E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

LeVoyageur

Once upon a time...
Nga Gazmend Aga*

Në këtë kohë krize vlerash, shqiptarët kanë ende të pakonsumuar gurin e çmuar të dialogut ndërfetar. Për një vend të vogël si i yni, harmonia ndërfetare mbetet një aset i rëndësishëm i paqes sociale në Shqipëri.

Duke parë se si kanë jetuar dhe shembujt që kanë lenë ata, po të jetonin sot mes nesh, në të njëjtën kohë, Jezusi dhe Muhamedi (Paqja e Zotit qoftë mbi Ta), nuk do të jetonin si rivalë, por si vëllezër.

Të dy thanë “Zot, fali se s`dinë ç’bëjnë!”, të dy thanë “Mos gënjeni!”, të dy thanë “Duaje vëllanë si veten!”. E thanë dy diejt, e ndoqën dishepujt dhe sahabët, e përcollën tek ne.
Dashuri shpërndanë, dritë në terr u bënë.

Ata do ta kishin konsideruar njëri-tjetrin si shokë, sepse ata ishin miq të Zotit. Ata do të kishin të njëjtat shpresa dhe synime për pasuesit e tyre.

Dy diej jetuan në kohë të ndryshme, por që u rrihte zemra në të njëjtën frekuencë, me të njëjtën busull hyjnore.

Kushedi ç’pikëllim do të përjetonin prej dhunës që karakterizon një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare sot duke filluar nga njeri-tjetri, tek fëmija, bashkëshortja e deri tek prindërit, apo edhe nga veset që po shkatërrojnë çdo ditë e më tepër familjen shqiptare!

ثshtë fat që edhe besimtarët në Shqipëri e kanë jetësuar me sukses këtë frymë harmonie e dashurie.

Besoj se kjo bashkëjetesë ka jetuar në saj të vetëdijes së shëndoshë fetare e kombëtare.

Sa bukur e ka thënë Junus Emreja:

Ejani të njihemi
T’i lehtësojmë punët
Të duhemi
Bota s’do t’i ngelë kujt.

Sfidat ndaj kësaj tolerance e harmonie mund të nisin veç atëherë kur të harrohet apo keqkuptohet misioni real i Jezusit dhe Muhamedit (Paqja e Zotit qoftë mbi Ta).

Nuk është e vështirë të imagjinohen Jezusi dhe Muhamedi si miq që i lidh dashuria e tyre për Zotin, si dhe vizioni i tyre për një botë të karakterizuar nga drejtësia, mëshira dhe barazia.

Zoti na ka krijuar të ndryshem, për ta njohur më mirë njëri tjetrin, madje dhe veten. Njëkohësisht të aftë për të bashkëjetuar, njeriu që njeh veten ka njohur dhe Zotin.

Jemi të ndryshëm, por dimë ta pranojmë tjetrin me vlerat që ka, dhe kjo është një nga vlerat tona më të bukura.

Zoti e gëzoftë çdo shqiptar të krishterë dhe e bëftë Shqipërinë vatër të dashurisë, begatisë dhe harmonisë!

Amin!


*Nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Kjo eshte gjuha e nje besimtari qe di te percjelle vlerat e te qenit mysliman.
Te lumte goja dhe pena o Gazmend Aga!
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Ndersa te ky link keni nje artikull ku predikuesi mysliman thote qe po te urosh nje te krishtere per krishtlindje eshte mekat me i madh se sa te vrasesh.
Kujdes se ky nuk eshte dokushdo, eshte Zakir Naik, ekspert mysliman i krahasimit mes feve.
http://m.ilgiornale.it/news/2016/12...ri-di-natale-il-peggiore-dei-peccati/1346168/

Ps-O Gazmend Aga,
Fol pak me kete Zakirin se po thote qe ti je mekatar!
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Te duash Jezusin dhe te urosh Krishlindjet jane dy gjera te ndryshme, si apple and orange! Jesusi eshte profeti yne, ne Kuran kemi nje kapitull me nenen e tij Maria. Nena e tij eshte femra me e devotshme qe ka egzistuar dhe do jete banore e Xhennetit, madje kur lind dikush vajze pjese e lutjeve qe i bejme eshte: Marrte nga devotshmeria e Merjemes(Marias). Kete e di cdo musliman, e tha apo nuk e tha kush.

