Dy vende (Urtesi)

Kresha

A pretty face can never trick me
* Ne dy vende qaj se s’ka problem : kur te iken nje pune e mire qe e pate ne dore dhe kur te kthehet nje gjynah qe e pate braktisur.
* Ne dy vende gezohu se s’ka problem : nje pune e mire qe Zoti ta ka mundesuar dhe nje miresi qe dikush ta ka treguar.
* Ne dy vende mendohu gjate dhe nxirr mesime : nje i forte qe Zoti e shkaterroi dhe nje dijetar qe Zoti e poshteroi.
* Ne dy vende mos rri gjate : nje gjynah para Zotit, pasi e ke lene dhe nje te mire para njerezve pasi e ke bere.
* Ne dy vende mos u trego i shkujdesur : kur percjell te vdekurin dhe kur sheh katastrofa natyrore.
* Ne dy vende mos neglizho ne te shpenzuar : ne ruajtjen e shendetit tend dhe ne ruajtjen e nderit .
* Ne dy vende mos te te vije turp se je doreshtrenguar : kur shpenzohet per mekat dhe kur shpenzohet pa nevoje.
* Ne dy vende harroje veten tende : kur te qendrosh para Zotit dhe kur ndihmon ate qe te kerkon ndihme.
* Ne dy vende mos u bej mendjemadh : kur ben detyren dhe kur ulesh me nje njeri te thjeshte.
* Ne dy vende mos u trego modest : kur lufton me armikun dhe kur ulesh me mendjemadhin.
* Ne dy vende shto sa te kesh mundesi : ne kerkimin e dijes dhe ne punet e mira.
* Ne dy vende pakeso sa te mundesh : ne teprimin e ushqimit dhe zenien me pune te kota.
* Ne dy vende rezervo per ditet ne vazhdim: ne shendet dhe ne rini.
* Ne dy vende mos u mashtro nga e qeshura : e qeshura e mendjemadhit me ty dhe e qeshura e hallexhiut para teje.
* Ne nje gje mos e lidh zemren vetem se me dy : ne jeten tende pervec se me Zotin dhe profetin e Tij.
* Ne nje vend mos bej vetem se nje gje : para se te japesh shpirt mos mendo pervec meshires se Zotit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top