xhebrail
Mangup me Licenc
Dy orë rrugë deri në Durrës
Rajonet e Kosovës (Prizreni, Prishtina) historikisht kanë qenë lidhur
me pjesën tjetër të Shqipërisë, kryesisht me Shkodrën nëpërmjet luginës së Drinit. Vau i Dejës dhe Vau Spas kanë qenë njohur si vend kalime të lashta të luginës së Drinit; njëra në afërsi të Shkodrës dhe tjetra gati në gjysmën e rrugës për në Kosovë.
Në atë kohë ka qenë i vështirë, ndoshta i pamundur ndërtimi i tuneleve të gjata apo shumë të gjata, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike, kapërcimi i 5-6 qafave rreth 1000 m mbi nivelin e detit dhe i një terreni tepër malor që karakterizon këto rajone të Shqipërisë së Veriut, nuk mund të mendohej ndryshe, veçse në mënyrën siç është zgjidhur.
C’ përfaqëson në të vërtetë rruga Durrës – Morinë, arteri që do të bashkojë Kosovën me pjesën tjetër te Shqipërisë?
Siç mund të jetë e qartë për shumicën e njerëzve, rruga që lidh portin e Durrësit (apo edhe Tiranën) me Morinën , si pikë kufitare e Kosovës, aktualisht përshkohet nga dy drejtime rrugësh ekzistuese që në parantezë, as njëra dhe as tjetra në gjendjen aktuale, nuk i përgjigjen kërkesave për një rrugë që do të lidhte dy rajonet në fjalë, nevojave të trafikut dhe të lëvizjes mallra/pasagjerëve.
Perse? Sepse si njeri dhe tjetri variant ekzistues, kalojnë në qafa mali në lartësi mbi 1000 m dhe zbresin në lugina në kuota 300-600 m duke përshkuar distancën prej 234 apo 214 km në 5 deri 7 orë, me shpejtësi 30-45 km/orë, krejtësisht të pamjaftueshme për nevojat e transportit dhe trafikut midis dy rajoneve.
Këto ishin arsyet pse qeveria shqiptare nguli këmbë që të bëjë fisibilitetin e pastaj projektin për rrugën në fjalë. Rruga ka disa segmente: Durres-Vore-F.Kruje Milot- Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash- Kukës-Morinë me këto të dhëna
të përgjithshme: Gjatësia totale e rrugës-170 km; Gjatësi e re rruge për t’u ndërtuar 111 km, kurse kostoja totale e ndërtimit rreth 400 milionë euro.
Segmneti Durrës-Vorë-Fushë Kruje-Milot, gjithsej 59 km, konsiderohet ekzistues dhe pjesë e Korridorit Veri-Jug dhe Lindje- Perëndim (Korridori no 8), ndërsa segmenti Milot-Rrëshen, 26 km i gjatë dhe kushton rreth 28 Mil USD. Mendohet të financohet nga Banka Botërore, kurse projekt zbatimi te financuar nga qeveria shqiptare. Segmenti Rrëshen- Reps, 18 km i gjatë. Do financohet nga qeveria shqiptare ne bashkëpunim me partnerë ndërkombetarë. Segmenti Reps- Thirre, 27 km i gjatë. Do financohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerë nderkombetarë. Segmenti Thirre-Kalimash, 13 km i gjatë. Do financohet nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerë nderkombetarë. Ka një tunel rreth 5 km të gjate, që kushton rreth 110 milionë . Kjo pjese rruge ishte parashikuar që të bëhet me dy korsi, tashme është zgjeruar me katër korsi.
Segmenti Kalimash-Kukës-Morinë, 30 km i gjatë dhe kushton rreth 60 M USD. Mendohet të financohet nga BEI dhe BERZH. Ka projekt zbatimi të financuar nga qeveria shqiptare.
Duhet shprehur qe ne fillim konsiderata, qe rruga e re Milot-Rubik- Rreshen Reps-Thire-Kalimash- Kukës-Morinë shkurton ne mënyrë të ndjeshme distancat e transportit në krahasim me rrugët ekzistuese, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/ore duke realizuar lidhjen e Morinës (Kosovës) me Durrësin, për vetëm me pak se 2 ore, në kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit.
Duke e shpjeguar më në detaje: rrugët ekzistuese përfaqësojnë kalime nga Puka dhe nga Shpali, të cilat janë ndërtuar në periudhat gjatë viteve ’30 i pari dhe i dyti gjatë viteve ‘50 e ’60 të shekullit të kaluar në kushtet e një trafiku të kufizuar dhe të mundësive ndërtimore gjithashtu mjaft të kufizuara.
