Kryesore
Ambasada serbe në Zvicër ka lëshuar një njoftim në lidhje me udhëtimet nga Zvicra në drejtim të Serbisë.
Për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët janë me qëndrim të përkohshëm në Zvicër apo momentalisht përshkak të situatës së krijuar kanë mbetur të bllokuar atje këto janë mundësitë e udhëtimit me veturë.
Në vijim po ju sjellim kushtet të cilat nevojiten për ta realizuar këtë udhëtim gjatë situatës e cila po vazhdon me CoVid 19, raporton Ministria e Lajmeve
UDHËTIMI ME VETURË
Duhet të kontaktoni Ambasadën në Bern ose Konsullatën e Përgjithshme në Cyrih (në varësi të zonës së Konsullatës në të cilën ndodheni) për të njoftuar udhëtimin dhe për të marrë pëlqimin e Ministrisë së Brendshme Serbe, raporton Ministria e Lajmeve.
Dërgoni Ambasadës këto të dhëna të nevojshme për pasagjerët dhe automjetin si në vijim:
Emri dhe Mbiemri,
Gjinia,
Data e lindjes,
Numri Personal,
Numri i Pasaportës,
Data e lëshimit të Pasaportës,
Adresën jashtë vendit,
Adresën e vendbanimit në Serbi,
Adresën e postës elektronike (e-mail),
Numrin e telefonit,
Marka dhe lloji i automjetit si dhe
Targat e automjetit.
Pastaj për ata të cilët duan ta evitojnë karantinimin 14 ditor në shtëpi nevojitet:
– Test PCR negativ për koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë
– Kush nuk ka një test , duhet të izolohet në shtëpi për 14 ditë.
– Fëmijët deri në moshën 12 vjeçare nuk kanë pse të bëjnë një test PCR, nëse prindi, kujdestari ose anëtari i familjes që shoqëron fëmijën posedon një test PCR negativ
Ministria Lajmeve