Dyndje në Vlorë.

Lauri

Anunnak
Ne foto: nga Mitorvica per ne Vlore

nga mitrovica.jpg

Bashkia e Vlorës prej disa ditësh ka nisur aktivitetet e shumta me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, të cilët kanë mbledhur shqiptarët nga të gjithë trevat shqipfolëse. Në hotelet e Vlorës ka një mbipopullim dhe fluks kërkesash, duke u nisur që nga kjo fundjavë.

“Sa më shumë i afrohemi ditës jubilare të 100 vjetorit, pra 28 Nëntorit, Vlora po prezantohet me shumë aktivitete, që nga mbrëmja e djeshme ku në teatrin “Petro Marko” të qytetit u organizua një mbrëmje gala. Kanë performuar me stilin artistik të tyre disa personalitete të shquar të skenës dhe ekranit shqiptar, si Artisti i Madh i skenës dhe ekranit Timo Flloko, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Adi Krasta, Rona Nishliu”, pohon nënkryetari i Bashkisë, Arben Beqiri, për gazetën Shqip.

Në datën 25 nëntor do të organizohet një aktivitet i madh nga grupet shqiptare të skenës dhe teatrit, por edhe me pjesëmarrës nga Kosova, Maqedonia si dhe trevat e tjera shqiptare. Ky aktivitet do të marrë karakter më të gjerë më 27 nëntor, ku mbrëmja do të ketë të ftuar personalitetet më të larta të vendit, deputetë, trupat diplomatikë, personalitete ndërkombëtare.

Po në këtë datë do të zhvillohet edhe një aktivitet sportiv mbarëkombëtar, ku emra të shquar të karatesë shqiptare në botë si dhe shumë sportistë do të matin forcat në Vlorë për nder të 100 vjetorit. Ky aktivitet është Kupa për Karatenë Shqiptare, ku do të marrin pjesë rreth 300-350 sportistë nga të gjithë trevat shqiptare.

Data 28 do të shënojë kulmin e aktiviteteve që do të nisin në orën 8:00 në Sheshin e Flamurit me këngë të karakterit historik e patriotik, për të vijuar në orën 9:00 me një festim madhështor.

Në orën 10:00 do të bëhet ngritja e flamurit nga Presidenti i Republikës, dhe pas ngritjes së flamurit nga Presidenti do të bëhen homazhe në varrin e Ismail Qemalit.

Pas këtij “protokolli’ aktivitetet do të vijojnë në Sheshin e Flamurit e më pas në koncertin jubilar të organizuar në pallatin e sportit “Flamurtari” në orën 11:30.

Më 13:30 kryetari i Bashkisë së Vlorës ka organizuar drekën zyrtare, ku janë të ftuar 380-400 pjesëmarrës në një nga resortet në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ndërkohë që koncerti që nis pas ngritjes së flamurit vazhdon deri në orët e para të 29 nëntorit.

Torta prej 15 m2 do të pritet nga Presidenti i Republikës në shkallët e monumentit të Pavarësisë.

Më 29 nëntor në orën 10:00 do të bëhen homazhe për nder të Dëshmorëve të Atdheut në Varrezat e Dëshmorëve të Qytetit, për të vijuar më pas me koncerte dhe mbyllja m e 29 Nëntorit bashkë me Natën e Bardhë në Sheshin e Flamurit.
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

Sa atmosfere e bukur...
Lum ju qe mund ta ndjeni nga afer... Se di me kush kishte shkruar ne forum, qe keto festa jane te ralla e prandaj duhen gezuar qe kemi rastin ti kalojme.

Torta prej 15 m2 do të pritet nga Presidenti i Republikës në shkallët e monumentit të Pavarësisë.

Si perfundim, u be monumenti? Apo behet fjala per sheshin e flamurit ne Vl?
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

Perurohet shtatorja e Isa Boletinit ne Vlore, vendoset ne sheshin Pavarsia
575296_10151107159802541_1217402199_n.jpg

72133_10151107202032541_1334390404_n.jpg

417119_10151107205847541_1380137808_n.jpg
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

Deri sa te jete gjalle tradhtia, n'goj fishekun e don alltia
Bisha..:) Isa Boletini
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

Nje nisme shume e bukur ,Vlora gjithmone i ka dyert te hapura per kedo , ne kete 100 Vjetor! :fla:
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

Ja dhe ti o Is Boletrimi me ne fund pran shokut tend Ismailit :P

Shum bukur paska dal :) Gjithmon kemi perit mysafir jo me ne kte reast te vecant qe do dohuej te ishi gjith shqiperia ane e mban me pelqen inicativa dhe ideja qe kan marr nga qytetet e kosoves Baravo :) :)
 
Titulli: Dyndje në Vlorë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top