Kresha
A pretty face can never trick me
Familja Shala i shtrinë dorën e pajtimit familjes Hoti nga Rogova e Hasit
"I fortë është ai që falë, jo ai që vret” - “Njerëzit e mëdhenj falin” -Falja është traditë e të dërguarit të Allahut xh.sh. Muhamedit a.s.
Pa pajtim të shpirtrave dhe bashkim të zemrave nuk do të ketë pajtim as bashkim kombëtar.
Më datën 18.04.2010 (ditën e diel) në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjakovës është organizuar ceremonia me rastin e zgjatjes dhe shtrëngimit të dorës së pajtimit dhe faljes së ngatërresave e gjakut në mesë të familjes Shala dhe Hoti.
I zoti i shtëpisë, kryefamiljari Emrush Shala, nga Rogova bashkë me familjen e tij ia shtrinë dorën e pajtimit dhe ia falën gjakun kryefamiljarit Sejdi Hoti poashtu nga Rugova e Hasit.
Me iniciativën e Këshillit të pajtimtarëve të gjakut në krye me Mulla Fetah ef.Bekollin (ish imam në Xhaminë e Rogovës) me bashkëpunëtorët e tij: Rrahmon ef.Hoxhën imam i xh.së fshatit Rogovë, Sheh Besim Shehun nga Rahoveci, Islam Gashin kryetari i fshatit të Rogovës etj.
Pas një pune aktive dhe të pa lodhshme të pajtimtarëve me ndihmën e Allahut të Madhëruar, më në fund u arrit qëllimi që këto dy familje të hasmëruara të pajtohen mes veti.
Në këtë ceremoni të pranishëm ishin imamët e Këshillit të KBI-së së Gjakovës, imamët e Këshilli të KBI-së Rahavecit, imamët e KBI-së së Malishevës, përfaqësues të Tarikatit, strukturat institucionale ne krye me kryetarin Komunës së Gjakovës Dr.Pal Lekaj dhe qytetarë të shumtë nga Rogova e Gjakova.
Fjalën e mori Fetah ef.Bekolli, udhëheqësi dhe organizatori i kësaj ceremonie, i cili pasi përshëndeti familjet Shala dhe Hoti, imamët e nderuar dhe përfaqësuesin e tarikatit, kryetarin e KK-së dr.Pal Leka dhe të gjithë të pranishmit tjerë tha: “Sot është ditë e madhe. Kjo vepër që po bëjmë sot këtu në këtë kuvend burrash është e shenjtë, njerëzit e mëdhenj, me zemër të madhe dhe shpirt fisnik falin, nuk hakmerren. Gjakmarrja ka qenë një plagë e rëndë gjatë shekujve në organizmin tonë kombëtar, të cilën okupatorët janë përpjekur të shkaktojnë në përmasa të gjëra për të hasmuar shqiptarët mes veti, në mënyrë që t’i sundojnë me lehtë. Kjo ditë jo vetëm duhet kujtuar, por edhe shënuar në mendjet dhe zemrat tona.....”.
Më pas udhëheqësi i ceremonisë e ftoi “të zotin e shtëpisë” Dr.Pal Lekaj që të merr fjalën: “ثshtë një ditë e madhe ku në prag të 20 vjetorit të pajtimeve të gjaqeve në Kosovë, këtu në sallën e Kuvendit të Komunës po shtrihet dora e pajtimit, po krijohet paqja, dashuria dhe mirëkuptomi. Shembulli i sotëm i këtyre dy familjeve që deri dje ishin të hasmëruara e gjakësore premton lirinë e qytetarëve dhe demokracinë e Republikës së Kosovës...”, ka thënë kryetari i Komunës dr.Pal Lekaj.
Në Vazhdim në emër të Këshillit të pajtimit të Republikës së Kosovës dhe të imamëve të pranishëm fjalën e mori veprimtari i njohur imami i xhamisë së Bubavecit dhe kryetari i KBI-së së Malishevës Mulla Xhevat ef.Kryeziu i cili mes tjerash tha: “Pa pajtim të shpirtrave dhe të zemrave nuk ka pajtim as bashkim kombëtarë....”
Në emër të fshatit të Rogovës fjalën e mori Islam Gashi, kryetar i fshatit, i cili falënderoi familjen Shala që i shtriu dorën e pajtimit familjes Hoti, duke thënë se: “....pajtimi është kënaqësi e Zotit.....”.
Në fund Mulla Fetahu ftoi familjen Shala të dal para tubimit dhe t’ia shtrij dorën e pajtimit familjes Hoti.
Ishte me të vërtetë rast i prekshëm dhe shumë i ndishëm, ku nuk munguan as lotët e gëzimit ... Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje dhe lus Zotin e Madhërishëm që kurrë më në Rogovë as në shqiptari mos të ketë vëllavrasje.
Përgatiti: Esat ef.Rexha