View: https://youtu.be/Q46JBJGWb1M
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një bebe e porsalindur është braktisur në ambientet e një garazhi të një pallati në zonën e Yzberishtit.
Ka qenë një banor i cili e ka dëgjuar foshnjën duke qarë, dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas mbërritjes së efektivëve, është gjetur foshnja e lënë në tokë, mbështjellë me një batanije.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka lënë foshnjën në këtë ambient, që e shihni edhe në pamjet e më poshtme të siguruara nga gazetari Igli Çelmeta, ndërsa po ashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën përreth.
Nëna e foshnjës: Jam e pamartuar, e lashë sepse nuk e dinte familja që isha shtatzënë.

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një nënë e re lindi dhe braktisi më pas foshnjën e saj në ambientet e një bodrumi pallati në Tiranë.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se, pas shoqërimit të nënës në polici disa orë pas ngjarjes, 30-vjeçarja ka deklaruar se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ka qenë në dijeni të shtatzënisë.
Kujtojmë se fëmija është gjetur nga policia pasi një banor i pallatit e ka dëgjuar duke qarë, dhe më pas është dërguar në spital, ku raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.
BW.