E ardhmja e Donald Trump, presidentit të parë që i nënshtrohet dy herë votimit për shkarkim

Shiko fotografinë 1771792

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Demokratët kanë kaluar pragun për vota të mjaftueshme për të larguar nga posti. 232 anëtarë kanë votuar për të shkarkuar Trump, mes të cilëve janë edhe 10 anëtarë republikanë. Rezoluta e fajësimit akuzon Trump me një artikull të vetëm, “nxitje të kryengritjes”, për rolin e tij në trazirat vdekjeprurëse në Capitol gjatë javës së kaluar.

Edhe pse mandati katër vjeçar i Presidentit Trump skadon në mesditën e 20 janarit, projekt-rezoluta me katër faqe e Dhomës së Përfaqësuesve propozon ngritjen e akuzave për shkarkim duke theksuar se Presidenti Trump ka “demonstruar se ai do të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracinë dhe Kushtetutën nëse lejohet të vazhdojë detyrën dhe ka vepruar në kundërshtim të fortë ndaj vetëqeverisjes dhe sundimit të ligjit.”

Projekt-rezoluta citon akuzat e pabazuara të Trump se ai humbi zgjedhjet për shkak të manipulimit të votave dhe parregullsive gjatë numërimit të votave, presionin i tij mbi zyrtarët e zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për t’ia “gjetur” atij më shumë se 11,000 vota për të përmbysur fitoren e Biden në këtë shtet dhe thirrjet drejtuar mbështetësve të tij në një tubim të mërkurën e kaluar që të marshonin drejt Capitol për të bërë presion ndaj ligjvënësve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.

4a90e8ab-63ce-4ccc-8755-28567e34b110.jpg

Nuk është e qartë nëse udhëheqësit e Dhomës së Përfaqësuesve do t’i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh që mandati i Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse zoti Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimit të mandatit, do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtare në qeverinë federale në të ardhmen.

Përpara votimit të rezolutës të martën, zëvendëspresidenti Mike Pence i dërgoi një letër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës së SHBA, sipas të cilit nënpresidenti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një president të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra.

Historiku

Me prani të shtuar të trupave të armatosura të Gardës Kombëtare brenda dhe jashtë Capitolit, një debat emocional është zhvilluar të mërkurën në po të njëjtën sallë të Dhomës, ku ligjvënësit një javë më parë ishin strehuar poshtë tryezave dhe ishin pajisur me maska gazi, teksa turmat po përlesheshin me policinë përpara dyerve.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur këtë kryengritje, këtë rebelim të armatosur kundër vendit tonë të përbashkët”, ka thënë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, një demokrate, para se votimi të mbahej. “Ai duhet të shkojë. Ai është qartazi dhe bindshëm një rrezik për kombin që ne duam”.

Asnjë president amerikan nuk është shkarkuar më parë nga detyra nëpërmjet procesit të shkarkimit. Trumpi më 2019, Bill Clintoni më 1998 dhe Andrew Johnsoni më 1868 – ishin shkarkuar më herët nga Dhoma e Përfaqësuesve, por ishin shfajësuar më pas nga ana e Senatit. Shkarkimi ndodh në kohën e thellimit të ndasive politike në SHBA-në e plandosur nga pandemia, afër përfundimit të presidencës përplot trazime, në të cilën Trumpi qeverisi me mesazhin djathtist populist “Amerika në rend të parë”.

Kongresisti demokrat, Julian Castro, dikur kandidat presidencial, e ka quajtur Trumpin “burrin më të rrezikshëm që ka qenë ndonjëherë në Dhomën Ovale”. Kongresistja Maxine Waters e akuzoi Trumpin se dëshiron luftë civile, teksa demokrati Jim McGovern ka thënë se presidenti “ka nxitur tentim grushti shteti”.

