Ema
Antar Aktiv
E DREJTA FAMILJARE
Matesa dhe maredheniet familjare gjate marteses
LMMF nuk permban ndonje definicion ne lidhje me nocionin e marteses apo te kurorezimit, mirepo pavarsisht nga kjo martesa definohet si bashkesi jetesore e sajuar ne mes te nje mashkulli dhe nje femre ne pajtim me ligjin.
Si kushte esenciale per ekzistimin e nje martese konsiderohen - bashkesia jetesore duhet te jete e sajuar ne mes te personave me gjini te ndryshme, te ekzistoj pelqimi i vullnetit, dhe te jete e sajuar ne formen e parapare me ligj.
Pengesa martesore - konsiderohet ajo rrethane e parapare me ligj e cila e pengon martesen qe ajo te jete e plotefuqishme. Pengesat martesore, qofte absolute apo relative duhet te ekzistojne ne kohen e lidhjes se marteses.
Ndalesat martesore – jane faktet te cilat paraqesin pamundesi per lidhjen e marteses. Keto jane raporti i adoptimit dhe raporti i kujdestarise.
Me adoptim krijohen raporte juridike si ne mes te prindit dhe femiut, andaj edhe eshte e natyrshme qe kjo te paraqes ndalese martesore. E njejta gje vlen edhe per kujdestarine.
Forma e lidhjes se marteses- Per tu lidhur nje martese e plotefuqishme, pervec kushteve te tjera, ajo duhet te lidhet ne formen e parapare me ligj, meqe martesa eshte akt formal dhe solemn.
Solemniteti permbahet ne ate se martesa lidhet ne local te caktuar, para ofiqarit dhe me rastin e lidhjes se marteses bashkeshortet njoftohen mbi te drejtat dhe detyrimet e tyre, dhe me rastin e lidhjes se marteses duhet te jene te pranishem bashkeshortet dhe deshmitaret. Perjashtimisht, martesa mund te lidhet edhe jashte lokalit te caktuar dhe ne mungese te njerit bashkeshort , permes personit te autorizuar te personit qe mungon, mirepo ai person duhet te kete procure te vertetuar dhe kjo procure duhet te permbaje shenime per autorizuesin, te autorizuarin dhe per personin me te cilin lidhet martesa.
Martesat e pavlefshme-Nese nje martese lidhet, ndersa nuk kane qene te plotesuara kushtet e parapara per plotefuqishmeri te marteses, atehere ajo martese konsiderohet e pavlefshme. Si lloje te martesave te pavlefshme jane: martesa e paqene, martesa absolutisht nule, martesa relativisht nule.
Martesa e paqene – martese e paqene konsiderohet ajo martese me rastin e lidhjes te se ciles nuk eshte plotesuar ndonje nga kushtet qenesore te parapara me ligj. Te drejten e theksimit te marteses se paqene e ka prokurori publik, secili nga bashkeshortet dhe cdo person i cili ka interes juridik per tu konstatuar se ajo martese eshte e paqene.
Martesa absolutisht nule – si shkaqe te nulitetit absolut te marteses numerohen:
-martesa e meparshme e cilido bashekshort e cila eshte e vlefshme;
-semundja mendore dhe paaftesia per te gjykuar
-afersia e gjakut ne mes te perosnave qe kane lidh martese
-martesa e lidhur pa prezence te bashkeshorteve
-martesa qe nuk eshte lidhur me qellim te jeteses se perbashket.
E drejta e ngritjes se padise kur kemi te bejme me keto martesa, pos bashkeshorteve u takon edhe prokurorit publik edhe personave te tjere qe kane interes juridik qe kjo martese te shpallet absolutisht nule.
Martesa realitivisht nule –si martesa te tilla llogariten martesat qe jane lidhur nen ndikimin e dhunes, lajthimit dhe te miturit.
Pasojat e nulitetit jane te njejta si per rastin kur nje martese anulohet per shkaqe relative apo absolute. Pasojat qe shkaktohen me nulitet jane te natyres personale apo statusore dhe pasurore. Nder pasojat per te cilat me se shumit zhvillohen konteste gjyqesore jane ao qe kane te bejne me poziten e femijeve te perbashket, me ceshtjet pasurore dhe me te drejten e trashegimise.
Te drejtat dhe detyrimet e bashkeshorteve- Raportet e bashkeshorteve paraqesin nje teresi e cila ne vete perfshin te drejta dhe detyrime te llojeve te ndryshme, dhe si te tilla ato mund te ndahen ne:
-te drejta dhe detyrimete bashkeshorteve te natyres thjeshte personale;
-te drejta dhe detyrime te natyres personale pasurore
-te drejta dhe detyrime te thjeshta pasurore
Maredheniet pasurore te bashkeshorteve -Sa ju perket maredhenieve pasurore te bashkeshorteve, LMMF njeh; 1) pasurine e vecante; dhe 2) pasurine e fituar me pune gjate bashkesise martesore, si dhe te hyrat nga ajo pasuri.