E rrallë: Xhamia me emrin ‘Jezusi biri i Marisë

Hera

Έτερος εγώ
E rrallë: Xhamia me emrin ‘Jezusi biri i Marisë
E rrallë: Xhamia me emrin ‘Jezusi biri i Marisë’

  • Diçka e pazakonshëm dhe e pabesueshme mund të thuhet, kur mëson që një xhami në shtetin e Jordanisë quhet ‘Mesia Jezusi, Biri i Maries’, por ia që kjo është e vërtetë, transmeton Gazeta Metro.
Xhamia është ndërtuar në vitin 2008, dhe gjendet në Madaba, në jug të Ammanit, Jordani. Shumë media e kanë shpallur si rast i vetëm në botën moderne arabe, ku një xhami mund të mbaj emrin e Jezusit, kur dihet që ky është themeluesi i fesë krishtere.
xhamia2-300x200.jpg



Në brendësi të xhamisë mund të hasësh në një surprize, dedikuar për virgjëreshën Mari, që dekoron muret e brendshme të ‘Mesihut Isin Bin Maryam’ (Mesia Jezusi Bir i Marisë në arabisht).
xhamia-brenda-300x174.png

Në Kuran, Jezusi (Issa në gjuhën arabe) njihet si profet dhe Maria (Mejremja) si nëna e tij. Xhamia është një simbol i bashkëjetesës paqësore ndërmjet Islamit dhe Krishterimit në qytetin e vjetër të Madaba të Jordanisë./gazetametro.net
 
Isai (Jezusi) eshte profet si te gjithe profetet e tjere derguar nga Zoti tek njerezit, i rendesishem si te gjithe profetet tjere t'cilet kishin dallim me grada qe Zoti ua dha, poashtu tcilet rjedhin nga familjet e pasterta. Nuk ka gje te keqe me kete emer, pasiqe ashtu besojme ne muslimanet, qe ishte i biri i Merjemes apo Marise, lindi ne forme te mrekullise nga Zoti.
Perderisa logjika e besimtareve te feve monoteiste beson ne krijimin e Adamit pa nene dhe baba, perse te mos besoje edhe ne lindjen e Isait pa baba? Madje, ky kishte nenen se paku, perderisa Adami skishte as nenen dhe as babane. Ky eshte edhe shembulli qe sjell Zoti ne Kur'an per ata qe vene ne medyshje lindjen e Isaut a.s. pa baba.

Ne Kur'an poashtu gjindet edhe nje kaptine e tere qe quhet Kaptina Merjem, qe i dedikohet nenes se Isaut (Jezusit), pastaj Kaptina a Grave sa per info.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top