Daniel Eve, një djalë nga Anglia ishte një fëmijë i adoptuar prej më shumë se 20 vjet, por falë Facebookut ai hyri në kontakt me nënën e tij biologjike.
Sot ai është 22-vjeç dhe thotë se ka menduar që Facebook ishte një mënyrë e mirë për të gjetur shoqërinë e vjetër të shkollës dhe të argëtoheshe. “Por, ai më bashkoi mua me një njeri që unë mendoja se e kisha humbur përgjithnjë – nënën time biologjike”, tha ai.
Megjithëse Daniel e dinte që ishte fëmijë i adoptuar, ai gjithmonë mendonte që mund ta gjente një ditë familjen e tij të vërtetë. Gjatë një vizite të tij në spital për shkak të një plage të vogël, në mënyrë mjaft të rastësishme ai ka rënë në kontakt me infermieren që kishte asistuar në lindjen e tij.
“Ajo më njohu nga mbiemri im i adoptimit. Në kohën e lindjes time ajo kishte qenë praktikante dhe kur mua më kanë birësuar ajo më ka fiksuar pasi kishte qenë birësimi i parë që kishte asistuar. Ajo më tregoi që mamaja ime kishte dashur të më mbante, por kushtet e saja në moshën 18-vjeçare ishin të papërshtatshme për t’u kujdesur siç duhet për mua”, ka thënë Daniel.
Infermierja i pati treguar Danielit spitalin ku kishte lindur dhe ka mjaftuar kjo që ai të kërkojë të dhënat e tjera të certifikatës së tij të parë. Nëpërmjet asaj certifikate ai mori të gjitha të dhënat mbi personin që e kishte sjellë në jetë. Këtë emër ai e kërkoi në Facebook dhe nën këtë emër rezultoi vetëm një person.
“Pa e menduar fare se çfarë do t’i thoja, klikova mbi profilin e saj dhe i shkrova një mesazh. Më kujtohet që i shkrova diçka të tillë: “Më vjen keq për mënyrën se si po ju komunikoj, por unë mendoj se ju jeni nëna ime. Po pyesja veten nëse të kujtohem unë, apo jo?”. Dhe pas tre ditësh mora një mesazh prej saj. Kur lexova fjalët “Djali im i shtrenjtë” fillova të qaj.”
Nëna e tij 40-vjeçare Kathryn Gaunt, tashmë e martuar dhe me tre fëmijë kishte ëndërruar që të takonte një ditë foshnjën e saj të braktisur. Ata u takuan menjëherë ditën e nesërme, pas mesazhit. Daniel u prezantua me familjen e tij dhe vëllanë e tij Adam 24-vjeçar.
Nëna e tij Kathryn ka thënë se Daniel dhe Adam ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin. Falë Facebookut unë gjeta sërish vogëlushin tim.
B;gjuha shqipe
---------- Post added at 13:24 ---------- Previous post was at 13:23 ----------
Sa e tmerrshme munde te jete per nje femer te linde femijen dhe ta jape per adoptim,.!..