E harrojnë kodin +355

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.1211134711652_m.jpg


Edhe pse patën filluar diskutimet ndërmjet ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe homologut të tij nga Shqipëria Genc Pollo për kodet telefonike, si duket prapë kanë ngelur aty ku kanë nisur ato negociata. Në vjeshtën e këtij viti, Kuvendi nxori një rezolutë për shfrytëzimin e kodeve telefonike të Shqipërisë dhe të ndërpritet me Serbinë shkaqe të pasojave ekonomike dhe të sigurisë.
Në Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) ende asgjë e re për zhvillimet rreth negociatave nga muaj tetor për kodet e telefonisë mobile dhe fikse nga Shqipëria. “Siç kemi informuar edhe më herët menjëherë pas aprovimit të Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për aplikimin e prefiksit shtetëror të Shqipërisë në telefonin fikse dhe mobile të Kosovës, ministri Beqaj ka kontaktuar ministrin Genc Polo dhe me te është takuar më 31 tetor 2012. Në këtë takim është biseduar konkretisht edhe çështja e mundësisë së shfrytëzimit të prefiksit ndërkombëtar të Shqipërisë (355) për telefonit mobile dhe fikse konform vendimit të Kuvendit Republikës së Kosovës”, thonë zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike për gazetën “Bota sot”.
Sipas tyre të dy ministrat janë pajtuar që të formohen ekipe ekspertësh të cilët do të merren konkretisht me shqyrtimin e mundësive teknike dhe ligjore për jetësimin e vendimit të Kuvendit të Kosovës. “Këto ekipe duhet të informojnë dy ministrat lidhur me mundësitë e shfrytëzimit të prefiksit ndërkombëtar të Shqipërisë nga ana e telefonisë fikse dhe mobile te Kosovës”, thonë zyrtarë të Zyrë për Informim.

Kurse, iniciuesi i rezolutës në Kuvendin e Kosovës për kodet telefonike, deputeti Agim Kuleta, tha se edhe ai është i interesuar të dinë lidhur me zhvillimet të cilat janë duke u ndërmarr për formimin e Grupeve Punuese, zhvillime këto të cilat nisën më 31 tetor në Tiranë.

“Unë konsideroj se kjo marrëveshje do të duhej të ishte e arritur shumë më herët, mirëpo këtu ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në zvarritjen e disa gjërave në këtë drejtim. Po të ishte në dorën tonë ne do ta bënim shumë më shpejt. Por natyrisht se Qeveria e Kosovës ndoshta nuk e ka në prioritet”, tha Kuleta.

Ai mendon se presioni i tyre si Lëvizje dhe deputet do të vazhdoj edhe në të ardhmen ën këtë drejtim. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top