Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Nga Albana Nexhipi

Të festosh apo të protestosh? Kjo është dilema e madhe që gërryen çdo 8 mars, viteve të fundit, mendjen e zemrat e atyre që duan një pozitë më të mirë për femrat në shoqërinë shqiptare, e cila, me thënë të vërtetën ka ndërtuar një qasje jo të shëndetshme ndaj gjysmës tjetër që ndërton njerëzimin dhe mbrujt ekzistencën. Janë thënë e ç’nuk janë thënë për të gjitha ato që mblidhen e hanë nga një picë, që kërcejnë me shoqja-shoqen si dikur mbrëmjeve të vallëzimit në komunizëm, për ato që “harbohen si ezhdërha” lokaleve të natës, duke shijuar po me sho-shoqen zhveshjen e ndonjë striptisti muskuloz, të cilave s’u vjen zor, por zgjedhin këtë lloj “shfrenimi” me alkool e dajre, në vend të protestave të organizuara me pankarta, (shoqëruar mundësisht me ndonjë përplasje me policinë, siç është bërë rëndom zakon i protestave civile shqiptare).

ثshtë thënë e ç’nuk është thënë, por ndërkaq është harruar e shkuara. ثshtë harruar se mendësia që ngjiz njeriun, është edhe ajo që ndërton shoqërinë e në rastin tonë ky është edhe thelbi i debatit. Një pjesë e mirë e nënave tona, (baballarëve, vëllezërve, por edhe e vetë neve), janë/jemi mbrujtur me mendësinë se 8 marsi është një ditë feste, ku duhen uruar nëna, bashkëshortja, motra dhe shoqja për arritjet e tyre, një mendësi kjo që i ka rrënjët në të shkuarën komuniste, kur për të shenjuar arritjet e veta sistemi ndërtoi bindjen se kjo ishte dita e festimit të arritjeve të gruas në socializëm (e cila, më thënë të vërtetën, gëzonte asokohe pozita më të shëndosha se sa sot, duke u konsideruar vërtet e barabartë me burrin në fjalë e në vepra).

Pra, është pikërisht kjo fashë moshore (45-65 e më tej), e cila, e brumosur me të tillë mendësi, zgjedh sot dita, qoftë për të pasur një ditë ndryshe, qoftë për të gëzuar mbërritjen e moshës, gëzimin e rritjes së bijve, nipërve e mbesave (një proces i bukur e i vështirë në jetën e çdo gruaje besoj, që duhet konsideruar vërtet arritje), por edhe për t’u çeplendisur, të mblidhet e ndajë një çapë bukë e një vallëzim, duke e shënuar me kaq “festën” mbi arritjet e veta. Ndërkaq, të tjerat, më të rejat, në emër të dimensionit feminist, e të qenit të lira dhe për të thyer një tabu shoqërore, zgjedhin të “harbohen” nën avujt e alkoolit, muzikës së lartë dhe meshkujve lakuriq, duke përcjellë kështu idenë e një “modeli barazie” me botën mashkullore, së cilës shoqëria nuk ia konsideron tabu qejfe të tilla.

