Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

ida angel

:)
V.I.P
Një vjedhje e befasishme vendosi në rrezik jetën e një foshnjeje 1-muajshe dhe mbajti në ankth për orë të tëra prindërit dhe opinionin publik.
ZhDUKET-FEMIJA--26_tn_7.jpg

Ngjarja ndodhi ditën e hënë, kur ndërsa prindërit u larguan për disa çaste në një dyqan në afersi te pistes Iliria ne Durres, një person u fut befas në makinën e ndezur dhe u nis për në drejtim të paditur.

Megjithatë, përballë pafajësisë së një foshnje 1-muajshe, edhe grabitësi më zemërgur do ta kishte vështirë të rezistonte dhe i mituri u dorëzua i paprekur pranë derës së një çerdheje në Laprakë pak kohe me pas.

Emisioni i “Pasdites” vizitoi të mërkurën pikërisht shtëpinë e familjes Mellani, ku gjyshi i të miturit rrëfeu gjithçka ndodhi dhe momentet e tmerrshme të ankthit.

“Në radhë të parë, dua të falenderoj policinë, që bëri të mundur të shmangej tragjedia dhe që vetëm brenda disa minutash mbërriti në banesën tonë. Fatmirësisht, foshnja është mirë dhe ne si familje kemi nisur të qetësohemi”, u shpreh zoti Mellani.

“Ne e morën vesh lajmin vetëm në katër e gjysmë të mëngjesit, pasi e gjithë ngjarja ishte konsumuar. Vjedhja e makinës ishte e pabesueshme, a thua se dikush e kishte hedhur nga qielli atë grabitës. Djali e la ndezur makinën që të qëndronte hapur kondicioneri dhe ishte vetëm dy metra larg, por kur u kthye pa në fraksion sekondi një burrë me thinja që i hyri në makinë dhe që u nis me shpejtësi”.

Ky ishte vetëm fillimi i dramës. “Ishte natë dhe s’kishte asgjë rrotull. Të vetmit persona ishte djali dhe shitësi. Në atë moment përballë vjen një fuoristradë dhe djali i del përpara dhe e ndalon. Bashkë me shoferin, të cilin e falenderojmë shumë, iu vunë në ndjekje grabitësit. Policia gjithashtu u mobilizua menjëherë”.

Megjithatë, për disa orë nuk dihej asgjë për fatin e të miturit, deri kur një telefonatë në drejtim të prindërve të foshnjes, i bëri me dije atyre se ai ndodhej në një çerdhe në Laprakë. “Ishte një moment i madh lehtësimi”, rrëfen i gjyshi. “Djali u nis urgjent në Tiranë dhe shkoi mori fëmijën, që gëzonte shëndet të plotë falë Zotit”.

Disa orë më pas, u mësua edhe lajmi se edhe makina ishte gjetur e braktisur në qytetin e Laçit. “Na telefonoi policia për të na thënë që kishin gjetur makinën, por për ne kjo ishte gjëja e fundit që kishte rëndësi. As që na kishte shkuar mendja fare në ato orë. Pasi gjetëm djalin shëndoshë e mirë, mjeti le të ishte shkatërruar, pak e rëndësishme ishte. Megjithatë, pasi morëm në dorëzim makinën, pamë se disqet ishin thyer, shenjë që grabitësi ka udhëtuar me shpejtësi tepër të lartë, në rrugë rurale dhe të këqija”, përfundoi zoti Mellani.

Grabitësi, aktualisht është në kërkim nga policia, por në aktin e tij të ulët, gjithsesi mund të krenohet me atë pak ndienjë humanizmi që shfaqi ndaj një foshnje të pambrojtur 1-muajshe.TOPCH
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Ngjarja ndodhi ditën e hënë, kur ndërsa prindërit u larguan për disa çaste në një dyqan në afersi te pistes Iliria ne Durres, një person u fut befas në makinën e ndezur dhe u nis për në drejtim të paditur.

Djali e la ndezur makinën që të qëndronte hapur kondicioneri dhe ishte vetëm dy metra larg, por kur u kthye pa në fraksion sekondi një burrë me thinja që i hyri në makinë dhe që u nis me shpejtësi”.

Ishte natë dhe s’kishte asgjë rrotull. Të vetmit persona ishte djali dhe shitësi.

Nje bebe nje muajshe lihet vetem ne makine me kondicionerin hapur, ne mes te nates?! Ne fillim thuhet qe ishin te 2 prindrit, me tej flitet vetem per babajn.
Gjithsesi mosha e femijes eshte teper e vogel per ta lene vetem, eshte pothuajse i porsalindur, nqs ishin te 2 prindrit, sbesoj qe duhet te venin te 2 ne dyqan, njeri prej tyre mund te rinte me femijen.

Me duket pakujdesi nga ana tyre.

Por shyqyr qe femija spesoj asgje.
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Sikur ka munges paksa logjika e prinderve te femijes 2 muajsh te len te vetem ne veture?Kaq te pakujdes dine te jen disa prinder!!

