Dy vellezer sulmojne me thike e sopat nje 21 vjecar

TIGRI

Anëtar i ri
E Diele, 26 Tetor 2008


Korce- Dy vellezer kane masakruar me sepate, nje te ri nga rrethi i Korces, jeta e te cilit eshte vene ne rrezik. Nje grindje banale ne nje lokal te fshatit Sovjan ka shkaktuar per pak tragjedine ndaj 21 vjecarit, Marsel Dautllari i cili eshte konfliktuar me vellezerit Malo, ndonese grindja sipas policise ka qene per motive banale. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sovjan te rrethit te Korces rreth ores 15.00 te dites se djeshme. Vait dhe Agim Malo kane qene duke pire ne nje lokal, teksa ne te njejtin ambient ndodhej dhe 21 vjecari i cili eshte ngacmuar nga vellezerit, me te rritur se ai. I riu mesohet te kete qene ne nje tavoline tjeter, ndersa ka marre te fyerat e para nga dy vellezerit qe ishin ne gjendje te dehur. Vellezerit Malo, jane larguar fillimisht nga lokali, kurse Dautllari vazhdonte te qendronte me miqte e tij. Mesohet se pasi jane larguar nga lokali dy vellezerit kane shkuar dhe kane marre nje sepate ne shtepi, si dhe nje thike. Sa hap e mbyll syte ata kane ardhur serish ne lokal dhe kane qelluar te riun. Bashkefshataret te cilet kane qene ne vendngjarje nuk kane mundur dot te nderhyjne per te parandaluar krimin, pasi jeta e tyre rrezikohej nga reagimi i vellezerve Malo. Policia eshte njoftuar nga banoret e fshatit, ndersa i plagosuri ne gjendje te rende eshte transportuar per ne spitalin e Korces. Sipas burimeve zyrtare nga ky spital mesohet se Marsel Dautllari ndodhet ne koma dhe situata e tij shendetesore eshte mjaft e rrezikuar per momentin. Policia e Korces ka bere te mundur arrestimin ne kushtet e flagrances te dy vellezerve Malo, te cilet jane kapur gjate tentatives per t'u larguar nga fshati i tyre dhe per t'u fshehur. Mbi ta rendon akuza e plagosjes se rende me dashje, ne bashkepunim.
 
aman se keto gjera eshte turp ti botosh neper gazeta.......
se kuptoj a jane njerez,apo kafshe?
 
U be dhe lalka te gjuaje me sopate? :p
 
po per zotin..arsyetojne kafshet me teper.........
se kuptoj si i thote mendja nje gje te tille..e nuk i justifikon hic fakti qe ishin te dehur....
 
hajde akuz hajde, tentat plagosje ncncnc, ajo quhet atentat vrasje..
 
Cdo komb ka njerez te tille.Nese shteti mungon ata gjejne terrenin e pershtatshem per te vepruar.Shteti ne Shqiperi eshte me teper se percaktimi formal.Shtetaret shqiptare nuk kane kuptuar akoma cila eshte detyra e tyre kryesore e punes.
 
eee cbehet ne kete bot...jemi 500 vjet mbrapa... perpara skenderbe!
 
ja se cjane njerzit .. po kur them une qe duhet te shuhet njehre ky njerezim dhe te linde nje i ri ..se ky njerezimi i sotem na turperoi token meme
 
popull hakmarres jemi ne
 
Back
Top