Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

E ndaluar! Fjalët që Donald Trump-in nuk e lejojnë t’i nxjerrë nga goja

E ndaluar! Fjalët që Donald Trump-in nuk e lejojnë t’i nxjerrë nga goja


Screen-Shot-2017-12-21-at-16.23.43.jpg

Sipas Washington Post, funksionarët e qendrës për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimin, një organizëm i rëndësishëm i shëndetit publik amerikan kanë marrë një kërkesë nga qeveria të mos përdorin 7 fjalë në dokumente zyrtare për miratimin e bilancit të ardhshëm vjetor.


Termat e ndaluar janë:

vulnerable, entitlement, diversity, transgender, fetus, evidence-based e science-based (vulnerabël, e drejtë, diversitet, transgjinor, fetus, bazuar në fakte, bazuar në shkencë). Ky lajm ende jo zyrtar vjen nga një burim i Washington Post-it, një analist që kishte marrë pjesë në një takim prej 90 min me zyrtarë të CDC-së të ngarkuar për buxhetin. Një zëdhënës i departamentit të shëndetit të Amerikës e ka përgënjështruar duke pohur se CDC-ja do të vazhdojë të kryejë aktivitetin në kërkime shkencore në interes të qytetarëve.

Nëse nuk e shkruan, nuk ekziston.

Nëse do të ishte e vërtetë, kjo do të përbënte një shkelje e të drejtave të minorancave seksuale në SHBA dhe ndaj politikave të edukimit seksual. Do të thoshte të mos flisje lirshëm për abortin dhe kontraceptimin, të parandalimit të HIV, orientimin seksual dhe gjinisë së ndërmjetme, por edhe për sëmundje si Zika dhe për patologji të fetusit. Do të thotë të mos i referohesh të dhënave shkencore dhe zvogëlimit të kërkimit dhe gjithnjë e më shumë të rezultateve kundrejt opinionit.

Raste të mëparshme

Nëse do të ishte e vërtetë, nuk është hera e parë. Gjatë muajve të kaluar, departamenti i shëndetit kishte hequr informacionet mbi personat LGBT nga sajti i tij dhe ky nuk është i vetmi sektor shkencor që po merret me format e censurës. Dy muaj më parë New York Times referoi se informacionet e lidhura me ngrohjen globale janë hequr nga sajti i EPA-s (agjencia për mbrojten e ambientit në Amerikë).

/Burimi: Focus// shqip nga Fa./
 

Attachments

  • Screen-Shot-2017-12-21-at-16.23.43.jpg
    Screen-Shot-2017-12-21-at-16.23.43.jpg
    70.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back