E diela në Tiranë/ Rrëfimet e turistëve të huaj gjatë udhëtimeve nga Veriu në Jug

E diela në Tiranë/ Rrëfimet e turistëve të huaj gjatë udhëtimeve nga Veriu në Jug

tiran3-587x391.jpg

Një grua e huaj që ecën e vetme rrugëve të kryeqytetit, pasi ka vizituar për një javë jugun e Shqipërisë është një turiste, e cila ka zgjedhur Tiranën për të kaluar këtë të dielë me temperatura të larta. Ajo thotë se është nga Republika Çeke dhe quhet Vera Francakova.

“Eshtë thjesht 1 orë e gjysmë larg si fluturim, shumë afër. Kam disa kolege në punë që janë nga Shqipëria, Kosova si dhe vendet tuaja fqinje, ndaj i pyeta ato nëse ja vlente të vija. Ato më thanë po; dhe erdha për ta vizituar”.


Vera Francakova adhuron udhëtimet. E pashoqëruar ajo ka parë shtete të botës pafund. Ndonëse ka bërë miq të rinj gjatë udhëtimeve, në Shqipëri ndihet e sigurt, askush nuk e ka bërë të mendojë rrezikun edhe gjatë mbrëmjeve të vona.

“Jam udhëtare që kërkoj eksperienca të reja. Kam qenë në vende më të vështira për të lëvizur e vetme dhe më pak të sigurta; kështu që mendoj se këtu është qetë. Nëse kujtoj Indinë, për shembull një shtet shumë i madh ku duhet të jesh gjatë gjithë kohës vigjilente. Kam shkuar në Madagaskar, është gjithashtu një vend i këndshëm por që duhet të ruhesh, madje dhe në stacionet e autobusëve ndodhen ushtarë për të garantuar sigurinë. Ndërsa njërëzit në Shqipëri, më duken të gatshëm për të të ndihmuar” thotë Vera, e cila gjithashtu ka mësuar të mësojë fjalët e para në gjuhën shqipe “të lutem” dhe “faleminderit”.

Kurioze për të njohur Tiranën është dhe turistja italiane Mara Aglietti. Ajo thotë se miqtë e saj ndodhen në Durrës. “Miqtë e mi ndodhen në Durrës, ndërsa unë erdha të vizitoj Tiranën. Jam vetëm dhe nuk ndihem aspak në rrezik. Kam parë gatishmërinë e të gjithëve për të të ndihmuar. Është hera ime e parë në kryqytetin tuaj dhe po më pëlqen” – thotë Mara. Imazhi i krijuar për shqipërinë kanë bërë që turistët ukrainas të mendojnë dy herë ardhjen këtu.

“Kam dëgjuar shumë gjëra jo të mira për Shqipërinë, por Tirana të paktën po më duket një vend më europian dhe i sigurt se ç’mendoja. Interesante është se, këtu gjen dhe Lindjen edhe Perwndimin njëkohësisht” – shprehen ata, teksa vijojnë lëvizjen në rrugët e Tiranës, dhe padyshim me një foto në vende, që atyre u bën vërtet përshtypje./Top Channel
 

Attachments

  • tiran3-587x391.jpg
    tiran3-587x391.jpg
    69.2 KB · Shikime: 0
  • tiran3-587x391.jpg
    tiran3-587x391.jpg
    69.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top