E pabesueshme: Arbana Xharra fton Fatmir Sejdiun t’i bashkohet PDK-sأ« sأ« Kadri Veseli

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Arbana Xharra, e cila ditë më parë aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës, e të cilën dikur e quante parti të krimit, përmes një postimi në facebook i ka bërë ftesë ish-presidentit të Kosovës, njëherëit ish kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiut që t’i bashkëngjitet PDK-së së Kadri Veselit.

“Si nje ish votuese e LDK’se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor”, ka shkruar Xharra, përcjelle “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

E pashe nje interviste te ish Presidentit Fatmir Sejdiu, njeherish, ish kryetar i kesaj partie. Kush e njeh LDK’ne me mire se ai? Duke pas qene kryetar dhe themelues i kesaj partie, duke pas qene bashkepuntor i afert i Presidentit Rugova, tregoi hapur se ky vend e ka humbur shpresen te Isa Mustafa. Eshte kohe per #FillimiRi. Shpresen te Isa Mustafa – me te drejte – nuk e ka humbur vetem z. Sejdiu. Ky eshte i fundit, jo per nga rendesia.

Si nje ish votuese e LDK’se, e ftoj z. Sejdiu, dhe te gjithe ata anetare te zhgenjyer te LDK’se, te behen pjese e PDK’se ne keto zgjedhje. Ta votojne Fillimin e Ri, duke e mbeshtetur Kadri Veselin me 11 qershor.Bota Sot
 
Ish-presidenti Fatmir Sejdiu ia ka kthyer përgjigje anëtares më të re të PDK-së.

Ndonëse thotë se ka respekt të madh për të, Sejdiu duke e falënderuar Arbana Xharrën thotë se ‘do të rrijë në shtëpinë e tij”.

“E pash çka kishte shkruar zonja Xharra, por unë jam mirë, jam në shtëpinë time”, tha Sejdiu. Ai tha se do të vazhdojë të rrijë edhe më tej në LDK. Anëtarja më e re e partisë së Kadri Veselit, ish-gazetare Arbana Xharra me anë të një postimi në Facebook e ka ftuar Sejdiun që t’i bashkohet siç ka thënë ajo “Fillimit të Ri dhe Kadri Veselit
auto_auto_sejdiu14703924451494581331.jpg
 
Cfare ka tani te pa besushme ne kosove! I eshte ofru ndonje ministri pse mos me pranu kjo ...pastaj si kan fillu do mu mbush parlamenti ftyra nga estrada dhe gazetar ...dhe xuxi kish kalu tek AAK..

Ishalla fiton Vv dhe filtrohen mir gjerat.
 
Back
Top