Do pyeste dikush: “po mirë, e ku qëndron problemi këtu?”, një pyetje kjo që po e shtroj edhe unë ndërkohë, përballë moralizmave dhe detyrimit të të parit të 8 marsit absolutisht si ditë proteste, një qasje që ka nisur t’u kërkohet me përdhunë të gjitha grave, pavarësisht moshave e formimit që kanë, sidomos nga ato gra që e mbahen si të emancipuara e feministe, duke ironizuar dhe tallur festimet apo mosprotestimet e tyre, gjithmonë në emër të pozicionimit e trajtimit sa më të mirë të gruas në shoqëri. Dhe pyetja tjetër që më lind është a janë vërtet pro gruas të tilla gra? (Dhe nuk po përfshij qëllimisht burrat, se ky është së pari një debat mes nesh). A duhet të bëjnë avokatin e djallit, në të vetmen ditë që gratë e moshave dhe shtresave të ndryshme e projektojnë si ditë gëzimi, duke u shkaktuar kështu, pikërisht në ditën kur ato paqtohen nja dy orë teksa hanë një picë, atë ndjesi përdhosjeje, paaftësie e fyerje, që vetë ato “mbrojtëset e grave”, pretendojnë se këto “të shkretat” vuajnë 364 ditë prej burrave e gjithë shoqërisë? A janë vërtet pro gruas, asaj masives shqiptare, që është edukuar prej të ëmës me modelin e të mos bërit zë ndaj burrit, e moskërkimit të të drejtave të veta, e të ulurit kokën se burri ka gjithmonë të drejtë, e të punuarit “derrçe” për të rritur fëmijët e mbajtur në këmbë familjen, që e sheh këtë ditë si të vetmen kur i mirënjihet mundi? A janë vërtet pro gruas, asaj që do të rrojë ndryshe, që do t’i përshfaqet shoqërisë qoftë edhe duke prekur një mashkull nudo në publik? A janë vërtet pro gruas, kur ajo zgjedh ta gëzojë 8 marsin në lirinë e vet të plotë (ashtu siç ajo mund ta dijë)? Them se jo. Se të duash gruan dhe ta mbështesësh atë, do të thotë në radhë të parë t’i bëhesh krah e të mos e gjykosh në zgjedhjet që bën. Në do të jetë mëmë, qoftë e lumtur, në do të jetë rebele, qoftë e lumtur, në do të jetë lezbike, qoftë e lumtur, në do të hajë pica për 8 mars i bëfshin mirë, në do të vallëzojë me shoqet, Zoti ia shtoftë qejfin.

Dhe kjo është edhe mënyra si duhet ta shohim gruan nëse e duam, e jo ta kryqëzojmë edhe për 8 mars, duke i vërvitur në surrat modele sjelljesh gjasme më të vlera nga modeli i tyre, duke i bërë të ndihen të paafta për të ndërtuar diçka edhe në ditën që ato e projektojnë si të tyren.

Fakt është që ashtu si gjithë qeniet e kësaj bote, edhe gratë edukohen. E po ashtu si gratë e gjithë botës, edhe ato shqiptare kanë nevojë të edukohen, por jo përmes neverisë, cinizmit, pozitave inferiore, por duke i mësuar ta duan veten dhe gjërat që bëjnë, një hap që do t’i nxisë t’i shohin gjërat ndryshe, e sidomos të rrisin bijë e bija me dijeninë që asnjë nga të dyja gjinitë s’është më i mirë se tjetri, se të dy gëzojnë të njëjtat të drejta në këtë dynja. Dhe vetëm kur një qasje e tillë t’u mësohet individëve qysh në kopsht, vetëm atëherë do mund ta ndërtojmë gradualisht, por qëndrueshëm, 8 marsin si ditë reflektimi për përmirësime të mëtejshme, por deri atëherë, ju lutem, lërini gratë ta rrojnë si të duan këtë ditë, se mjaft kushtëzohen ditëve të tjera të vitit.

(c)Mapo
 
Titulli: Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Dite ne te cilen zakonisht nenave apo grave, te dashurave (per kategori te nje morali te ulet), u jepen lule, dhurate kjo qe pritet e parashikohet. Por per cfare sherben kjo dite? Jo, nuk eshte per ta nderuar gruan. Ja disa arsye qe mendoj se fshihen pas kesaj dite, ashtu si edhe pas shume diteve te tjera festash ‘nderkombetare emancipuese’.

Se pari, biznesi i luleve apo i artikujve te tjere ne teresi mund te shprehet se kete e kane ‘dite te bardhe’. Se dyti, gruaja respektohet vetem nje dite ne vit, ne vend qe ajo te respektohet cdo dite te vitit. Se treti, mirekuptimi e komunikimi zevendesohen me nje lule a ndonje send tjeter roberues. Se katerti, nxit shtirjen mashkullore qe vetem nje dite ne vit per dreke te gatuaje veze (zakonisht te vetmin gatim qe di te beje mire), dhe ne asnje dite tjeter te mos i jete ndihmues nenes a gruas, megjithese i ka kembet e duart. Se pesti, marrja e luleve per grate, ne mendimin tone, eshte pranim i zhvleresimit te rolit te saj si rritese e ndonje lideri te mundshem, rol ky i cili padyshim nuk kerkon perkrahje nje here ne vit, por cdo dite te vitit. web

Ja emancipimi: rruge e re per te bere biznes, menyra te reja anashkalimi te pergjegjesive ndaj saj, forma te reja shtirjeje nen etiken ‘emancipim’.
 
Titulli: Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Marla me pelqeu artikulli qe solle
Pershkruan paster e bukur ate qe mendoj sot si sot.
 
