Dy granata në oborr të Qeverisë

jackass

Anëtar i ri
Të paktën dy mjete shpërthyese janë hedhur në oborrin e Qeverisë nga ana e veteranëve të luftës së UCK-së, të cilët që nga dje ndodhen në protestë.

Zëdhënësi i Policisë, Besim Hoti, konfirmoi për Express se dy mjete që dyshohen se janë eksploziv, rreth orës 14, ndodheshin ende në oborrin e Qeverisë. Ekspertët e KFOR-it kanë dalë në vendngjarje për t’i deminuar ato.

Më herët ish-ushtarët e UCK-së, të organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UاK-së, kishin hedhur kokteje molotovi në drejtim të objektit të Qeverisë.

“Besohet se është hedhur edhe koktej molotovi dhe së paku dy mjete eksploduese janë të pashpërthyera në oborr të qeverisë”, tha Hoti.

Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar, derisa një pjesë e stafit të Qeverisë është evakuuar.

“Ende në fazën fillestare të hetimeve, por ne do të kryejmë detyrën tonë”, shtoi Hoti.

Veteranët hedhin molotov në oborrin e Qeverisë

Protesta e veteranëve të UاK-së, e organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UاK-së, është ashpërsuar sot.

Ata thonë se janë të vendosur që në çdo mënyrë të arrihet deri te përmbushja e kërkesave e tyre.

Rreth orës 12, veteranet kanë hedhur shishe të mbushura me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, me që rast u dëgjua edhe një e shtënë, për të cilën nuk dihej çka është dhe nga erdhi, njofton Kosovapress.

Protestuesit, po ashtu paralajmëruan se nëse nuk mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Kosovës dhe të ndërmerret diçka në favor të veteranëve, pasdite do të ndërmerren masa edhe më radikale.

Hedhjen e shisheve me benzinë në oborrin e Qeverisë së Kosovës e paralajmërojë njëri ndër organizatorët, Vesel Aruqi, duke thënë se nuk i lëmë në rrugë pjesëtaret e UاK-së si të ishin lypsa. “Do të shkojmë drejt e në kryeministri me shishe të benzinës edhe me i gjuajt kerret, me i kall kerret e kryeministrisë. Ashtu e kemi vendosur, ma kthim mbrapa nuk ka hapi i parë është ky. Më pjesëtarët e Ushtrisë اlirimtare të Kosovës nuk i lëmë në rrugë kështu në formën e lypësit, që do me thënë me shti edhe popullin në gjynah, tash e mbas duhet me tregu kush është veterani i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës”, tha Aruqi dhe shtoi se ata duan t’i kenë të drejtat e veteranëve sikur në çdo shtet të botës.

Protesta e veteranëve të UاK-së ka filluar dje pasdite, pasi marrëveshja mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, e arritur muaj më parë nuk është realizuar. /Gazeta Express/
 
Të paktën dy mjete shpërthyese janë hedhur në oborrin e Qeverisë nga ana e veteranëve të luftës së UCK-së, të cilët që nga dje ndodhen në protestë.









Protesta e veteranëve të UاK-së ka filluar dje pasdite, pasi marrëveshja mes Këshillit Grevist dhe Qeverisë, e arritur muaj më parë nuk është realizuar. /Gazeta Express/


Pse ne oborr more djema, hidhini drejt e ne zyra brenda, se luftuat ju qe kane kolltuk ata .
Jam llahtarisur kur degjova para ca ditesh se familjet e deshmoreve te Kosoves nuk marrin asnje kokerr leku , apo ndihme nga qeveria e kosoves
Turp per te paturpshmit qe hipen ne pushtet tani dhe harruan kush i solli ne ate karrige
 
edhe me keq eshte se shumice e ketyre qe jane ne "kolltuk" vet kane qene pjesetare te uçk-se :( ...dhe po i lene koleget e tyre te luftes ashtu ne balte...kjo me te vertete eshte e papranueshme
 
Jam llahtarisur kur degjova para ca ditesh se familjet e deshmoreve te Kosoves nuk marrin asnje kokerr leku , apo ndihme nga qeveria e kosoves

Familjaret e deshmoreve ne Kosove marrin rroge mujora rreth 280 Euro, madje familjaret qe kane dy deshmore e gezojne dyfishin e keshtu me radhe. Poashtu rroge mujore marrin edhe viktimat civile te luftes.
Invalidet marrin ne baze te shkalles se invaliditetit duke filluar nga 20% e larte. Invalidet me shkalle invaliditeti mbi 70% marrin shtesa edhe per kujdestarin. Keto kategori kan edhe disa beneficione tjera.
Por kjo nuk do te thote se gjendja e tyre eshte e kenaqshme, perkundrazi ajo eshte e mjerueshme.
Ne Kosove akoma nuk ka nje ligje i cili do rregullonte keto kategori. Ne shumicen e rasteve deri me tani kjo eshte regulluar me Udhezime Administrative.
Une jam kunder dhunes por qeveria duhet ta kuptoj njeher e perfundimisht se ne kete raste akti i dhunes eshte nje mesazhe i fuqishem, anndaj duhet te tregohet shume e matur dhe nuk duhet te nxjerre deklarata fyese, perkundrazi ajo duhet ta studjoje shume mire situaten. Cfare jane per qeverin qe te sistematizoj keto kategori.
Ne Kosove sot jane diku 1500 deshmore, 1400 invalide lufte dhe diku 13000-15000 veteran lufte. Shifrat tjera munde te jene te fryera. Ky numer i paket eshte shume lehte te sistematizohet, madje sikur te ndalej vetem nje perqindje e vogel e korrupcionit. :gjujpeshk:
 
po ka ish luftetare qe nuk dine te shkruajne emrin e vet tani nuk mund ti japesh post atij, por ndonje ndime ekonomike te pakten.

po qeveria e kosoves komandohet nga ambasada amerikane nuk kane shum gje ne dore jo vetem kustum kan veshur.

une mendoj se duhen marre gjerat me gjakfotohtesi sepse kosova ndodhet ne nje periudhe delikate historike sa ka marre fryme lirisht nuk behen gjerat per nje muaj as per nje vit duhen dekada.
 
po ka ish luftetare qe nuk dine te shkruajne emrin e vet tani nuk mund ti japesh post atij, por ndonje ndime ekonomike te pakten.

Ishte pjese e kerkesave te tyre kjo apo eshte pjelle e ideve te zakonshme?
Le te kaloj edhe kjo, nuk eshte hera e pare qe jan fyer. Ata jane te vetdijshem per kete.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top