E gjen nënën përmes Facebook-ut

Status
E mbyllur për postime të tjera.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
285709806lajmetari285709806.bmp


Daniel Eve, një djalë nga Anglia ishte një fëmijë i adoptuar prej më shumë se 20 vjet, por falë Facebookut ai hyri në kontakt me nënën e tij biologjike.

Sot ai është 22-vjeç dhe thotë se ka menduar që Facebook ishte një mënyrë e mirë për të gjetur shoqërinë e vjetër të shkollës dhe të argëtoheshe. “Por, ai më bashkoi mua me një njeri që unë mendoja se e kisha humbur përgjithnjë – nënën time biologjike”, tha ai.

Megjithëse Daniel e dinte që ishte fëmijë i adoptuar, ai gjithmonë mendonte që mund ta gjente një ditë familjen e tij të vërtetë. Gjatë një vizite të tij në spital për shkak të një plage të vogël, në mënyrë mjaft të rastësishme ai ka rënë në kontakt me infermieren që kishte asistuar në lindjen e tij.
“Ajo më njohu nga mbiemri im i adoptimit. Në kohën e lindjes time ajo kishte qenë praktikante dhe kur mua më kanë birësuar ajo më ka fiksuar pasi kishte qenë birësimi i parë që kishte asistuar. Ajo më tregoi që mamaja ime kishte dashur të më mbante, por kushtet e saja në moshën 18-vjeçare ishin të papërshtatshme për t’u kujdesur siç duhet për mua”, ka thënë Daniel.

Infermierja i pati treguar Danielit spitalin ku kishte lindur dhe ka mjaftuar kjo që ai të kërkojë të dhënat e tjera të certifikatës së tij të parë. Nëpërmjet asaj certifikate ai mori të gjitha të dhënat mbi personin që e kishte sjellë në jetë. Këtë emër ai e kërkoi në Facebook dhe nën këtë emër rezultoi vetëm një person.

“Pa e menduar fare se çfarë do t’i thoja, klikova mbi profilin e saj dhe i shkrova një mesazh. Më kujtohet që i shkrova diçka të tillë: “Më vjen keq për mënyrën se si po ju komunikoj, por unë mendoj se ju jeni nëna ime. Po pyesja veten nëse të kujtohem unë, apo jo?”. Dhe pas tre ditësh mora një mesazh prej saj. Kur lexova fjalët “Djali im i shtrenjtë” fillova të qaj.”

Nëna e tij 40-vjeçare Kathryn Gaunt, tashmë e martuar dhe me tre fëmijë kishte ëndërruar që të takonte një ditë foshnjën e saj të braktisur. Ata u takuan menjëherë ditën e nesërme, pas mesazhit. Daniel u prezantua me familjen e tij dhe vëllanë e tij Adam 24-vjeçar.

Nëna e tij Kathryn ka thënë se Daniel dhe Adam ngjasojnë shumë me njëri-tjetrin. Falë Facebookut unë gjeta sërish vogëlushin tim.

B;gjuha shqipe

---------- Post added at 13:24 ---------- Previous post was at 13:23 ----------

Sa e tmerrshme munde te jete per nje femer te linde femijen dhe ta jape per adoptim,.!..:(
 
Titulli: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Facebook ka te mirat e veta,qe fale tij kemi komunikuar me shok miq qe kemi pasur shum kohe pa folur pa i par.
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Ashtu sic ka avantazhet ka dhe disavantazhet. Ka patur shume raste qe per shkak te facebook nena ka rrahur femijen per vdekje. Por kte qe i ka ndodhur ketij djalit e quaj mrekulli :)
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Ben analiza DNA facebook ??? me duhet te futem me shpesh .... mos gjej ndonje femije majtas djathtas LOL
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Sa gje e bukur .........Edhe un si Quku kam gjetur ne Facebook shoqerin e shkolles te gjimnazit....Interneti dihet eshte nje mjet shum i mire komunikimi dhe bashkim shoqerish, familje etj...........duke mos pare anet negative qe vijen si pasoje e nje abuzimi te ketij mjeti.
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Doli dhe Aida Shtino jashte loje ,fale facebook :p
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Doli dhe Aida Shtino jashte loje ,fale facebook :p

LOL LOL Imagjino si do jet ber aida shtino kur e ka mar vesh kte lajm se ka dash veten ::p :p :p :p ahhahahahahaa
prite kur ti shpall luft fb se i ka hyr ne hak i ka rrmbyer emisonin e saj LOL LOL LOL
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Eh shyqyr
 
Pe: Titulli: E gjen nënën përmes Facebook-ut

rofte neti lol per pak do bejne e femi nepermjet fb ahhahahahahah , dashuri po gjejne , nena po gjejne ec aty lol
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Me vjen mire qe ne kete rast paska sherbyer pozitivisht :)
p.s personalisht jam kunder fcb...
 
Pe: E gjen nënën përmes Facebook-ut

Shkodrane me duket une dhe ti qenkemi pak si ''demode'' me shumicen...As mua sme pelqen Fb,ne fakt nuk arrij ti gjej nje llogjike ne perdorimin e tij...Une per vete skam Fb,dhe nuk shoh What's the point,ta kesh??..Mendoj se shfaqja e gjerave private aty sa ka te mirat e saj(qe po i rreshtoj te mirat nga te degjuarit se vec te mira si shoh),te mirat mund te jene se vihesh ne kontakt me njerezit e te kaluares(gje qe shume bukur mund te behet edhe ne menyra te tjera,kujt i bie nder mend per ty te gjen),ka edhe anet e veta negative,duke qene se eshte nje rrjet social aq me shume soot kush spo perdor nje pc...Sot ka qe dhe infot e tua i perdorin per gjera te tjera,vertet qe mund te thuash qe mund te shtosh friends/shok ke njeh,po ketu qendron e bukura,sepse njerezit qe ke njohur n ete kaluaren smund te jene edhe ne te tashmen te tille,te ''mire''...Njeriu evolun,jeta e sjell ne disa momente e gjera qe skane shume llogjike...Personalisht jam kunder Fb...
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top