Titulli: Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Seks, krim dhe politikë

Artan Fuga

Habiten se si është e mundur që 8 marsi, u shoqërua në Tiranë edhe me festa orgjiake, striptizë dhe mbledhje me pasione politike në turmë.
Epo, dëgjojeni miqtë e mi, mua kjo nuk më habit fare. Duhet ta njihni pak historinë e këtyre dymijë vjetëve të fundit.
Fazat e dekadencës sociale dhe ekonomike, gjithmonë bashkojnë paditurinë dhe varfërinë, braktisjen dhe stresin kolektiv, me shpërthime erotike - orgjiake në grup dhe me pasione politike turmash.
Janë tre dukuri që nuk përjashtojnë dhe kundërthonë njera tjetrën, por e plotësojnë më së miri.
Erotika në grup, orgjia, pasionet kolektive politike, bëhen mjeti më i mirë dhe i vetmi për të shprehur identitetin personal të individit të bllokuar në fushat e tjera.
Shihni gazeta on line si botojnë pa fund foto me vithet e shëmtuara të Kardiashanes...
Cfarë shijesh vukgare skllevërish të dënuar të punojnë tokën me bel...
Na tërheqin me kardashianen që të lexojmë pastaj ca politikë, për të na krijuar refleksin se politika është seks dhe seksi është politikë.
Na tregojnë dhe historira me kriminela e kriminele, sepse edhe krimi tërheq vëmendjen në skutat e shpirtit të njeriut që nuk di se çfarë të bëjë tjetër. Rrëfimet e krimit janë edhe ato qetësuese sepse japin kënaqësinë e të parit të tjetrit sesi shkatërrohet.
O Zot, thotë skllavi me veten e tij, unë jam ende mirë... Krimi mbi të tjerët eksiton perversin urban sepse i ngop inatin kundër njerzve në përgjithësi, që i bën përgjegjës për fatin e tij.
Nuk më besoni mua? Lexoni Platonin, Niçen, Spenglerin, etj. Do ta kuptoni....
 
Titulli: Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Dite ne te cilen zakonisht nenave apo grave, te dashurave (per kategori te nje morali te ulet), u jepen lule, dhurate kjo qe pritet e parashikohet. Por per cfare sherben kjo dite? Jo, nuk eshte per ta nderuar gruan. Ja disa arsye qe mendoj se fshihen pas kesaj dite, ashtu si edhe pas shume diteve te tjera festash ‘nderkombetare emancipuese’.

Se pari, biznesi i luleve apo i artikujve te tjere ne teresi mund te shprehet se kete e kane ‘dite te bardhe’. Se dyti, gruaja respektohet vetem nje dite ne vit, ne vend qe ajo te respektohet cdo dite te vitit. Se treti, mirekuptimi e komunikimi zevendesohen me nje lule a ndonje send tjeter roberues. Se katerti, nxit shtirjen mashkullore qe vetem nje dite ne vit per dreke te gatuaje veze (zakonisht te vetmin gatim qe di te beje mire), dhe ne asnje dite tjeter te mos i jete ndihmues nenes a gruas, megjithese i ka kembet e duart. Se pesti, marrja e luleve per grate, ne mendimin tone, eshte pranim i zhvleresimit te rolit te saj si rritese e ndonje lideri te mundshem, rol ky i cili padyshim nuk kerkon perkrahje nje here ne vit, por cdo dite te vitit. web

Ja emancipimi: rruge e re per te bere biznes, menyra te reja anashkalimi te pergjegjesive ndaj saj, forma te reja shtirjeje nen etiken ‘emancipim’.

Pajtohem me pjesen e komercializimit te festes. Jo vetem kjo por shumica e festave ate qellim e kane.

Pa keqkupime por pjesa tjeter me duket paksa histerike. Sikur t'a kene shkruar ato feministet suedeze :p
Ose thene me bute, ka shume pergjithesime.
 
Titulli: Dy rreshta për 8 marsin dhe “feministet”

Nje mikja ime gazetare me 8 Mars kishte shkruar ne nje status te saj qe;

Femra Shqiptare ,s"ka nevoje per barazi gjinore,por per burra!!


Hem ,me pelqej,pesha e nje fjali, qe permbledh shume ne vetvete, ,ndaj po sjell dhe ketu.
 
Back
Top