetër, një rol të rëndësishëm luan edhe ruajtja e sekreteve në punë. Duke qenë se kalojmë pjesën më të madhe të kohës në punë, pra ndajmë një sasi të madhe të kohës me kolegët, rreziku më i madh qëndron në vendin e punës. Disa prej nesh e kanë të vështirë që të bëjnë dallimin mes biznesit dhe miqësisë dhe kjo i çon në situata shpesh të komplikuara dhe pa rrugëdalje. Duhet pasur gjithmonë parasysh se ka një ambient shoqëror, një ambient pune dhe një ambient miqsh. Nëse nuk arrijmë që të bëjmë dallimin dhe të flasim gjërat e gabuara në ambientet e gabuara, atëherë do të përballemi me probleme. Shumë persona nuk e kuptojnë se ato që nxjerrin nga goja në vendin e punës, kanë një ndikim shumë të madh në imazhin e tyre profesional, prandaj duhet të matemi mirë.