Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Dy gisht vend, të le pa mend”

Mjeshtri i diplomacisë tregon historinë e djalit që nuk i fliste nënës për shkak të gruas​

Screenshot_20240922-112637.png
Diplomati Shaban Murati ka postuar në faqen e tij në FB një histori nga fëmijëria.

‘Në lagjen e fëmijërisë sime në qytetin më të vjetër, Durrësit, kishim një plakë të mençur dhe të urtë, e cila pinte kafe shpesh me nënën time, dhe shkonin si motra.
Unë e kisha dëgjuar disa here nënë Nurije Sharrën, nënën e shokut tim të ngushtë dhe sportistit të mirënjohur Xhavit Sharra, që sa here binte muhabeti për marrëdhëniet e saj të acaruara me djalin e saj më të madh, (ajo kishte tre djem), i cili nuk i fliste nënës për hatër të gruas së tij, megjithëse jetonin bashkë në një hajat, psherëtinte me dhimbje nëne dhe përsëriste dy vargje perlë: “Dy gisht vend, të le pa mend!”.


Unë sapo kisha nisur të shkruaja vjersha dhe me patën befasuar dy vargjet e saj monumentale. Ishin një kuintesencë filozofie, jete, marrëdhëniesh njerëzore, morale, biologjike, metaforike, alegorike, etj.me një forcë të jashtëzakonëshme artistike dhe pa përdorur asnjë fjalë erotike.


Më vonë studjova në Fakultetin e Letërsisë, ku lëndë të posaçme kishim folklorin shqiptar. Natyrisht kam lexuar libra të panumurt poezie dhe proze, por nuk hasa kurrë një dyvargësh kaq emblematik dhe sintetik, sa vargjet e plakës së mençur Nurije.

Urtësia dhe mençuria popullore është një thesar, që zbulohet rrallë. Prandaj m’u kujtua në një natë të bukur vere dhe po e ndaj me miqtë e mi” – shkruan publicisti i njohur, ambasador Murati.

n.s. / dita
 
Te ishte vertete vetem dy gisht thuaj!! Nuk do behej gjithe ajo lufte.
 
Pa mend nene Nurija, pa mend djali, pa mend ambasadori, e pa mend kushdo qe mendon kaq banal!
 
Aq aq as ma pak as ma shum

Po u fokusove vetem atje aq eshte, po ta zgjerosh pak me shume fokusin do shohesh shume me shume.
Pa llogaritur pastaj anen emocionale, pasionale etj etj
Minimizohet brutalisht aspekti me i bukur i perjetimeve njerezore.
 
Po u fokusove vetem atje aq eshte, po ta zgjerosh pak me shume fokusin do shohesh shume me shume.
Pa llogaritur pastaj anen emocionale, pasionale etj etj
Minimizohet brutalisht aspekti me i bukur i perjetimeve njerezore.
Un se fokusoj veten atje se tmer mqaf sic mori djalin e Nurijes sic tha shoku Shaban nje burre me taban !

Njs se kjo teme ha shum diskutim pertej Sali Berishes .
 
Duke qën që jam Bijë, grua, nuse dhe në të ardhmen shpresoj të jem dhe vjehërr, nuk mund të jem dakort mbi perlën e kësaj nëne të riprodhuar nga diplomati.
 
Edhe perandori te medha jane shkakterruar qe besa eshte fakt i pamohueshem nga pakujdesia e menaxhimit te emocioneve personale te njerezit.:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back