Në fotot: Enkelejda Merkaj pas arrestimit nga policia e Fierit
Një vajzë 27-vjeçare e cila prej vitesh jetonte në Itali dhe kohët e fundit e kthyer në Shqipëri, është kthyer në tmerrin e vajzave në qytetin e Fierit të cilat i grabit në rrugë me një pistoletë që nga hetimi i sotëm doli se ishte lodër.
E veshur sportive, me një pamje moderne, Enkelejda Merkaj lëvizte nëpër qytetin e Fierit me një automjeti tip BMW me targa italiane.
Teksa bënte xhiro nëpër rrugët e qytetit, 27-vjeçarja i vinte syrin femrave të veshura bukur të cilat mbanin në duar çanta të shtrenjta apo edhe celularë dhe bizhuteri të shtrenjta.
Më pas ajo i ndiqte nga pas me makinë dhe sapo ndodhej në ndonjë rrugë pa kalimtarë të shumtë, Merkaj zbriste nga makina dhe u drejtonte armën.
“Më jep çantën dhe celularin ndryshe t’i hodha trutë në erë”, mësohet t’i ketë kërcënuar 27-vjeçarja, vajzat dhe gratë në rrugët, të cilat të tmerruara nuk bënin rezistencë.
“Pistoleta dukej si origjinale dhe i bindte viktimat e femrës grabitëse që të dorëzonin çantat, megjithëse doli se ajo ishte lodër dhe nuk përbënte rrezik për jetën e tyre” thanë për NOA-n, burimet policore nga grupi hetimor.
Enkelejda Merkaj u ndalua ditën e sotme pas një operacioni të policisë së Fierit të koduar “Nikita”. Mësohet se asaj iu gjetën edhe maska të zeza që përdorte kur grabiste e maskuar viktimat e saj, kryesisht vajza dhe gra.
Policia tha se janë dokumentuar disa grabitje të kryera prej 27-vjeçares Merkaj ndërsa hetimet po vazhdojnë. a.b/noa.al