E folmja e kosovës

Ghost

Anëtar i Nderuar
E folmja e Kosovës është e folme e popullsisë shqiptare që jetojnë në Kosovë.Në Kosovë shqiptarët përbëjnë 90% të tërë popullsisë . Pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare është e përqendruar në rajonet e Pejës, Gjakovës, Prizerenit, Prishtinës, Vuçitërnës, Mitrovicës, Ferizajit e të Kaçanikut.Rrjeta më e rrallë e fshatrave shqiptare zgjatet në lindje (në rajonet e Leskovcit, Vranjës, Kumanovës ) dhe në veri (në Novi Pazar ).

Për dialektologjinë e shqipes interes esencial ka historia e popullsisë së Kosovës, lidhja e saj me pjesët e tjera të arealit gjuhësor të shqipes .Ndër burimet e njohurive mund të na shërbejë shënimi i udhëpërshkruesve, që kanë vizituar krahinën e Sërbisë së vjetër, që në kohën e sundimit turk në Ballkan. Në punimet e J.G.Hanit dhe të A.Th.Gilferdingut

që kanë udhëtuar nëpër siujdhesën Ballkanike në mesin e shek.XIX, gjejmë disa të dhëna për shpërnguljen e fiseve shqiptare në pjesët e ndryshme të Kosovës. Hani kumton për ekzistimin në Prishtinë dhe në rrethin e saj të përfaqësuesve të shumtë të fisit Krasniq, territori i të cilit,siç dihet, shtrihet përgjatë njërës prej degëve të Drinit të bashkuar të Valbonës, në verilindje të Shqipërisë. Afër Leskovcit ai ka zbuluar popullsinë e përzier shqiptare, që përbëhet prej fiseve Krasniqe,Gash dhe Berishë.Gilferding ka theksuar se popullsia e Dugagjinit është larguar nga brigjet e Drinit, larg në verilindje .

E folmja e Kosovës është relativisht e unisuar, së paku pjesa qendrore e arealit të saj.Sipas vështrimeve paraprake që janë botuar më vonë, mund të kemi një ide për veçoritë e të folmëve, që I përkasin zonës kalimtare të tipit dialektorë të gegërishtes së mesme, për shembull e folmja e Kaçanikut dhe e Zajazit. Një vend të posaçëm zë e folmja e grupit të fshatrave të krahinës së Rugovës, afër Pejës. Këto fshatra që mbajnë emrat Shkrel, Bogaj etj.,janë të formuara prej të ardhurve të rajoneve malore të Shkodrës. E folmja e banorëve të tyre (kryesisht e brezit të vjetër), gjer tani ruan karakteristikat themelore të të folmes së veriperendimit, të malësorëve të Malësisë së Madhe (diftongu ua, kalimi mb= p, nd= t, kalimi i kl= ki ,etj ) edhe pse gjendet nën ndikimin e të folmes së popullsisë përreth Kosovës.

Në krahasim me të folmet e tjera të zonës gege të veriut, e folmja verilindore e Kosovës dallohet në masë të dukshme me inovacionet e më pak me arkaizma .I.Ajeti ka theksuar intensivitetin e tendencës ndaj inovacioneve, që del në shesh në të folmen e Kosovës, në rradhë të parë zen fill prej vështrimeve të gjendjes së tanishme të kësaj të folme, të cilën ai me sukses e krahason me gjendjen e fiksuar në tekstin e gjusmës së parë të shek.XIX.

E.اabej në studimet e tij mbi fonetikën historike të gjuhës shqipe, që disa herë ka dëftuar ruajtjen e dukurive të ndryshme që janë ruajtur në periferinë e verilindjes të arealit gegë, kryesisht mbështetet në tekstet e folklorit. Në disa raste, arkaizmat e shenuara, sipas gjasave, mund të shpjegohet si mbeturin e të folmeve të tipit veriperendimor, që në kohë të ndryshme kanë mbajtur të ardhurit nga krahinat malore të Shqipërisë së veriut dhe që nuk kanë mundur të asimilohan nën ndikimin e tipit të përgjithshëm dialektor që është krijuar në territorin e Kosovës, (e folmja e grupeve të fshatrave malorë afër Pejës, që gjer tani ka ruajtur veçoritë e të folmes së veriperendimit, të Malësisë të Madhe) .

