Dy sulme me bomba në Greqi

redi-

Anëtar i Respektuar
Në Greqi ka pasur dy sulme me autobomba, njëri në kryeqytetin e vendit Athinë dhe tjetri në qytetin verior të Selanikut.
Bomba në Athinë shpërtheu para ndërtesës së bursës, duke thyer dritaret dhe vënë zjarrin automjeteve të parkuara aty pranë. Një grua ka marrë lëndime të lehta.

Bomba në Selanik shkaktoi dëme të vogla materiale në ndërtesën e Ministrisë së Maqedonisë dhe Trakës.

Për tri orë rresht, autostrada pranë së cilës ndodhet Bursa ishte bllokuar, ndërsa të bllokuara mbeten ende rrugët rreth ministrisë në Selanik.

Autoritetet e bursës kanë menduar fillimisht që të pezullonin aktivitetin, por më pastaj e ndryshuan vendimin e tyre.

Për të dy shpërthimet kishte pasur telefonata paralajmëruese në një stacion televiziv dhe një gazetë, tha policia.

Ende nuk ka të dhëna për autorësinë e shpërthimeve, por dyshimet më të mëdha për shërthimin në Athinë drejtohen ndaj organizatës guerrile Lufta Revolucionare, e cila është përgjegjëse për një sërë aktesh që cilësohen si terroriste gjatë vitit të fundit.

Para katër muajsh, një shpërthim autobombe që përmbante 50 kilogramë eksploziv, ishte tentuar në selinë e bankës Citi Bank në Athinë, por detonatori ishte çaktivizuar në kohë nga policia.

Përgjegjësinë për atë tentivë më vonë, e kishte marrë Lufta revolucionare.

Shpërthimet ndodhin në momentin kur brenda ditës pritet një mesazh televiziv i kryeministrit Karamanlis, i cili nuk përjashtohet të shpallë zgjedhje të parakohshme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top