Varianti i propozuar i rrugës se re pothuajse është krejtësisht fushor, pasi kalon nga Miloti në Ndërfushë, ne Reps, poshtë në luginën e Fanit të Vogël dhe vazhdon me tutje në këtë luginë sipas disa gjurmëve ekzistuese deri në Thirrë, ku me një tunel 5.0 km lidhet me rrugën nacionale, afër fshatit Kolsh, 10 km para Kukësit, për të vazhduar me tej deri në kufi në Morinë.
Nga ana tjetër, me dendësinë e trafikut dhe te mallrave që rezulton nga kjo rrugë dhe për rajonet që lidhen, nuk mund të mendohet ndërtimi ndryshe, por veçse si rruge e kategorisë se pare (highvay) apo autostrade.
Gjithë distanca Durrës-Kukës- Morine 170 km mund te përshkohet ne rreth 2 ore, ne një kohe qe sipas rrugëve ekzistuese, ne përmirësimin me te madh te mundshëm, koha e përshkrimit te distancës ne fjale nuk mund të jetë më pak se 5 deri 6 orë.
Rritja e dendësisë se lëvizjes dhe perspektiva qe ka, jo vetëm lidhja e kësaj treve por edhe e një rajoni më të gjerë në perspektivën e afërt deri në takimin me Korridorin Pan Europian no.10 në Nish dhe me tej në Rumani, Bullgari e gjetke, e bën këtë arter mjaft tërheqës dhe me perspektive për Kosovën, për Shqipërinë dhe për vetë rajonin.
Fillimisht ideja e kësaj rruge u hodh nga ish-kryeministri i PS, Pandeli Majko, i cili vendosi dhe një takse për këtë rrugë, e cila për disa vite ( gjashtë vjet) akumuloi rreth 60 milion dollarë, por që u përdor për arsye të tjera nga qeveritë e mëhershme.
Ky projekt ne fillimin e vitit 2001 u anoncua nga sektori publik (Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve-DPRr) nje tender ndërkombëtar për “Studimin e Fizibilitetit te aksit rrugor Durres-Morine”, i cili u krye me pas nga firmat TECNIC&Mott Mc- Donald me një financim nga Banka Botërore (me rreth 700 mije USD).
Negociatat për financimin e saj vazhdojnë ende. Qeveria ka akorduar 40 milion dollarë nga buxheti shtese për këtë rruge dhe do te vazhdoje me këtë ritëm duke derdhur para nga buxheti, për te akumuluar para qe do shkojnë ne këtë rruge, ndërkohe qe Banka Botërore dhe bankat e tjera BERZH dhe BEI ende nuk ka dhënë një përgjigje definitive për shumën qe do te japë. Për këtë qellim shërbeu dhe vizita e zv/presidentit te BB ditët e fundit.
Zyrtaret thonë se ndërtimi i rrugës do të fillojë ende pa u përfunduar projekti në letër, në mënyrë që të përfitohet në kohë.
Paralelisht do të punohet edhe për ndërtimin e rrugës edhe për përfundimin e projektit, sipas konceptit të punimeve të përshpejtuara.
Për ndërtimin e autostradës Durrës Morinë do të përfshihet me kredi të buta dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH.
Para dy ditësh qeveria nënshkroi dhe kontratën për ndërtimin e rrugës Rrëshen Kalimash., pjese e Autostradës Durrës-Kukës-Morine. Nënshkrimi i kësaj kontrate vjen pas një tenderi te hapur ndërkombëtar dhe negociatave me kompaninë Bechtel-Enka, e cila u përzgjodh nga nje komision ndërkombëtar vlerësimi.
Projekti është vlerësuar nga konsulenca ndërkombëtare si një project me fizibilitet ekonomik i cili do te reduktoje ne mënyre te ndjeshme kohen e udhëtimit ne segmentin Durrës – Morine, nga një mesatare prej 6 orësh e 10 minutash ne një mesatare prej 2 orësh.
Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade me 4 korsi për një gjatësi prej 57 kilometrash dhe një tuneli me gjatësi 6 km, i cili do te jete një nga tunelet me te gjate ne rajonin e Ballkanit.
Rruga do te ndërtohet sipas parametrave te një shpejtësie mesatare prej 100 – 120 km/ore.
Punimet e këtij projekti do te përfundojnë brenda Qershorit 2009.
Segmenti Kalimash-Kukës- Morine, 30 km i gjate dhe kushton rreth 60 M USD ka kohe qe ka nisur nga puna. Per ndërtimin e tij janë kontraktuar disa firma, kryesisht shqiptare.