Fal zotit eshte shendosh foshnja.
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Nje bebe nje muajshe lihet vetem ne makine me kondicionerin hapur, ne mes te nates?! Ne fillim thuhet qe ishin te 2 prindrit, me tej flitet vetem per babajn.
Gjithsesi mosha e femijes eshte teper e vogel per ta lene vetem, eshte pothuajse i porsalindur, nqs ishin te 2 prindrit, sbesoj qe duhet te venin te 2 ne dyqan, njeri prej tyre mund te rinte me femijen.

Me duket pakujdesi nga ana tyre.

Por shyqyr qe femija spesoj asgje.

Po vetem 2 metra larg pasken qen prindrit ,por prap gabim i tyre.Mir se paska hajdut "te mir "
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Po vetem 2 metra larg pasken qen prindrit ,por prap gabim i tyre.Mir se paska hajdut "te mir "

Mund te ishte dhe ngjitur deres makines. Ska llogjik qe nena te iki ne dyqan e femija vetem ne makine. Sishte 10 vj femija, ti thuash rri me prit, mos bej zhurme. Ja rra femija me kokeposhte, ngeli pa ajer ose vrau koken e vdiq. Nena e ndihmon dot me? Femija vogel duhet pasur nen kontroll perhere, se njehere behet e keqja.

Po ashtu, si iku pronari e la makinen me celsat brenda, me pak fjale e ftoj hajdutin tja vjedhi makinen.
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

2 metra nuk jan larg sweet!se femijet kur jan ne gjum edhe i len vetem ne dhomen e tyre nuk esht problem i madh per ate moshe ,se nuk kerkojn shum shum kujdes se ne gjum rrin me shum.Edhe ne makin se besoj se nuk ka qen femiu i sigurua mir e mir.Por ca ti bejm se ka njerz te qmendur se duan te jetojn nga djersa e huaj, duke vjedh.
 
Arfe, njera eshte ti lesh ne dhomen e tyre ( brenda shtepise) ku ke siguri, e tjetra ne makine. Sipas artikullit prindrit iken te 2 njehere ne dyqan, me tej nena spermendet me fare. Kush ka (pasur) femije 1 muajshe e di shume mire qe nena nuk i shkeputet kaq kollaj.
Femija i vogel do kujdes, se ha shume shpesh, duhet ndruar e duhet vene ne gjume. Kaq e ka programin, por te gjitha duan kohe.
 
Titulli: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Nje bebe nje muajshe lihet vetem ne makine me kondicionerin hapur, ne mes te nates?! Ne fillim thuhet qe ishin te 2 prindrit, me tej flitet vetem per babajn.
Gjithsesi mosha e femijes eshte teper e vogel per ta lene vetem, eshte pothuajse i porsalindur, nqs ishin te 2 prindrit, sbesoj qe duhet te venin te 2 ne dyqan, njeri prej tyre mund te rinte me femijen.

Me duket pakujdesi nga ana tyre.

Por shyqyr qe femija spesoj asgje.

Zina nuk esht problemi pse ata e lan vetem ne makin ska ndo nje gje shum bukur dhe ti neser mund te shkosh ne dyqan dhe e le fmin ne makin sepse do hysh ne dyqan e do dalesh prap sdo rrish me ore te tera aty... Ku ta dinin ata se do ndodhte kjo gje dhe nuk hodhen fall se do ju vidhnin makinen kto jan pune momentale , po thuaj shyqyr qe ju rikthye fmija shendosh e mir ,mendoj se dhe vet ata qe kan grabit makinen se kan ven re fmijen do e ken ndjer rruges kur ka filluar fmija te qaj perndryshe sma do mendja se do e kishin marr makinen bashk me fmijen bernda...
 
Pe: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Hajdut me shkolle...eh medet ca mostrash jetojne akoma
 
Pe: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Mire qe perfundoi mire,por ama smund te paragjykoj prinderit...Gjera qe ndodhin jane keta per dicka per disa minuta,nuk merret femija me vete aq me shume femija pune muajsh jo i nxehti i tepert,jo i ftohti i tepert,nuk mund te them pakujdesi e prinderve...Do e quaja pakujdesi nese largohen per disa ore edhe e lene femijen ne makinen,por keshtu pune minutash spo ka ndonje gje...Aq me shume nje femije qe nuk prek,nuk ben levizje te paparashikueshme...Ai ne ate moshe nuk prek as timon as frenat,do ndryshonte puna te ishte 2-3 vjec aty do thoja me sa mend e lene aty,por keshtu....Eshte dicka qe ndodh dhe kaq...Por me keq per ato qe e kane marr makinen,por rendesi ka qe bebja ska pesuar gje...
 
Titulli: Pe: Durres-Orët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer

Aq kohe sa ishin te 2 prindrit, mund te mbeste njeri ne makine?
Pastaj kush iken nga makina, le femijen brenda dhe celsat ne makine? Nuk eshte ftese per hajdutin?
 
Back
Top