Durrës, zbulohet në burg paketa e mbushur me lëndë narkotike

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
DURRES- Brenda tre muajsh, në burgun e Durrësit zbulohet për të shtatën herë drogë e tipit kanabis. Kësaj here lënda narkotike ishte futur në brendësi të një pakete cigareje të markës "Merit". Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00, në vendin e cilësuar si "zona e ajrimit" për të burgosurit. Mësohet se në brendësi të paketës së cigareve ishin fshehur rreth 7 gramë drogë. Menjëherë pas ngjarjes policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të identifikuar poseduesin e saj. Nuk dihet ende mekanizmi se si ka përfunduar droga brenda mureve të supersurvejuara të ajrimit. Dyshohet nëse ajo mund të jetë hedhur nga distanca ose ka pasur ndo një bashkëpunëtor të brendshëm. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që ndonjë i burgosur ta ketë hedhur me dashje, për t'i shpëtuar kontrolleve trupore nga gardianët, masa antidrogë këto, të cilat merren shpeshherë në mënyrë të befasishme. Vetëm një muaj më parë e njëjta tentativë për të futur kanabis në burg dështoi, pavarësisht se u përdorën dy mënyra të ndryshme, njëra me drogën e fshehur në një top tenisi dhe tjetra në qese plastike. Por edhe herët e shkuara topi i tenisit i hedhur "rastësisht" mbi tarracën e burgut u sekuestrua nga syri vigjilent i gardianëve. Pavarësisht se burgu është inauguruar më 9 qershor të këtij viti dhe se jeta e tij është e shkurtër si një institucion ekzekutimi veprimesh penale, historia e tij me drogën është e gjatë. Në të gjitha rastet është bërë fjalë për kanabis sativa, një drogë e lehtë, por që duket se është "e domosdoshme" për të dënuarit narkomanë. Kapaciteti i burgut të ri të ish-kënetës në Durrës është 250 të dënuar të ndarë në 4 seksione të paraburgosurit e rritur, të mitur, bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe burg i sigurisë së zakonshme. Në të janë ndërtuar seksioni i urgjencës, i psikologes, ambiente sportive, bibliotekë, mjedise pushimi e çlodhjeje, por edhe vende kulti për besimtarët myslimanë e katolikë.
*panorama*
 
Back
Top