E dhënë tronditëse: اdo i katërti person ka probleme mentale

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اdo i katërti person vuan nga çrregullimi mental apo neurologjik në sjelljet e tij. Problemi më i madh që del nga këtu është se këto raste të çrregullimeve nuk shërohen.
Qindra miliona njerëz në tërë botën vuajnë nga çrregullimet mentale dhe neurologjike në sjelle. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), më shumë se 154 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, më shumë se 25 milionë vuajnë nga skizofrenia, ndërsa 91 milionë të tyre kanë problem me alkoolin, derisa 15 milionë të banorëve të planetit të tokës ka probleme më drogën. Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu e sjell një fakt ‘tronditës’ se çdo i katërti person që është kontrolluar në institucionet mjekësore është konstatuar se vuan nga çrregullimet mentale, dhe potencohet se shumica e këtyre rasteve të çrregullimeve nuk janë diagnostifikuar, dhe kështu që as nuk mund të shërohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se këta persona më së shpeshti janë ‘të futur’ në izolimin social, në kualitetin e keq të jetesës, dhe është rritur edhe numri i tyre që kanë vdekur. Si arsyeje kryesor të kësaj gjendje ‘WHO’ i përmend shpenzimet gjithnjë e më të mëdha ekonomike dhe sociale të individëve.Bota Sot
 
1 ne kater mentale 1 ne kater seksuale kush ngeli une e nje tjeter :D
 
Back
Top