E ardhmja pa telekomanda!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
New-Picture-741.bmp


Ketan Banjara, një prej dizenjatorëve të PredictGaze, teknologjia e cila kombinon zbulimin e kërkimit të shikimit, njohje të gjestit dhe njohje të shprehjes së fytyrës, dëshiron të krijojë nje mënyrë më natyrore me të cilat mund të kontrollohet gjithçka; nga televizioni deri te automjetet.

Edhe pse shumica për herë të parë hasen me pajisjet me ekrane të ndjeshëm në prekje, Predict Gaze është një prej disa kompanive të cilat konsiderojnë se ardhmëria shtrihet në kontrollin pa prekje. Kjo, pasi në shumicën e pajisjeve sot ka kamera, ardhmëria e tillë nuk është vështirë të mendohet.

Teknologjia e tyre tani më po testohet në dyqanet në Japoni, ku kamerat ndjekin gjininë e blerësit dhe kohen e qëndrimit para vitrinave me artikuj të caktuar. Pronarët shpresojnë se informacionet e marra do ta përmirësojnë shitjen teksa artikujt më mirë renditen nëpër dyqan.

Mundësitë për shfrytëzimin e kësaj teknologjie janë të mëdha. Aplikacioni mund të varet nga parandalimi i fëmijëve që të shikojnë kanale të papërshtatshme televizive, e deri në ndjekjen e syve dhe paralajmërim përderisa shoferi ngrihet i përgjumur në timonin e automobilit të tij.

Teknologjia e kësaj kompanie e kombinon mundësinë për mësim mekanik dhe algoritmet e vizionit kompjuterik në softuerin të cilët mund të shfrytëzojnë edhe kamera standarde për të përcaktuar në cilin drejtim kush shikon, çfarë gjinie është personi, nëse qeshet dhe edhe shumë gjëra tjera. Softueri gjithashtu mund t’i njohë edhe gjestet e bëra pasi të aktivizohet aktiviteti i veçantë i pajisjes.

“Ne kemi mbledhur disa teknologji të ndryshme në një vend. Kjo shumë dallon nga ajo. Kjo është vetëm një teknologji e cila mund të njeh person, gjeste dhe shikime”, tha Banjara. Nga kompania thonë se të gjitha informacionet procedohen në pajisjen dhe prej atje nuk dërgohen në serverë të largët për shkak të procedimit. Gjithashtu asgjë prej asaj që incizon kamera nuk ruhet...//arenashqip.com
 
Pe: E ardhmja pa telekomanda!

Ehhh,cfar spo ben shkenca
 
Back
Top