Dy stilet strategjike te menaxhimit të epidemisë në krahasim.

Propozoj një hipotezë në lidhje me stilin e menaxhimit të adoptuar në Europë dhe në vendet e tjera. Nënvizoj që është thjesht një hipotezë, sepse ndryshe për ta përforcuar ate duhen kompetenca, informacione statistike, epidemiologjike dhe ekonomike, që nuk shpiken. Pranohen kritikat dhe kundërshtimet rrënjësore.
Hipoteza është kjo ; stili strategjik menaxhimit të epidemisë pasqyron etiken dhe mënyrën e kuptimit të interesit kombëtar, gjithashtu dhe prioritetet politike te shteteve dhe, në mënyrë më te vogël te kombeve me popujt e tyre.Zgjedhja e stilit strategjik të menaxhimit është thjesht politikë.
Stilet e menaxhimit në këtë rast janë dy.
1) nuk merren masa për infektimin, fokusohet gjithçka në shërimin e të sëmurëve (modeli, britanik ,gjerman, pjesërisht francez).
2) merren masa për infektimin duke shpallur situata të jashtëzakonshme (metoda, kineze ,italiane ,jugkoreane) në mënyrë që të përmbahet sa më shumë.
Dikush zgjedh metodën e bën llogaritë humbje/ përfitim, dhe zgjedh me vetëdije të sakrifikojnë e pjesë të popullsisë.Ky numër njerëzish është pak a shumë e madhe sepse varet nga përgjigjja e sistemit shëndetësor kombëtar, sidomos në lidhje me numrin e vendeve për terapi intensive.
Mesa kuptoj, korona virus është shumë infektive pak vdekje prurëse në përgjithësi por shumë e lartë (10%) ndër të sëmurët që kanë nevojë për terapi intensive. Në qoftë se situata është kështu, dhe nëse do të kemi një infektim masiv të popullit - në Gjermani, psh , Merkel parashikon 60-70% të infektuar - asnjë shërbim shëndetësor kombëtar nuk përballon një përqindje të larte per sherimin me terapi intensive, një pjesë e saj do te denohet para kohe. Kurse përqindja e atyre në rrezik vdekje do të jetë pak a shumë e madhe në varësi patjetër të sistemit shëndetësor, në përbërjen demografike të popullit (rrezikojnë gjithmonë të moshuarit) dhe të disa faktoreve të paparashikueshëm si për shembull ndryshimi e karakteristikave të virusit
Rezultati i këtij arsyetimi është ky:
1) adoptimi i modelit 2 (përmbajtja e infektimit) prodhon humbje ekonomike të forta.
2) numri i popullsisë që rrezikon vdekjen është e përbërë nga të moshuarit dhe të sëmurët, kështu që vdekja e këtyre personave nuk rrezikon sistemin ekonomik, aq më tepër forcon duke lehtësuar sistemin shëndetësor, pensionist , dhe socialë në një periudhë mesatare, duke i dhanë impuls ekonomisë, falë pasurisë që, siç ka ndodhur në epidemitë e te kaluares, rritë të ardhurat rinisë të cilët kanë prirje më të madhe harxhimit ne krahasim.
3) Sidomos, zgjedhja e modelit 1 rrit relativisht forcën ekonomike dhe politike të vendeve që e ushtrojnë , në krahasim me konkurrentët e vendeve që praktikojnë modelin 2. Ky avantazh lejon që humbjet te shkarikohen në vendet qe përdorin metodën 2. Duke përfituar nga vështirësitë e konkurrentave 2 , kompanitë e vendeve 1 do të munden t'i zëvendësojnë kompanitë e vendeve 2, duke zaptuar pjesë të rëndësishme të tregut dhe duke imponuar atyre në një periudha mesatare hegjemoni ekonomike dhe politike.
