Durrës, vdes në shtëpinë e fëmijës foshnja e braktisur

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
52992_2.jpg


DURRثS- Fati i keq duket se e ka ndjekur që në lindje, kur prindërit e braktisën pak muaj më parë foshnjen 3-muajshe, pasi mesditen e sotme u gjet i vdekur në krevatin e tij të vogël, në Shtëpinë e Fëmijës në Durrës.

Burime policore të qytetit bregdetar bëjnë me dije se kanë qënë punonjësit e shtëpisë së fëmijës, të cilët kanë vënë re që zemra e foshnjes kishte ndalur së rrahuri. dhe më pas kanë lajmëruar organet e policisë për vdekjen e foshnjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja e foshnjes ka ndodhur për shkaqe natyrale, por do jetë hetimet e nisura që do të zbardhin ngjarjen. Foshnja e seksit mashkull me inicialet A. L është braktisur 3 muaj më parë nga prindërit në maternitetin e qytetit të Durrësit, për të përfunduar më pas në Shtëpinë e Fëmijës.

Forcat e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e vdekjes së foshnjes 3-muajshe, ndërsa nuk janë marrë ende në pyetje kujdestarët e Shtëpisë ku ai po rritej.

(e.m/BalkanWeb)
 
Back
Top