E dashur, je bërë e mërzitshme!

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0522071525923_m.gif


Vetëm me këto tri këshilla praktike, do t’ju tregojmë se si partneri juaj kurrë më nuk do t’ju thotë: “E dashur, je bërë e mërzitshme!”
1. Harrojini konfliktet e vjetra
Me rastin e debateve të zakonshme përmbahuni nga krahasimi i situatave aktuale me ato të kaluara dhe mos bëni gara me partnerin duke i numëruar gabimet dhe të metat reciproke. Duke u fokusuar në problemin momental dhe duke kontrolluar zemërimin, nuk do t’i përmendni gjërat nga e kaluara dhe kështu do të zvogëloni situatën e tensionuar.

2. Ndryshojeni veten, jo partnerin
Mendoni mirë se çka ju ka bërë që të dashuroheni në partnerin tuaj dhe a ju janë më të rëndësishme ato veti të cilat nuk ju pëlqejnë por edhe për të cilat e dini mirë që nuk mund t’i ndryshoni. Megjithatë, nëse nuk mund t’i pranoni të gjitha të metat e tij, mos e mundoni veten dhe partnerin tuaj, - kërkojeni fatin te tjetri. Përpiquni të gjeni mënyrën se si të merreni vesh në qetësi, ndërkaq me atë rast të mos e humbni dinjitetin.

3. Heshtja është ar!
Femrat në moshën e pjekurisë në shumë raste gjatë konflikteve mbrohen duke biseduar. Nga ana tjetër, meshkujt mbrohen duke u tërhequr dhe duke u mbyllur në vete. Gjëja më e dhembshme te meshkujt është ajo që nuk janë të denjë për atë që nuk janë mjaft të mirë. Bisedat më mirë bëni me mikeshën, ndërkaq me vepra, duke u mbështetur në këshillat e sipërme, tregoni partnerit se e doni. /Telegrafi/
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

skam pare ndonje koment tendin lum miku po te gjitha tema copy nga telegrafi
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

xhebrail, komentet e mia nuk kane rendesi, une po sjell temat nga telegrafi dhe komentet jane tuajat...qe nuk don te thote se nuk do te kyqem edhe une me komentet e mia.
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

Jo ore mik mua me shume me intereson mendimi jot se i telegrafit se po te duam te gjithe i shofim aty eshte pakme logjike te kemi diq tenden se diq qe mund ta shofim kur te duam ,ndersa postimet nga vetja jote mundem ti gjejme vetem ketu jo ne ndonje portal tjeter .


Pa keqkuptime MIk.
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

Me pelqen shume pjesa e pare te tema eshte shume e vertet
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

Mua me pelqejn te trija, por jam e sigurt se nuk i praktikojm. te paren e harroj, por ato dyja tjerat jane pak problem...
 
Titulli: E dashur, je bërë e mërzitshme!

Ndrysho partnerin me e mira qe do me pershtatej sepse nganjehere behen te vjetra si patikat e KOBE BRYANT ,eshte mire pak risi ne jete.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top