Natyrisht ,per aplikimin e modellit 1 jane te nevojshme dy kushte:nje qender drejtimit politik shteteror i orientuar tradicionalisht ne mbrojtjen e interesave kombetare ne menyre rrenjesore dhe cinike( rasti i Anglise dhe Gjermanise);nje dishipline te forte sociale(ja pse aplikimi i modelit 1 nga Franca do te jete problematike dhe to te vezhgojme nje ndryshim strategjije ne modelin 2). Aplikimi i modelit 1, dmth ngjan shume si nje stil strategjik lufte.Zgjedhja me vetdije e sakrifikimit te nje pjese te popullsise ekonomikisht dhe politikisht te dobet dhe pak te dobishme ne avantazh te fuqise qe mund te zhvillojne nje sistem ekonomik-politik, i lehtesuar nga “pesha” per te luftuar ne menyre me te efektshme, eshte pikerisht nje zgjedhje tipike e nevojitur ne kohe lufte,qe behet normale sepse e domosdoshme, si p.sh te privilegjohen kurat mjekesore e furnizimet ushqimore te luftetareve ne krahasim me te tjeret, femrat,moshuarit,femijet,ne limitin moral te imponuar popullsise, qe eshte gjithashtu e domosdoshme te mbeshtetet.
Shtetet qe aplikojne modelin1, dmth , nuk veprojne sikur konkurrentet e tyre jane kundershtare,por si armiq, eshte sikur gara ekonomike te jete nje lufte, qe ndryshon nga lufta tradicionale vetem per faktin qe nuk ulen ne fushe ushtrite.Zhvillimi i nje lufte te tille, sepse pikerisht eshte nje lufte e mbuluar do te jete e forte dhe e pameshireshme ,sepse nuk ka vend as per te drejtat e luftes,qe p.sh ndalon keqtrajtimet ose me keq vrasjen e civileve .Si perfundim, zgjedhja e metodes 1 favorizon, ne vleresimin strategjik, perfitimin e menjehershem( arritjen me nje aksion te shpejte dhe te eger nje avantash strategjik mbi armikun), ne krahasim të periudhës së gjatë.

Sipas arsyetimit më sipër në lidhje me shtetet që aplikojnë modeli 1 është më e thjesht te dallosh stilin etik-politik të shteteve që aplikojnë modelin 2.
Ne Kine, padyshim qendra politike drejtuese din shumë mirë që gara ekonomike është komponent vendimtar ne luften hibride. Ishin pikërisht dy kolonela kinez Liang Qiao dhe Xiangsui Wang , që përpunuan një tekst për luftën asimetrike (libri "Guerra senza limiti").
Besoj që qendra drejtuesi kineze ka zgjedhur mesa shikohet me sukses metoden 2 disa arsye: a)karakteri i komunitetit kinez, te cilen koncepti liberal i individit dhe koncepti katolik i personit kanë një domethënie vogël pothujse edhe zero b) respekt të thellë për të moshuarit dhe paraardhësit transmetuar nga filozofia Kung Fu c) një vlerësim strategjik largpames që mund të lexohet në disa fraza te Sun Tzu, personi që frymezoi stilim strategjik kinez: "fitorja rrealizohet kur udhëheqësit dhe të udhëhequrit janë të frymëzuar në të njëjtën ide" dhe "një udhëheqës koherent lejon njerëzit të zhvillojnë një besim që ambienti tyre është i pastër dhe i besueshëm, dhe që ja vlen te luftosh per atë".
Ne terma te tjera mendoj që qendra drejtuese kineze ka vlerësuar se avantazhi strategjik në një periudhë të gjatë qe do të mbrojnë dhe forcojnë bashkimi social dhe kulturor te popullit do të tejkalojnë humbjet ekonomike e periudhës mesatare. Sepse " rrugët që të tregojnë suksesin janë tre" : 1)Ta kuptosh kur mundesh apo jo të luftosh 2) Aftësi përdorimit të forcave të shumta apo të pakta 3) Të rrënjesosh të njëjtat parime udheheqesve ashtu edhe te udhehequrve.
