E premtja e 13 me fat për Kosovën

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Thonë se data 13, dhe dita e premte janë ogur zi dhe ditë pa fat, por kjo nuk mund të thuhet për Kosovën.
Shteti më i ri i Evropës, pas bllokadave të ndryshme nga ana e Serbisë, mori një lajm të mirë. U bë anëtar i plotë i FIBA-së, federatës ndërkombëtare të basketbollit.
U pranua me të drejta të plota, rrugë kjo që iu hap pas anëtarësimit të komitetit olimpik të Kosovës në Komitetin ndërkombëtar, dhe fatin e saj do e këtë me gjasë dhe federata e futbollit dhe të tjera federata sportive që do të anëtarësohen në federata si motra të ngjashme me FIBA.
Jo çdo herë besëtytnia e të premtes së 13, është e zezë, Kosova do e ketë këtë ditë si hapje rruge dhe afirmimi të sportit të saj.

Burimi:Kosovo becomes 215th National Member Federation of FIBA - FIBA.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top