Nga ana tjeter te thuash: Gezuar Krishlindjet dikujt qe e quan Jezusin bir Zoti apo Zot eshte e kunderta, pasi per ne ai eshte i zgjedhur, profet, i derguar i Zotit ama eshte NJERI pa atribute hyjnore. DHe Gazmendi dhe shume Gazmenda e besimtare te tjere ate dite s'ka thene kush: Gezuar Krishlindjet! Por per hir te miqesise kane bere urime per lumturi e miresi te cilen e jep vec Zoti, jo se Krishti u ngjall apo lindi e do sjelle mrekullira ne toke!

Kush e kapi diferencen e kapi. Kush s'e kapi do te thote qe s'i behet vone u urua apo nuk u urua!

Fakt: Per bajram asnje nga miqt e mi t'krishter s'ben statuse urime. Po dhe per krishlindje s'kam pa kend te beje(Nga te huajt, se shqiptaret vuuu). S'merzitet kush. Ehuu secili shef punen e vet. Kam kolegun me te mir ne pune australian i krishter, tjera eshte nga Filipina po ashtu. Iku me pushime ja beri: Merry CHristmas, dhe pa mbaru fjaline: oo harrova ti je muslimane, Lol. Mkujtohet per bajram kam ber te njejten me te, e tha: Une sfestoj bajram se jam i krishter. Harrova ja ktheva e qesha. As nuk u merzitem as nuk u vrame, as nuk e came koken hic. Vec ne shqiptaret sepse prekna shume per kto gjera, Lol.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Seshte se cahet koka Soul ..se ne shqiptaret te njejte jemi po ata qe na u indoktrinua ateizmi me force dhe ashtu vazhduam per 50 vite. Problemi eshte qe nje Hoxhe na nxirrka si mekat, ti thuash dikujt gezuar Krishtlindjet ?!
Pra ti sdo ta beje sepse je besimtare ,ti kurre sdo me uroje as ditelindjen e as festat ,se keshtu e do feja.

Por konflikti fillon tek jeta e perditshme,se pikerisht jemi shqiptar. Se si cdo dite te takohemi rastesisht me 25 dhjetor ,,,e si zakon qe eshte pershendetesh, te bej te ditur qe po festojme e njejte per ty qe feston Bajramin. Na vjen ne menyre te vetedijshme te urosh ,gezuar festat.
Pra nese nuk me uron per feste , per nje ditelindje ,,per lindjen e nje femije ,,,e nje martese ...per cfare athere jane urimet ?

Ketu behet diferencimi qe feja ne nje ane por ne jemi nje kombesi. Kjo nuk krahasohet as me australianin e as me filipinen. Ka te bej me historine ton, pse prekemi
. Historikisht dihet qe me force, nje vella u kthy ne mysliman e tjetri ne katolik. Edhe sot jane ky fis dhe pasardhesit e tyre, Sipas ketij Hoxhes, po te mos ishin uruar e kishin festuar sebashku. Mendon se do ishin akoma te aferm ? ... Pra dicka qe behet per percarje nga njerezit , Zoti nuk e lejon . Ska te bej a e kuptoj une Bajramin e pse behet ,,, Ama nuk shkoj tja uroj Turkut komshi se asgje sme lidh me te , por do ta uroj ty se kuptohemi .

Nese mirsjellja e respekti eshte mekat . ok ...ketu dorzohem!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Pash Zotin mos e beni tragjike!

Po pse o Endrra, ne ndajme bashk te mira e te keqia, te rri prane ne momentet e tua, te vij kur lind, kur martohesh, te mbaj femine kur ke nevoje( ta zeme). (keta te mbajten te lidhur ty, vuajtjet, atdhedashuria s'te mbajti urimi per feste) Ama nuk te them: Gezuar Krishlindjet, por te uroj sa here takohemi, Zoti te dhente te mira, qofsh e lumtur. Edhe ti do me hedhesh posht mua se s'te thash gezuar krishlindje? A jeni ne terezi? Po as mua sme ka uruar Didi apo ti ta zeme per bajram, edhe ca? Po feja nuk thote ndahuni nga njerezit, perkundrazi. Ama se nuk the gezuar krishlindjet (kur ti thua per profetin qe po festoj lindjen e birit Zotit) u be nami? Po normal s'mund te thuhet ajo fjale se bie ndesh me fene. Eshte sikur ju te krishteret te deshmoni shehadetin e te thoni: Muhamedi esht profet i Zotit. Po jo o goc se ka ca viza qe njeriu duhet te jete i afte ti kuptoje. Edhe mos ta bej mizen buall kot.