Ne rastin Italian , zgjedhja - persa keq e menaxhuar - të modelit 2 mendoj që mvaret nga keto arsye 1) Ne fushën kulturore,nga natyra e civilizimit Italian dhe evropian pre-modern e brymosur ashtu siç eshte me një ndjeshmëri pre-krishtere , fshatare dhe mesdhetare për familjen dhe krijimin si koncept, pastaj pjesërisht i brymosur nga Katolicizmi i kunder reformuar dhe , nga Barocco: një bindje e vjetër kjo në kohë që, vazhdon të veprojë edhe ne protestantizmin e Kishes katolike të sotme,apo të hegjemonise kulturore aktuale, liberalizimin ideologjik dhe ekonomik 2) Gjithmonë në fushën kulturore, nga paqifizmi i ndertuar nga kapitullimi i luftës ll botërore, e përndjekur me perpara nga e majta komuniste, më vonë nga bota katolike, pastaj nga drejtuesit liberal progresist UE : nje paqifizem qe pjell shprehje qesharake si : ushtarët e paqes dhe neglizhon dimensionin tragjik të historisë 3) Në planin politik siç u shikua rremuja institucionale, ku nivelet vendosese renditeshin njera mbi tjetrën duke u penguar në menyre reciproke ne konfliktin Shtet/ Rajon në fillimin e krizez epidemiologjike, apo ne preokupimet elektorale të partive; ashtu edhe ne autoritetin e Shtetit, problem Italian antik ky 4) Ne planin politik- operativ, nga një pazotsi e klasave drejtuese, në të cilat dekada seleksionime per se mbrapshtit dhe zakoni i shkarkimit të pergjesise, zgjedhjes me motivet relative të saja mbi shpatullat e Evropës kane krijuar nji " forma mentis" qe çon gjithnjë e me teper në rrugën e rezistencës me të vogël : qe ne kete rast eshte zgjedhja të përmbajnë infektimin,sepse për të zgjedhur triage-in e luftes te masave ( sido të gjykohet dhe unë e gjykoj shumë negativisht) duhet një kapacitet vendosje politike shumë të fortë.
Ne fjalë të tjera , zgjedhja italiane e modelit 2 ka arsye siperfaqesore dhe të vetëdijshme të difekteve politike e institucionale , dhe arsye të thella gjysmë të vetëdijshme ne dhuntinë e civilizimit dhe të kulturës ne të cilen, tashmë gati pa e kuptuar më, Italia vazhdon të frymezohet, sidomos në momentet e veshtira: kemi qenë patjetër human dhe njerzor ,e mbase largpamës,pa e kuptuar mirë pse. Por ishin , dhe per kete duhet të falenderojmë të parët tanë, "Lari" kulti i të cilëve, me emra të tjerë mbase , hup nder shekuj ;dhe që pa e kuptuar,sot nderojmë e adhurojmë duke bere aq sa e muajtur per baballarët, nënat,gjyshat, edhe pse nuk sherbejnë me per asgjë.
Do të kishte qeshur Sun Tzu e mbase edhe Hegel ne verifikimin që të dy modelet imponojnë metoda operative ekzekutimit të kundërta në krahasim me stilin strategjik.
Ekzekutimi i modelit 1 (nuk përmbajnë infektimin, sakrifikojmë qellimisht një pjesë të popullsisë)nuk kerkon asnjë masë për reduktimin e lirise: jeta e perditshme vazhdon si me perpara ,perveç qe shumë persona që semuren dhe një perqindje jo saktësisht e parashikueshme të tyre, në pamundësinë për tu kuruar për arsye kapacitetit te sherbimit shendetësor ,vdes.

Ekzekutimi i modelit 2 (përmbajmë infektimin për të shpëtuar të gjithë të mujturit ) kerkon aplikim masash të rrepta ne reduktimin e lirise personale,biles kerkohet , për të qenë koherent, një diktaturë për sa e butë dhe e përkohshme, qe te garantojnë unitetin e komandes nga shperthimi i pasioneve jo razionale. Operativisht, drejtimi i një situatë të tillë ne modelin 2 duhet të behët nga Ushtria, që ka kompetencat teknike ashtu dhe strukturat e rrepta hierarkike të duhura.
Perfundoj duke thënë qe me pelqen qe Italia ka zgjedhur të shpëtojnë të gjithë të shpetueshmit.Po e ben ne nje menyre te ngathet, e nuk e din mire pse po e ben: por po e ben. Kete here eshte e thjeshtë për tu thënë: right or wrong,my country.
Roberto Buffagni.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top