Në lëmin e vokalizmit për karakteristikën e të folmes së Kosovës janë tipike këto dukuri :

1. E folmja gege e veriut ende ruan shqiptimin e diftongjeve ue , ye, ie . Mirpo, veprimi I tendencës ndaj monoftongizimit paraqitet në një shkallë të lartë, ku në disa pjesë të territorit dialektor (për shembull në Gjakovë) ky proces tashmë është përfunduar dhe në vend të diftongjeve, shqiptohen monoftongjet : u, y, i. Kjo dukuri si duket, është përhapur nga jugperendimi, nga krahinat qendrore të zonës dialektore gege. Gjendjen e luhatjeve mes dy tipeve të shqiptimit, mjaft qartë e shprahin shenimet e tregimeve gojore, që janë shenuar në fshatrat e rajonit të Drenicës, afër Mitrovicës ( Kosova e veriut ). Për shembull, në një tekst të vogël të shënuar nga banori I fshatit Bezhaniq : ish shku, kam pas menu , m’kallzu. A o mir m’e ngu gruen?. Në këto shembulla trajta e participeve dhe e infinitivit dëftojnë zëvendësimin e diftongut ue me monoftongun u : shku, menu, m’kallzu. Fjalët grue dhe duer paraqiten në dy variante : gruen dhe gru, duer dhe dur.

Rëndësia esenciale për karakteristiken e të folmes së Kosovës ka dukuria që është e lidhur me shqiptimin e përgjithshëm të artikulimit të zanoreve, që është tërhequr dukshëm prapa, dhe që qëndron në të forcuarit përkatës të elementit të velarizimit gjatë shqiptimit të një vargu të zanoreve. Kjo gjendje e përditshme e shqiptimit më tepër shprehet në të tërhequrit prapa të zanores a të gjatë, që përcillet me një labializim. Si rezultat I kësaj paraqitet zanorja o e gjatë dhe e hapur. Kjo dukuri është e përhapur kudo në Kosovë. Për shembull, në shenimet e folklorit nga fshatrat e Drenicës: nuk jom n’shpi.Nga Vuçitërna: bre djal – nona bohet, osht. Nga Gjakova: bojnë mejdon( tur. mejdon).

2. Dukuria e delabializimit y = i , që bukur shumë është e përhapur në të folmet e ndryshme të shqipes, por vërehet edhe në të folmet e Kosovës. Por kjo nuk realizohet në mënyrë të vijueshme dhe si duket ka karakter sporadik

3. Dukuria e diftongizimit e = ie (dhe pastaj ije ), që vërehet në këtë të folme, është e kufizuar vetëm me pozitën pas okluzivit të pazëshëm të qiellzës së prapme. I.Ajeti thekson se kjo dukuri është e përhapur nëpër tërë territorin e Kosovës. Për rajonin e Gjakovës ai jep këta shembuj: kije ( let. qe.), ti kie (let.ti ke) , Materialet e përdorura të tekstit të zhvillimit të shek.XIX dëshmojnë për zhvillimin relativisht të vjetër. Në shenimet e reja të folklorit, trajta kie gjithashtu është fiksuar në fshatrat e Drenicës,

në veri të Kosovës.

Të rujturit e veçorive të përmendura të të folmes nuk pajtohet me normën e gjuhës letrare. Trajta e pranuar e gjuhës letrare të Kosovës jo vetëm që nuk përfshin inovacionet të të folmes së Kosovës, por ajo përmban edhe cilësi relativisht konservative, siç janë diftongjet e plota ue, ye, ie, e gjithashtu edhe të shkruarit e grupeve mb, nd. Për këtë arsye, ekziston dallimi I dukshëm në mes të shqiptimit dhe shkrimit në këtë të folme


Nqs tema nuk e ka vendin ketu lus moderatoret qe ta bartin aty ku e ka vendin.
 
Titulli: E folmja e kosovës

A o mir m’e ngu gruen? Haha po mire po tingllon qishtu :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top