E ardhmja e PDK-së, sikurse e SHIK-ut, e pasigurt!

Ylli-1

Etnoshqiptar
Bota Sot | 04.12.2013 17:10 • Nehat SHAQIRI

largea_thaci-veseli-shiku1386233051.jpg


SHIK-u fajtor për humbjen e bastioneve të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe nga ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Kadri Veseli, kanë pësuar tronditjen më të madhe politike deri më tani. Kjo parti në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës, ka humbur dy bastionet kryesore të saj Mitrovicën dhe Ferizajn, si dhe qytetin e Gjilanit. Përveç këtyre komunave, Partia Demokratike e Kosovës, ka humbur edhe shumë komuna të tjera, ku është vërejtur edhe zvogëlimi i votës së qytetarëve ndaj kësaj partie. Rreth bastioneve të PDK-së, dhe rolin e SHIK-ut gjatë këtyre zgjedhjeve, për gazetën “Bota sot”, kanë folur analist të ndryshëm të cilët vlerësojnë se PDK-ja dhe SHIK-u deri më tani kanë qenë vetëm vegla dhe si të tilla janë kuptuar nga qytetarët e Republikës së Kosovës. Pra, Partia Demokratike e Kosovës, në vitet e ardhshme pritet që të deklasohet nga qytetarët dhe vihet në dyshim e ardhmja e tyre politike.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top