Dyluftimi me Presidenten

xhebrail1

INTERIST
Shkruan Agim Muhaxheri


Për herë të parë në historinë e proceseve te ne, presidentja e shtetit padit në gjyq një gazetë, Indeksonline ! Gazetarët merren edhe me presidentët, shkruajnë për sjelljet e tyre të hijshme e të pahijshme… Zakonisht i nxjerrin në pah të metat. Fjalëvrasësit në Kuvendin e Shqipërisë, ish – kryemistrin Sali Berisha e kanë “bombarduar” duke i dhënë epitetet nga më të ndryshmet. Gazetarët kanë raportuar. Ka pasur prej tyre të jenë paraqitur tendencioz ndaj Sali Berishës, por ky i fundit nuk është marrë me ta, nuk i ka paditur në gjyq. Para një shekulli, gazetarët kanë shkruar për vdekjen e turpshme të presidentit francez Felix Faure. Si ra në kurth kryeministri serb Ivica Daçiq gjatë një interviste televizive me një bukuroshe, drejtuesen e emisionit që s’kishte vënë mbathjet… E kanë kritikuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila “nuk di të vishet mirë”… Askush s’mund t’i mbyllë gojën gazetarëve, ngase kjo bie ndesh me parimin kushtetues: Garantohet e drejat për informim

Vazhdon dyluftimi me Presidenten e shtetit tonë Atifete Jahjaga. Ajo është paditëse, ndërsa i paditur Indeksonline. Belaja ndodhi, pse kjo e fundit e nxori presidentën në një pozitë “të palakmueshme”. Lajmi mori dhenë, mori vesh gjithë dynjaja.

Kjo gazetë online, pritet të dërgojë kundërshtimin në gjyq ndaj masës së përkohshme të sigurisë, të propozuar nga paditësja private (zonja Jahjaga).

اështja thelbore është kjo. Indeksonline pretendon se nuk ka shkelur ligjin, se fotografia e publikuar për presidenten nuk është e retushuar, montim…, por autentike. Ndërkaq, presidentja mendon ndryshe.

اfarë do të jetë rrjedha e këtij procesi të pazakontë ?

E përdora shprehjen “të pazakontë”, ngase në historinë e proceseve te ne, për herë të parë një presidente e shtetit, presidentja jonë e nxjerrë në gjyq një gazetë online (Indeksonline). E padit për shpifje dhe fyerje.

Shpifja nënkupton:Fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen me qëllim për të përlyer nderin a emrin e mirë të dikujt… Ndërsa, folja fyej, fyhem ka kuptimin: E cënoj, e prek në nder a në sedër dikë, poshtëroj.

Shpifja dhe fyerja është një vepër penale, specifike, që nuk ndiqet ex oficio, nga prokurorët, por vetëm nga paditësit privat. Edhe këtu vlen parimi “audiatur et altera pars” !

Ndonëse gjyqet janë në shërbim të shtetit, ato me Kushtetutë janë institucione të pavarura, gjykojnë ndonjë çështje të diskutueshme, penale o civile, japin për to vlerësimin, e ndajnë drejtësinë përmes vendimeve të tyre (aktgjykimeve) në emër të popullit.

Në historinë e proceseve gjyqësore, ka pasur raste kur gjyqet kanë qenë pre e politikës, të ndikuara nga pushteti. ثshtë i njohur procesi i Alfred Drajfusit, i cili pa të drejtë u dergj pesë vjet në ishullin e djallit, pastaj në procesin e përsëritur doli i pafajshëm. Drajfusi është sinonim i të pafajshmit.

Gjithnjë, çdo herë, në çdo kohë, gazetarët janë marrë më presidentët. Presidentët janë persona publik, ata i “kap” gazeta. Për një gaf, lëre më ndonjë krim, nxirren në gazeta. Nëse gazetarët heshtin, bien në provimi.

