E rrëmbejnë për ta nxjerrë në gjyq. Rasti ndez debate.

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Një doktor gjerman është dënuar të shtunën me 15 vite burg për vrasjen e vajzës së gruas së tij. Doktori e vrau adoleshenten Kalinka Bamberski në vitin 1982 në Bavari. Drejtësia franceze e shpalli fajtor Dieter Krombach në vitin 1995, por ai nuk u ekstradua pasi drejtësia gjermane tha se nuk ekzistonin provat e mjaftueshme.

Atëherë ndodh çudia. Babai natyral i Kalinkas, Andre Bamberski, punon një ekip rrëmbyesish profesionistë nga Rusia, të cilët e morën Krombach nga shtëpia e tij dhe e sollën në Francë, ku të shtunën mori dënimin për vrasje të paqëllimtë.

Babai i Kalinkës u shpreh shumë i lumtur për këtë vendim. Megjithatë tani Bamberski, që ka dhe nënshtetësi franceze, do përballet me akuzën për rrëmbim.

Krombach e kishte përdhunuar Kalinkën pasi e kishte droguar, por 14 vjeçarja gjeti vdekjen pasi u mbyt në gjumë. Testet e bëra më vonë treguan se ajo kishte plagë në gjenitale, por raporti nuk ishte përfundimtar.

Gjermania nga ana e saj thotë se nuk do e pranojë rrëmbimin dhe këtë gjyq. Avokatët e Krombach deklarojnë se tani çështja do të shkojë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. kalinka-bamberski-300x224.jpg


nga gazeta tema .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top