Republic Of Kosovo
Ado !
Policia e Podgoricës konfirmoi të enjten se në orët e vona të natës së kaluar, motrat Lindita (10) dhe Vaida Osmani (5) kanë humbur jetën në flakët e zjarrit që ka shpërthyer në barakën ku jetonin në lagjen e romëve “Vrella” të kryeqytetit të Malit të Zi.
Fqinjët dhe kushërinjtë e tyre kanë arritur të shpëtojnë banuesit tjerë në barakë, Leunitën (14), Anitën (8) dhe Leunorën (12), si dhe gjyshin Avdiun (60) me bashkëshorten e tij, Gjyzën.
Lindita dhe Vaida kanë qenë jetime. Ato i ka rritur e ëma që ka vdekur para tre vjetësh. Përkujdesjen e tyre e ka marrë gjyshi. Kjo nuk është hera e parë që në këtë lagje të romëve në Podgoricë, refugjatë nga Kosova, ndodhin tragjedi të kësaj natyre. /KosovaLive/