Durrësi, Dako i "Aleanca për të Ardhmen" shpallet fitues

WxP

Staf në FV.AL
Adm
DURRثS - Në përfundim të proçesit të numërimit të votave në Durrës, kandidati i ‘Aleanca për të Ardhmen’, Vangjush Dako, është shpallur fitues, ndaj kandidatit të "Aleancës për Qytetarin", Ferdinand Xhaferraj, per bashkine e qytetit.
Në përfundim të numërimit të 165 kutive, ka rezultuar se Dako ka fituar 33369 vota dhe Xhaferraj 29785 vota.
Në këtë njësi vendore votuan 64 857 zgjedhës të thirrur në votime.

Durrësi është një ndër Bashkitë e mëdha që ka fituar PS në rang vendi, pasi nga zgjedhjet vendore të 8 Majit, “Aleanca për Qytetarin” ka marrë fitoren në Korcë, Fier, Vlorë, Gjirokastër ndërsa pritet të rrëmbejë dhe Elbasanin pasi kandidati i PS ndodhet me diferencë të madhe në avantazh me kandidatin e “Aleanca për të Ardhmen” .

(d.b/BalkanWeb)
spacer.gif

spacer.gif
 

Attachments

  • 43120.jpg
    43120.jpg
    72.4 KB · Shikime: 4
Back
Top