Ka raste në histori, kur presidentët kanë vdekur në mënyrë të turpshme. Në histori është i njohur rasti i presidentit frances Felix Faure, i cili në pallatin e Jelisesë (1899) vdiq gjatë aktit ****ual me të dashurën e tij, Marguerite Steinheil, e lindur Japy. Më vonë. Marguerita – e quajtur “Megi”, dashnorja e njerëzve të elitës, prokurorëve të shtetit, industrialistëve…, akuzohet për vrasje të dyfishtë, të burrit të saj, piktor dhe të ëmës… Ky proces ngriti në këmbë Parisin. Procesin e saj e ka ndjekur gazetari i mirënjohur francez Marcela Guilemard. Ai e ka përshkruar “Megin” si “të akuzuaren e lindur dhe ekzibicioniste. Publiku ishte në anën e saj”. Për mungesë të provave, gjyqi e liroi këtë të akuzuar. Kjo ngjarje ndodhi në kohën e Drajfusëve dhe Antidrajfusëve. Publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë” jep hollësitë e këtij procesi. Kapitullin e pare të librit e nis me “Megin” duke e titulluar – Intriga shtetërore:

Dashnorja e presidentit.

Gazetarët i “ngucin” burrë shtetasit. E kanë ngucur edhe gjermanen, Kancelarën Angela Merkel se “nuk di të vishet mirë”.

Fjalëvrasësit në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministrin Sali Beisha e kanë quajtur kriminel, vrasës, legen, Sali serbi, Sali Gërdeci… e çfarë jo tjetër. E kanë njollosur edhe gazetarët. Por Berisha, i ka gëlltitur epitetet e ndryshme, nuk është marrë me gazetarët, nuk i ka paditur në gjyq. Gazetarët kanë shkruar edhe për pasardhësin e tij, kryesocialistin Edi Rama, i kanë nxjerrë fotot e tij “të palakmueshme”. Për të kanë shkruar se si ai i ka ngrehur veshin një ambasadori shqiptar, njëriut të rivalit të tij, Sali Berishës… Rama me të marrë postin e kryeministrit të shtetit, në zyren e tij ka hequr fotografinë e presidentit të shtetit, Bujar Nishanit (njeriut tw Sali Berishës) dhe ka vënë fotografinë e Ismail Qemajlit…

Gazetarët kanë shkruar rreth video - përgjimit Meta – Prfti…

Një kanal televiziv serb e nxjerrë Ivica Daçiqin duke bërë intervistën me një bukuroshe, drejtuesen e emisionit ‘pa mbathje’. Daçiqit i shkuan sytë kah zogu i saj… Mbeti enigma. Ia kurdisën Daçiqit këtë “spektakël”, apo jo ?!

T’i kthehemi temës, aty ku e nisëm shkrimin me presidentën tonë. Nëse ajo nuk ka prova e fakte, i autorizuari i saj Selim Selimi vetëm mund të ngrit flamurin e bardhë. Ndërkaq, gjyqi të merr vendim: Refuzohet padia e paditëses private si e pabazuar juridikisht.

Gjyqi nuk është pazar, ku shiten specat e patëlxhanat, as kafe e rakisë të flet kush çka t’i teket. Aty ndahet drejtësia. Këtu nuk vlejnë emocionet. Gjykatësit e mbështesin vendimin e tyre për akëcilën çështje vetëm në bazë të provave, fakteve juridike, jo thashethemeve, supozimeve. Gjithnjë e kanë parasysh thënien e vjetër të së drejtës romake kur gjykatësi i është drejtuar prokurorit, paditësit: “Daho mihi facta, dabo tebi ius” ( Mi jep provat, ta ndajë drejtësinë).

Jemi në shekullin 21. T’i mbyllësh gojën gazetarëve, t’i kërcënosh, një veprim i tillë bie ndesh me parimin kushtetues: Garantohet e drejta për informim.

Gazetarët ia “hangrën shpirtin” ish-kryeministrit italian Silvio Berluskonit. I nxorën në gazeta fotot, i shoqëruar me të dashurat e tij. Milanon, por edhe Romën e ka ngritur në këmbë edhe procesi gjyqësor i Berluskonit, i akuzuar për marrëdhëniet ****uale me të miturën, marokenen Karima el Marug, e njohur si Rub.

Pikëerisht gazetarët e rrëzuan presidentin amerikan Riçard Nikson. ثshtë e njohur Afera Watergate.

Jo vetëm në Amerikë, por edhe gjetiu, atu ka ka demokraci të zhvilluar, para gazetarëve dridhen presidentët si thupra. Ndërkaq, ne i kërcënojmë…

Demokracia vlen si për presidentët, si për gazetarët… Demokracia s’është as tren, as autobus... Ajo (demokracia) nënkupton sundimin e ligjit./Indeksonline/
 

Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 4 21.1%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 6 31.6%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 6 31.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 15.8%
Back
Top