E përvëloi të shoqin me vaj të vluar, shkak: xhelozia

My Self

Born To Be Happy
420-150x150.jpg

Nehati po flinte, ndërsa Lumnija me dy litra vaj që po ziente, i afrohet dhe ia derdh gjithë vajin mbi trup, përfshirë edhe kokën
Trupi i Nehat I., 32 vjeçar, është i tëri i mbuluar nga shenjat trishtuese të djegies. Para disa muajsh ai ka përjetuar një tmerr të vërtetë. Ai po flinte kur bashkëshortja e tij, Lumnija (37), i kishte hedhur vaj të vluar. E gjithë kjo nga xhelozia.
Kur e kishte bërë këtë akt të tmershëm, Lumnija kishte qenë shtatzënë, në muajin e pestë. Derisa Nehati po flinte, ajo, me një tenxhere që kishte rreth dy litra vaj që po ziente i afrohet të fjeturit dhe ia derdh gjithë vajin mbi trup, përfshirë edhe kokën. Nehati zgjohet duke klithur nga dhimbjet dhe pastaj alivanoset. Pesë javë ka qëndruar në komë deri sa është zgjuar sërish.
Ndërkohë ai ka përjetuar në lëkurën e tij të djegur 11 operacione, një e katërta e lëkurës i është shkatërruar ndërsa duart i janë gjymtuar.
Dje ka filluar në Gjykatën e landit, në Dyseldorf gjykimi për këtë rast të rrallë në analet e krimit. Sipas rikonstruktimit të ngjarjes, Nehat I. i cili jetonte në Gjemrani ishte njohur me Lumnije D. nga Kosova përmes internetit. Pas pak kohësh ai e kishte marrë Lumnijen me vete në Gjermani.
Ai thotë se e kishte dashur së tepërmi atë, prandaj dhe kishte mundur ta duronte xhelozinë e saj të sëmurë, që ishte bërë edhe më e padurueshme kur Lumnija kishte mbetur shtatzënë, shkruajnë gazetat “Bild” dhe “der Westen”.
Në ditën e parë të gjykimit, Nehati ka parë për herë të parë pas tragjedisë së pësuar gruan, shkaktare të gjymtimit të tij të rëndë. Lumnija, e cila po përgjigjej për vrasje në tentativë, tashmë ishte bërë edhe nënë e një vajze, e cila i është dhënë një familjeje për përkujdesje.
Ajo pranon aktin e bërë. Gjatë gjithë kohës qanë dhe thotë: “Nuk e di se si ndodhi. As sot nuk arrij ta kuptoj”. Ajo atë kohë kishte frikë se burri i saj ose familja e tij do t`i bënin ndonjë të keqe asaj ose vëllait të saj. Ai e kishte rrahur dhe kërcënuar disa herë.
Trupi gjykues ka për t`iu përgjigjur shumë pyetjeve në këtë proces. ثshtë planifikuar që pas seancës së parë të zhvillohen edhe gjashtë seanca të tjera.

Burimi: GazetaOnline
 
Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

854473744lajmetari854473744.jpg



Lumnije D. e ka përvëluar me vaj të nxehtë bashkëshortin Nehat I. Shkak: xhelozia. Nehati po vuan pasojat e çmendurisë së saj, Lumnija ndodhet në burg, e për vajzën e tyre po kujdeset një familje gjermane.

Nehati dhe Lumnija ishin njohur nëpërmjet internetit. Nga Kosova, ajo shkoi në Gjermani dhe çifti nisi jetë së bashku. Por, Lumnija ishte tepër xheloze. Xhelozia iu shtua pasi ngeli shtatzënë. Dhe krejt frustrimin e shfryu mbi bashkëshortin. Në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nehat I., 32-vjeçar, deri tash iu është nënshtruar 11 operacioneve, ndërkaq tash një vit i duhet të mbajë maskë në fytyrë, për shkak të djegies. Ai nuk u përvëlua rastësisht. Lumnija është fajtore që Nehatit iu dogj 25 për qind e lëkurës në trup.

Derisa Nehati po flinte, ajo ia hodhi mbi trup dy litra vaj ushqimor të nxehtë. “Kam kërcyer nga krevati i tmerruar. Shpejt jam parë në pasqyrë dhe lëkura filloi të më binte. Mishi i fytyrës po mëshkëputej nga eshtrat. U tmerrova. Kam humbur vetëdijen dhe në vete kam ardhurpas pesë javësh në komë”, ka rrëfyer Nehati për gazetën gjermane “Bild”.

