Dy të rinj shkëmbejnë zjarr në kazino, plagoset njëri prej tyre

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Fier

Arrestohen dy të dyshuarit Arbër Muçaj dhe Orges Nallbani. U sekuestrohen edhe armët

Përleshen me armë në kazino, njëri plagoset, tjetri shpëton mrekullisht. Dy të rinj nga qyteti i Fierit janë konfliktuar me armë me njëri-tjetrin pak pas mesnate, rreth orës 00.30, teksa kanë qenë duke luajtur në një sallë lojërash fati në lagjen “Apolonia”. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, të cilat sqaruan se dy të rinjtë, që për pak janë vrarë me njëri-tjetrin, janë vënë në pranga. Sipas njoftimit të policisë, Arbër Muçaj, 24 vjeç dhe Orges Nallbani, 27 vjeç, që të dy banues në Fier, janë ndaluar për veprat penale të “vrasjes me dashje” e mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Sipas burimeve të bluve, dy të rinjtë kanë qenë në sallën e lojërave të fatit në ambientet e bar “Piaca”, në qendër të qytetit, kur pas një konflikti për motive të dobëta, kanë shkëmbyer zjarr të ndërsjellët me njëri-tjetrin, duke përdorur armë zjarri pistoletë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i plagosur në krah 24-vjeçari Arbër Muçaj, i cili menjëherë pas ngjarjes ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga burime të tjera të gazetës mësohet se 24-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë TT, si dhe dy gëzhoja. Ndërsa nga një kontroll i ushtruar në banesën e 27-vjeçarit Orges Nallbani janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 57 fishekë dhe një thikë.

G.SHQIP
 
Pe: Dy të rinj shkëmbejnë zjarr në kazino, plagoset njëri prej tyre

Eh medet...Keputen njerezit si te ishin pula...
 
Back
Top