E pershendeti gabimisht,i mituri shqipetar e qellon me thike...

Itali - E përshëndeti gabimisht, i mituri shqiptar qëllon me thikë 18 vjeçarin italian 10/04/2016 - 16:15 Nga: Saimir Lleshi

Një adoleshent shqiptar ka qëlluar me thikë duke e plagosur rëndë një 18 vjeçar italian. Viktima ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, 16 vjeçari shqiptari plagosi rëndë të riun italiane pasditen e shkuar në një shëtitore në Termoli.
Adoleshenti përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është transportuar për në burg natën e shkuar.
I plagosuri u dërgua në spitalin “San Timoteo” në Termoli ku iu nënshkruara një operacioni delikat, ndërsa ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.
Sipas kësaj agjencie, sherri ka nisur për shkak të një “përshëndetje të gabuar”. Adoleshenti italian e ka përshëndetur shqiptarin, duke e ngatërruar me një të njohurin e tij.
Pas kësaj ka nisur sherri, ndërsa shqiptari e ka qëlluar me thikë në bark, duke e plagosur rëndë. Më pas, shqiptari është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar më vonë.

/Ora News/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top