Fqinji i moshuar i ishte kthyer në makth vajzës së re, i cili e përndiqte dhe i kërkonte të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.
Sipas Policisë së Lushnjës, 25- vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi sipas saj fqinji 69- vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks.
Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69-vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”.
E ndodhur në këto kushte, vajza e re i është drejtuar Policisë së Lushnjës, e cila ka shoqëruar më pas të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të.
Sipas të dhënave, 25-vjeçarja në dëshminë e dhënë para punonjësit të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr.
Para disa muajsh kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25-vjeçares se e pëlqente shumë.
Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur.
Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj.
Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie.
Por ndonëse 25-vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa.
Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve. Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth.
Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “ثshtë e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”, është shprehur 69-vjeçari.
Gazeta Panorama