Disa republikanë kanë argumentuar se iniciativa për shkarkim ishte gjykim i nxituar që i anashkalon procedurat e zakonshme, si seancat dëgjimore, dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të heqin dorë nga përpjekja në emër të unitetit dhe shërimit kombëtar. “Shkarkimi i presidentit brenda një kohe kaq të shkurtër do të ishte gabim”, ka thënë Kevin McCarthy, republikani kryesor në Dhomë. “Kjo nuk do të thotë se presidenti nuk është fajtor. Presidenti e bart përgjegjësinë për sulmin e së mërkurës në Kongres, prej anës së protestuesve”.

Aleatët më të ngushtë të Trumpit, si republikani nga Ohio, Jim Jordan, ka shkuar edhe më tutje, duke i akuzuar demokratët për veprime të nxitura kryekëput nga interesat politike.

“Kjo ka të bëjë me heqjen qafe të presidentit të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Jordan, të cilin Trumpi e kishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë, gjatë kësaj jave. “Gjithnjë për këtë kishte qenë, pa marrë parasysh të gjitha. Është fjala për opsesion”.

Shkarkimi është masa e paraparë nga themeluesit e Amerikës në shekullin 18 për t’ia mundësuar Kongresit largimin e një presidenti i cili, sipas Kushtetutës, ka ndërmarrë vepra “të tradhtisë, ryshfetit apo krimeve e kundërvajtjeve të tjera të larta”. Në rastin e shkarkimit përfundimtar të Trumpit, Kushtetuta amerikane parasheh që nënpresidenti, Mike Pence, të bëhet president dhe ta përfundojë mandatin e tij.

Dhoma e shkarkoi Trumpin pasi që ai i anashkaloi thirrjet për dorëheqje, ndërsa Pence iu shmang kërkesave të demokratëve për ta aktivizuar dispozitën kushtetuese për shkarkimin e presidentit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kishin votuar më herët për shkarkimin e Trumpit në dhjetorin e 2019-s, nën akuzën për abuzim me pushtetin dhe për pengimin e punimeve të Kongresit me anë të kërkesës adresuar Ukrainës për ta hetuar Bidenin dhe të birin e tij, Hunter, para zgjedhjeve. Mirëpo në shkurtin e 2020-s, Senati votoi për ta mbajtur Trump në detyrë.

Neni i shkarkimit të së mërkurës e akuzoi Trumpin për “nxitje të kryengritjes”, duke pretenduar se ka provokuar dhunë kundër Qeverisë amerikane në fjalimin para mbështetësve. Neni citon po ashtu telefonatën e Trumpit më 2 janar, në të cilën ai ia kërkon një zyrtari në shtetin e Georgias që “t’i gjejë” votues për ta përmbysur fitoren e Bidenit aty. Në fjalimin e 6 janarit, Trumpi i kishte përsëritur pretendimet për mashtrime të gjithmbarshme në zgjedhje dhe për parregullsi që ia “rrëmbyen” fitoren. U kishte thënë mbështetësve që “ta ndalin vjedhjen”, “të tregojnë forcë”, “të luftojnë më ashpër” dhe të përdorin “rregulla shumë më të ndryshme” ndërsa kishte premtuar të shkonte bashkë me ta në Capitol, ndonëse nuk e bëri.

“Nëse nuk luftoni me gjithë fuqinë, nuk do ta keni më vendin”, u tha ai. Demokratët tani mund gjithashtu të insistojnë për shkarkimin nëpërmjet gjykimit në Senat, në përpjekjen për ta çuar përpara votimin që do t’ia bllokonte Trumpit përhershëm kandidimin për këtë post.

BusinessMag.
 

Attachments

  • 4a90e8ab-63ce-4ccc-8755-28567e34b110.jpg
    4a90e8ab-63ce-4ccc-8755-28567e34b110.jpg
    316 KB · Shikime: 0
  • 4a90e8ab-63ce-4ccc-8755-28567e34b110.jpg
    4a90e8ab-63ce-4ccc-8755-28567e34b110.jpg
    316 KB · Shikime: 0
Amerikanve ka 4 vjet qe po u behet lavazh truri nga mediat vizive dhe sociale, kur te zgjohen do jete shume vone.