Une jam rrit me shoqen time te krishtere, Ndajme cdo peripeci jete, duhemi si motra, ama kur preket feja respektojme njera tjetren. Ah, nqs vallahi dashuria e respekti paska ngel te ai urim, haram shoqnite se s'me bie mendja. I meshoni kot ca gjerave ju. Edhe sa per dijeni, se na e bete hall te madh pse disa njerez nuk urojne krishlindje. Po pse a ka me tolerance se te hapesh dyert e xhamise e te majne meshe te krishteret(rasti i xhamise se kalase ne Shkoder psh.)? Po askush s'e permend kete, permendin urimet, qe nfund tfundit eshte nje fjale dhe s'ka peshe fare. Mua keto tema, keto diskutime jane te pavlera. Ashtu sic jane dhe temat mbi bredhat, mbi diten kur lindi krishti, pse s'jepen leke tper bamiresi po zbukurohet qyteti.. iii jane aq tema dytesore dhe aspak thelbesore saqe s'kane pikeee rendesie ne mireqenien e nje shoqerie. Ky esht mendimi im si Soul.

p.s. Ah meqe ti thua mos sill shembuj australian e filipinez se jemi ne shqiperi ateher as ju mos na sillni shkrime nga lider i huaj per ti paralelizuar me realitetin shqiptar. ;) Kjo s'do te thote qe ti futeni gerrmimeve me na sjell hoxhe Te kosoves aman , lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Enderra , me ardhjen e profretit te fundit a.s, dhe mohimit tij si profet te Zotit nga te krishteret e shohim si mos respekt !
Ju kur e mohuat te derguarin e Tij , dhe mohuat Njeshmerin e Zotit , si priteni te ju urojme per nje besim qe Zoti e konsideron mekatin me ta madhe qe ka bere njeriu !?

Urimi nuk ka te beje me mos respektin , po nderlidhet me ideologjin e fese suaj , te cilen as nuk e besojme as nuk ju urojme per te . Shume e thjeshte .
Ne ju urojme kur martoheni , kur te lindeni femije , kur sheroheni , kur bleni shtepi etj . Keto urime nuk na ndalon feja .Perkundrazi eshte e kunderta .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

E pikerisht, ketu shihet toleranca . Bibla thote qe Krishti eshte I fundit qe solli fjalen e Zotit , por ste thote mos uro apo respekto njerezit .
Tani sipas bibles qe thoni ju , sduhet te marrim parasysh asnje mysliman ,, as fene tuaj !

Po ja qe flasim dhe kemi miqesi ,,, sepse kemi nje Zot !
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Haha!

Dakort Endrra ime! Mendoj se e ezauruam me shume sec duhet kete teme koti.
Une e sqarova si qendron puna. Gjithsecili ta kuptoj si te doje! :)

Peace!
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Qenka tipi im ky nenkryetari!

Edhe une i dua !
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Epo meqe ne qeniet njerzore jemi te pa-zotet te duam njeri-tjetrin,le te duam perendit dhe idhujt qe po ne vete krijuam ne formen me idiote!
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Besimet Jane blasfemi mes tyre. Jazusi eshte Zot per te krishteret, dhe jo profet.
Te thuash qe Jezusi eshte biri i Zotit eshte blasfemi per ebrejt dhe islamin.
Jezusi thote qe profet te rreme do vijne ne emrin Tim, por mos i besoni. Pra Muhameti eshte i rreme per te krushteret.

Jetoni jeten sa me larg teologjive se nuk do keni shance te tjera pervecse percarjeve. E dikush me i radikalizuar (si ne islam)eshte gati te vrase veten dhe te tjere.
 
Titulli: E dua Jezusin, e dua Muhamedin, e dua Paqen

Laur , Islami ne dallim me krishterimin dhe hebraizmin i pranon librat e shenjte te tyre . E ato fare nuk e pranojne Islamin si fe !
Islami me gjithe ate ndryshim qe ia solli botes , duke ndryshuar rrjedhat politike-sociale te shoqerive te kohes eshte argumenti me bindes se , a eshte e rreme apo fe e vertet .

Islamin mund ta kuptojme si rastin e Kushtetutes e cila eshte ne fuqi , kurse Biblen e Tevratin si kushtetutat historike te kohes .
C3ni
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top