“Durrësit mbi 2 mijë vjeçar nuk i shkon të bëjë jetë turkoshake”

Love

βeℓℓe â๓e
Adi Krasta ka një emision në Love Radio, quhet ‘Krasta In Love’ dhe transmetohet paraditeve nga e hëna në të premte. Paraditen e sotme foli për jetën e natës dhe ndau me një nga të ftuarit këndvështrimet e tij për këtë pjesë të jetës në Tiranë.

krasta_shou-300x194.jpg


Në një segment të bisedës u fol për mungesën e jetës së natës në qytete të tjerë të vendit dhe i ftuari bëri ironi me Lushnjen duke thënë: “Përfytyro, të dalësh në mbrëmje me idenë për të vrarë mendjen ku të kalosh disa orë të natës dhe të thuash: Hajde shkojmë për jetë nate në Lushnje”.

Përfundimi i bisedës ishte që Tirana mbetet i vetmi qytet që mbush këtë segment kohor të dëfrimit dhe Krasta shprehu habi të posaçme për Durrësin që gjithashtu hesht netëve: “Durrësi është i vetmi qytet që është mbi 2 mijë vjeçar, që është përballë brigjeve të Italisë dhe bën jetë turkoshake”, tha shoumeni i njohur.
Burimi: g.shqip
 
Back
Top