Cdo popull meriton qeverine qe ka...

Te ulesh taksat...
Te ulesh papunsine ne 3.6% (historiku me i ulet)
Te mendosh per amerikanet duke sjell korporatat amerikane te zhvillojne aktivitetin e tyre ne usa, qe perkthehet ne vende pune dhe zhvillim...
Te luftosh krimin dhe emigracionin ilegal...
Te vendosesh rregulla reciproke tregtie me pjesen tjeter te botes (ne vecanti me kinen)..
Mos hapesh fronte lufte siç eshte bere ne te kaluaren...e plot gjera tjera, nuk mjaftokan sepse bie ndesh me politikat zioniste pedofile qe kerkojne te vendosin rendin e ri boteror ?

Nje shprehje thote...paçi fat sepse do u duhet lol
 
Amerikanve ka 4 vjet qe po u behet lavazh truri nga mediat vizive dhe sociale, kur te zgjohen do jete shume vone.

Cdo popull meriton qeverine qe ka...

Te ulesh taksat...
Te ulesh papunsine ne 3.6% (historiku me i ulet)
Te mendosh per amerikanet duke sjell korporatat amerikane te zhvillojne aktivitetin e tyre ne usa, qe perkthehet ne vende pune dhe zhvillim...
Te luftosh krimin dhe emigracionin ilegal...
Te vendosesh rregulla reciproke tregtie me pjesen tjeter te botes (ne vecanti me kinen)..
Mos hapesh fronte lufte siç eshte bere ne te kaluaren...e plot gjera tjera, nuk mjaftokan sepse bie ndesh me politikat zioniste pedofile qe kerkojne te vendosin rendin e ri boteror ?

Nje shprehje thote...paçi fat sepse do u duhet lol
Jam nje nga ata qe ishte kunder Trump kur u zgjodh, madje parashikova qe nuk do e mbaronte mandatin por....duke pare cfare ka ndodhur e cfare po ndodh mendoj se Trump (megjithese ka metoda dhe qasje jo gjithmone te mirekuptueshme) ishte/eshte i vetmi qe mund ti kundervihet rendit te ri boteror
 
Jam nje nga ata qe ishte kunder Trump kur u zgjodh, madje parashikova qe nuk do e mbaronte mandatin por....duke pare cfare ka ndodhur e cfare po ndodh mendoj se Trump (megjithese ka metoda dhe qasje jo gjithmone te mirekuptueshme) ishte/eshte i vetmi qe mund ti kundervihet rendit te ri boteror

Trumpin vertet e hoqen ashu sic e hoqen, por ne kto 4 vjet u çorri masken zionistave, i ekspozoi me shume se kurre, dhe njerzit po zgjohen dalengadale dhe po kuptojne qe ajo qe po i ndodh botes ne kto momente nuk ka lidhje me pandemine por me nje eksperiement te frikshem qe do kete pasoja katastrofike ne te ardhmen.

Nese e mban mend para ca muajsh postova nje video dokument tip wikileaks tek tema Covid 19 qe kishte rrjedhur nga instanca te larta te shtetit kanadez dhe aty jepej me detaje hapat qe do ndodhin ne muajt e ardhshem me ceshtjen e plandemise dhe te gjitha pikat deri tani qe ishin ne at dokument po zbatohen një m'një ashu sic e kishte detajuar dokumenti.

Se di, por gjithe kto ngjarje nuk jane rastesi, eshte dicka shume me e madhe qe po luhet me njerzimin por qe jemi shume te dobet dhe te perçare per t'reaguar dhe per ta kuptuar te verteten. Jemi te kapur, dhe ne mediat sociale dhe vizive ka nje dezinformim te papare ne lidhje me gjithe kto ngjarje qe po ndodhin.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top