Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

NeVertiti

Staf në FV.AL
Themelues
E SHKRUAR NGA NJث BURRث
Sa më shumë plakem, aq më shumë vlerësoj dyzet vjeçaret kundrejt femrave më të reja. Ja disa nga arsyet:
Një dyzet vjeçare nuk do të zgjojë kurrë në mes të natës për të pyetur se çfarë mendon. Nuk i intereson aspak ta dijë.
Nëse një dyzet vjeçare nuk dëshiron të shohë ndeshjen, nuk do të vijë rreth e rrotull duke qarë, do bëjë diçka që i pëlqen dhe zakonisht bëhet fjalë për diçka shumë më interesante.
Një dyzet vjeçare njihet mjaftueshëm për të ditur kush është, çfarë është, dhe çfarë do dhe nga cili e do.
Vetëm pak prej tyre ju intereson se çfarë ti mendon për to.
Dyzet vjeçaret kanë dinjitet. Nuk do të bëjnë të turpërohesh në opera apo në një restorant luksoz. Natyrisht nëse e meriton nuk do hezitojnë të të qëllojnë, nëse mendon se ja hodhe.
Gratë më të pjekura janë bujare në komplimente, shpesh të pamerituara. E dinë çdo të thotë të jesh i pavlerësuar.
Një dyzet vjeçare është mjaft e sigurtë kur të prezanton miket e saj.
Një grua më e re, në prezencë të një burri, do të injoronte shoqet e saj më të ngushta, sepse nuk ka besim.
Dyzet vjeçareve nuk ju intereson se ty të tërheqin miket e saj, sepse e di që ato nuk do ta tradhëtonin kurrë.
Gratë bëhen telepatike kur arrijnë një farë moshe. Nuk është e nevojshme t'ju rrëfesh mëkatet e tua. Ato i marrin me mend saktësisht.
Dyzet vjeçaret, kur sapo kalojnë dy tre rrudhat e para, janë shumë më seksi se sa të rejat.
Dyzet vjeçaret janë të drejt për drejta dhe të ndershme. Do të të thonë menjëherë se je një idiot apo se po sillesh si i tillë. Nuk ke nevojë të pyesësh në ç'raporte jeni.
Po, vlerësojmë dyzet vjeçaret për shumë arsye.
Fatkeqësisht, kjo gjë nuk është reciproke. Për çdo fantastike, inteligjente, seksi dhe të krehur mirë dyzet vjeçare ( e tutje ), është një burrec qeros, barkalec, që bëhet qesharak me një kamarjere njëzet e dy vjeçare.
| Web |

12733362_1061063320602388_1720449003317981626_n.jpg
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Një dyzet vjeçare është mjaft e sigurtë kur të prezanton miket e saj.

Shiko ne vija te pergjithshme jo se e ka gabim per femrat 40 e siper edhe pse kjo varet dhe nga vete femra,karakteri,vetebesimi etj... por ceka kete pike duke qene se kam nje rast qe po e perjetoj nga afer realisht pasi nje e njohura e imja e cila per fat te keq ka dy vite qe vuan nga kanceri i gjirit dhe keshtu nje mike e saj e ndihmonte per shkak te situates.Ajo e besoi ate e futi ne shpi e njohu me te shoqin e saj, derisa nje dite mesoi se burri e tradhetonte me kete shoqen e saj te ngushte...Do me thoni tani se edhe ai kish te drejte se kish nevojat e tij si mashkull e kjo smund tia plotesonte..ah pika muve qe si kuptova njehere keto nevojat mashkullore :P por dua te them se burri e makina sfalen ahaha sic thote mashkulli te kunderten ....E ja keto njohjet asnjehere si dihet si marrin dhe te themi te verteten jane mjaft xheloze dhe te pasigurta per mashkullin qe kane ne krah sidomos kur shoqet i kane me te reja se veten..Mu psh shoqja sme merr me makine kur vjen i shoqi dhe e merr se eshte xheloze e ka frike mos ja marr edhe pse burri i saj nuk shihet lol
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Ti per çrregullira je ....
Mos i bo xheloz- grun apo burrin , tani kush bëhej xheloz ,
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Mua jo rralle me pelqen vetem t'i degjoje! Ke cfare te degjosh e te kenaqi veshin:kafeja:
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Haha, po çdo moshë ka specifikat e saja.
- Te 20 vjeçarja diçka tjetër....
- Te 30 Vjeçarja diçka tjetër....
- Te 40 Vjeçarja - si thuhet më lartë....
- e kështu me radhë...

- ... dhe gjithmonë larg perfektes!
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Ka naj 30 vjecare knej parit :P
 
Titulli: E SHKRUAR NGA NJث BURRث-dyzet vjeçaret

Nje shkrim shume interesant,edhe pse ka pak gjera te ekzagjeruara ose pak si pa lidhje,por ne thelb mendoj se keto femra i kane shume nga keto cilesi.

Ka nje pjese ne fund qe me beri shume te qesh ku thote: ''Për çdo fantastike, inteligjente, seksi dhe të krehur mirë dyzet vjeçare ( e tutje ), është një burrec qeros, barkalec, që bëhet qesharak me një kamarjere njëzet e dy vjeçare.'' Nje burrec qeros edhe barkalec e pershtatur tamam per Shqipetaret qe i kane si mode keto dy karakteristika. lol
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 8 61.5%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 5 38.5%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 15.4%
Back
Top