Dy vetëvrasje, në Durrës 30-vjeçari hidhet nga kati i 7, në Lezhë babai....

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
... i dy fëmijëve qëllon veten
bie-nga-pallati-300x237.jpg

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë pasdites së sotme në Durrës dhe Lezhë, ku dy persona kanë vendosur që t’I japin fund jetës së tyre.

Sipas policisë, një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtatë i një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e plazhit në Durrës, ku 30-vjeçari me inicialet D.T është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por dyshohet se 30-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje depresive.

Martin Pergjoni ndërkohë, babai i dy fëmijëve është gjetur i pajetë në një kënetë pranë bregdetit të Tales, vend në të cilin edhe kulloste bagëtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri automatik, ndërsa mendohet se 40-vjeçari ka qëlluar veten, pasi i është gjendur vetëm një plagë në pjesën poshtë kokës të shkaktuar nga një plumb i vetëm. Dyshohet që shkak për këtë ngjarje të ketë qenë gjendja e vështirë ekonomike e tij.

TemA
 
Titulli: Dy vetëvrasje, në Durrës 30-vjeçari hidhet nga kati i 7, në Lezhë babai....

Bombastik mu ke bo si faqja e zeze e gazetave.
 
Back
Top