Ngjarja ka ndodhur në Düsseldorf. Aty ai edhe ishte bërë bashkë me Lumnije D., 37-vjeçare. “E doja, pavarësisht xhelozisë së saj patologjike, e cila iu shtua edhe më gjatë shtatzënësisë”, ka theksuar ai.

Tash Lumnija ndodhet në burg, e dënuar për tentim vrasje. Atje edhe e ka lindur foshnjën e gjinisë femërore. Fëmija po rritet në një familje gjermane, pasi që Nehati nuk mund të kujdeset për të. Ai jeton nga ndihma sociale dhe nuk mund të punojë, sepse i është djegur edhe një pjesë e dorës. Thotë se tash për tash nuk mendon për të ardhmen. Lumnija i ka dalë boll./Express/


B;gjuha shqipe
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Lumnija e dreqit..:p..jane bere gjerat kaqe traxhike ne kohet e sotme sa per te mbijetuar duhet te ktheshe dhe ti shofesh ne anen komike..:p..hahahahahhahahahaha..Lumnijaaa..:p:p
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Lumnija e dreqit..:p..jane bere gjerat kaqe traxhike ne kohet e sotme sa per te mbijetuar duhet te ktheshe dhe ti shofesh ne anen komike..:p..hahahahahhahahahaha..Lumnijaaa..:p:p

hahahha pse qesh mi shejtane apo te pelqen emri :p

Sa jane shtuar mendjet e semura zot na ruaj thuaj ..:)
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

sa larg fierakes qenka kjo lumnija LOL LOL LOL Ajo ishte me mend looool i hodhi vaj te nxhet ne vesh e su ngrit me ai i shkret po ky paska shptuar paq :p :p :p :p :p ndoshta lumja nuk e di proceduren shqiptare vaji nxet ne vesh hahahahahahahhahahaahhahahahaahaha LOL LOL LOL LOL LOL
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Ah Lumnije , zot nëse egziston na ruaj nga të tilla Lumnie se para gjumi do na duhet ti mbyllim në dollap të rrobave . I shkreti djalë ç'ka hequr
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

WTF kjo vaj te nxehte ajo ja preu ...... skemi siguri as ne gjume :( me duket se duhet te porosit veshjen e ironman ose robocop
 
Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Ah Lumnije ta lumsha ! :p
 
Pe: E përvëloi të shoqin me vaj të vluar, shkak: xhelozia

pupupu ekstremitete .....xhelozi e semure ....
 
Titulli: Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Ah Lumnije , zot nëse egziston na ruaj nga të tilla Lumnie se para gjumi do na duhet ti mbyllim në dollap të rrobave . I shkreti djalë ç'ka hequr


hahhah e madhe kjo (te mbyllet ne dollap,)kjo qeshtje eshte e dyshim meqense ajo LUMNIA nuk ka jap asnje intervist se si ishte rasti
 
Pe: Titulli: Pe: Xhelozia e Lumnijes, përvëlon bashkëshortin me vaj të nxehtë

Shyqyr qe nuk ja paska hedhur ne vesh vajin,pastaj te fillonte te imagjinonte komshiun naten,kur flinte me gruan. Eh zot na ruaj cfare nuk po degjojme sot.Behet gruaja xheloze te djek me vaj ose ta pret fare.Lum ju femrat qe nuk keni gje per te prere:p
 
Pe: E përvëloi të shoqin me vaj të vluar, shkak: xhelozia

Gjera te tepruara,sdo jene mire keta njerez...A thua se do zgjidhen gjerat ne kete menyre...Sa vuani edhe ju cuna,ndonjehere vertet ju qaj hall....
 
Re: E pï؟½rvï؟½loi tï؟½ shoqin me vaj tï؟½ vluar, shkak: xhelozia

njoh dike qe ka provuar dicka te tille pa arritur me i van flaken por jo nga xhelozia(dhune)

gjithsesi nuk justifikoj xhestin e gruas... kurre.... nje gje eshte nese ai te ven dor nga mjesi deri ne dark dhe gje tjeter eshte tradhetia...
te tradhton ? ok turperoje, ka plot gjera qe mund te besh por jo ta djegesh ...
ske te drrejt
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top